Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!

Opinione

Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Bota sot Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi, Bota sot Më 26 shkurt 2022 Në ora: 10:00
Baton Haxhiu, Sergey Lavrov dhe Edi Rama

Një fotografi e Edi Ramës me Lavrov dhe në shoqërinë e Baton Haxhiut e Sokol Ballës flet shumë! Eshtë foto në Moskë. Aty ai në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka këputur mufka pa fund. Ka mburrur fuqinë bërthamore të Rusisë. "Zoti na ruajt, ju mund ta pushtoni Europën vetëm në pak ditë", i ka thënë Lavrovit. Dhe ka lavdëruar me nota të larta vlerësimi aftësitë dhe lidershipin e Vladimir Putin. Më pas ka kuptuar se e gjithë biseda është e regjistruar. Eshtë bërë keq. Sepse një bisedë e tillë e regjistruar është provë diskredituese për të!

Por nuk është kjo arsyja e vetme pse Edi Rama hesht për sulmin rus kundër Ukrainës. Janë lidhjet me Aleksandër Vuçiq ato që e bëjnë të flasë për "rritjen e çmimeve" sapo ka përfunduar samiti i NATO-s për luftën. Nuk dëshiron të flasë për shkeljen e integritetit territorial të një vendi si Ukraina, sepse kjo shkon në disfavor të presidentit serb. Nuk flet për sanksionet e Shqipërisë kundër Rusisë, sepse Serbia nuk është dakord për këto sanksione miku I tij, Vuçiq. Pakti Rama-Vuçiq përmban njëkohësisht harmonizimin e qëndrimeve të të dyve për zhvillimet në Europë.

Të dy, si Rama dhe Vuçiq, janë kritikë të Europës. E si të tillë invazionin rus në Ukrainë të dy e duartrokasin si shuplakë ndaj kontinetit europian. Sikur këta dy udhëheqës autoritarë të modelit Putin të kishin dënuar politikat agresive ruse në Europën Lindore e Juglindore, sa kanë kritikuar politikat europiane në rajon, do ta kishin dëshmuar shumë herë më mirë orientimin e tyre perendimor. Por kanë bërë të kundërtën.

Prandaj ata heshtin për shkeljen ruse të së drejtës ndërkombëtare dhe cënimin nga ana e saj të integritetit territorial të shtetit të Ukrainës. Ndaj Aleksi i Sorosit George përpiqet t'ia maskojë këto qëndrime kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat