Vëllai i Hashimit, Gani Thaçi “pushton” drejtësinë!

Opinione

Vëllai i Hashimit, Gani Thaçi “pushton” drejtësinë!

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:17
Autori

Kemi shkruar edhe më parë, për hir të rëndësisë së madhe që ka, besoj se është më rëndësi të shprehet shqetësimi për tentativat e mëdha që po bën Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit, për t`i futur në prokurori, me pak fjalë në sistemin e drejtësisë njerëzit e tij. Së fundi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është publikuar lista e kandidatëve që kanë kaluar testin kualifikues, dhe në mesin e tyre është ish-këshilltarja, e cila thuhet se ka kaluar testin për gjykatëse. A thua a ka ndikim Ganiu këtu?t.

Futja e njerëzve të Gani Thaçit dhe të sojit të tyre nuk i ndihmon drejtësisë, përkundrazi vetëm sa thellon edhe më shumë agoninë ku ndodhet sistemi i drejtësisë, një sistem i kapur nga politika dhe që punon në interes të saj. Të kujtojmë se edhe ish këshilltarja e Ganiut në Byron e sigurimeve, Laura Hoti Statovci ia ka mësyrë që të bëhet gjykatëse, si është e mundur që të gjithë njerëzit e Gani Thaçit synojnë, pastaj edhe bëhen gjykatës e prokuror. Me njerëz të tillë nuk mund të ecim tutje, të tillët janë po ashtu në linjë me ata që e kanë sjellë vendimet më skandaloze në këtë vend.

Rasti “ Pronto” u mbyll pa u dënuar askush, të gjithë u liruan, ka edhe dhjetëra raste të tilla të cilat kanë kaluar kështu, e të cilat është dashur të pasojnë me ish funksionarë të lartë prapa grilave. Të kujtojmë se Ganiu, është vëllai i Hashimit, të cilët në Byro por edhe kudo ku kanë mundur kanë punësuar farëefisin, shokët e djemve të tyre, dhëndër e dajallarë.

Ka shumë njerëz meritorë që nuk kanë arritur të ngjiten asnjë hap tutje në drejtësi dhe në asnjë digaster tjetër, vetëm se nuk kanë pasur të njohur, apo me pak fjalë s`kanë pasur raporte të mira me Thaçët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat