Kategorik kundër rrëzimit të qeverisë Kurti!

Opinione

Kategorik kundër rrëzimit të qeverisë Kurti!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:59
Fatmir Bajraj

Qeverinë kurrë s'e rrëzon opozita, por rrëzon vetën, dhe kjo ishte kështu dje, është sot, dhe do jetë nesër e përgjithmonë.

Çfarë duhet të bëjë opozita si pushtet moral ?

T'ia kujtoj qeverisë premtimet e dhëna qytetarëve, ta shtyej atë në përmbushjen e tyre, ose në rastin e kundërt; ndjesën publike para qytetarëve për mashtrimin dhe tërheqjen nga qeverisja.

Në qeverisje të vendit të sjellin premtimet, por të rrëzojnë veprimet kur nuk korrespodojnë në mes vete.

Kur kjo ndodhë, humbet legjitimiteti popullor dhe rritet presioni qytetar i cili meton ndryshimin dhe pse jo, edhe përmbysjen.

Roli kushtetues i opozitës është që të jetë përçues besnik i këtij disponimi të sovranit dha ta mundësoj rotacionin legjitim të pushtetit në mënyrë institucionale-legale dhe në momentin e duhur.

Kurtit i kemi dhënë pushtet absolut, por s'duam ta rrëzojmë.

Premtimet megallomane, mashtrimet, lajthitjet dhe intrigat e ngritura në kauza, janë shkallët e ngjitjes në pushtet, por edhe të rrokullisjes nga pushteti.

Kjo qeveri arrogante në numra & agresive në sjellje, pa pasur nevojë të rrëzohet nga të tjerët, do të vetërrëzohet duke e pa si shpëtim ikjen dhe dezertimin për çfarë edhe ka dhënë prova LVV-ja dhe z.Kurti.

Le të digjet e vetëdigjet në turrën e druve dhe zjarrin që gatuan e përgatitën për të tjerët, dhe kështu le të ndodhë derisa të rrezikojnë atdheun tonë të cilin këta e luftuan me të gjitha mjetet jodemokratike duke rrezikuar edhe jetëra njerëzish, fatkeqësisht !

Por një gjë dihet; kjo është dashtë të ndodhë dhe të provohet gjithsesi !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat