Pse dhe nga gjithë kjo urrejtje kundër Kryeministrit Kurti?!

Opinione

Pse dhe nga gjithë kjo urrejtje kundër Kryeministrit Kurti?!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 09:31
Adem Bytyqi

Pse gjithë kjo urrejtje, gjithë ky mllef dhe gjithë kjo histeri kundër Kryeministrit Kurti, nga opozita?!

Që nga fitorja e VV-së për ta qeverisur vendin, ekziston përshtypja se edhe në rastet më vendimtare për interesat e vendit, opozita ka qenë kundër qeverisë Kurti.

Kohëve të fundit kanë lindur disa zëra politikanësh, të cilët po e akuzojnë Kurtin si frikacak për të vazhduar negociatat me presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për arritjen e një marrëveshje eventuale paqësore Kosovë, Serbi.

Këto ditë kundër Kurtit, paraqitët edhe Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, i cili në seancën e parlamentit, në të cilën u vendos të mos lejohej mbajtja e referendumit të shtetit të Serbisë në Kosovë, për ndryshime kushtetuese në Serbi, Selmanaj abstenoi, opozita e bojkotoi ndërkaq Lista Serbe e lëshoi seancën e parlamentit në shenjë pakënaqësie pse u vendos që mos të mbahej Referendumi i shtetit Serbisë në Kosovë.

Për kundër akuzave kundër Kurtit, përkitazi me pjesëmarrjen e negociatave në Bruksel me palën serbe , Kurti vazhdon të mos refuzojë pjesëmarrjen edhe pse kërkesat e palës serbe kundër Kosovës janë tepër të pa përballueshme.

Z.Driton Selmanaj dhe bashkëmendimtarëve të tij kundër z. Kryeministër Kurti, ju "sugjerohet" nëse mendojnë se më të "dobishëm" për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, janë autorët e asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, le ta "rrëzojnë" qeverinë Kurti, dhe në vend të tij le t'i dërgojnë në Bruksel për negociata me palën serbe ata që i ranë thikë pas shpine Kosovës me Asociacionin, të cilin nuk e kishte parapa as Plani i të dërguarit special të KS të OKB-së, për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat