Z. Borrell po tregon me qëndrime në emër të BE-së është pro politikës- serbe!

Opinione

Z. Borrell po tregon me qëndrime në emër të BE-së është pro politikës- serbe!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:12
Autori

Nga Brukseli doli z. Borelll hapur në anën e shtetit serb.

Ai shkruan:

"Në Kosovë duhet lejuar referendumin e shtetit serb për ndryshimet kushtetuese në Serbi".

Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të BE u bë në emër të BE.

Z.Borell foli në emër të BE. Foli për shtetet që e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pse nuk kundërshtohet nga BE?

Pse shtetet që kane njohur e lejojnë këtë qëndrim të z.Borell?

Janë këto çështje që për kohën e tashmë nuk ka përgjigje, pavarësisht faktit se shumë shtete të BE e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe kane marrëdhënie diplomatike.

Mirëpo, kjo tregon se BE është në krizë të rëndë. BE nuk po funksionon si një mekanizëm unike. Duket se vetëm formalisht është Union.

Shtetet e BE nuk e përkrahim qëndrimin e z. Borell. Sidomos ato shtete që e kanë njohur Republikën. Ato e përshëndetin Republikën e Kosovës brenda kufijve të vete dhe mbi bazën e njohjes së shtetit edhe veprojnë në marrëdhënie bilaterale.

Mirëpo, z.Borell, po e keqpërdor BE. Po e shfrytëzon mos-funksionalitetin, konfliktet dhe pandeminë, duke dalë në emër të BE, pa marr pajtueshmërinë e shteteve anëtare që e kanë njohur Republikën.

Ndryshe njohja e shtetit të Kosovës nuk ka kuptim.

Z. Borell, si me herët, kur mbrojti dhe kërkoi që Marrëveshja për Asociacionin serb në Kosove, e anuluar nga Gjykata kushtetuese në shumë pika, të zbatohet dhe të formohet Asociacioni brenda Kosovës, edhe tash tregoi me qëndrim se është kundër Republikës së Kosovës duke kërkuar që Serbia të organizon referendumin serb në Kosovë.

Thjeshtë:

Z. Borell e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë!

Duhet thënë se shtetasit serb që jetojnë në Kosovë dhe kanë nënshtetësi të shtetit serb mund të shprehin mendimet e veta me postë, duke shkuar në Serbi për votim apo në përfaqësinë e shtetit serb në Kosovë.

Zyrtarisht dhe nga shteti i Kosovës nuk lejohet referendum i një shteti tjetër në Republikë. Kjo vlen për çdo shtet. Është parim ndërkombëtar i njohur.

Por, me këtë tregoi z. Borell se ose nuk e njeh fare shtetin e Kosovës ose ai është thjeshte pro serb dhe se për atë shkak nuk kanë rëndësi vendimet e kushtetutës, as njohjet ndërkombëtare të shtetit dhe as vendimi i Gjykatës Evropiane për shtetin e pavarur dhe sovran.

Për z. Borell s`ka rëndësi dhe as peshë se Gjermania, Anglia, Franca SHBA, e mbi 100 shtete, mbi 90% te BE, e kanë njohur Republikën e Kosovës. Për .z.Borell cështja është mbrojtja e pikësynimeve hegjemoniste serbe në emër të BE.

Kjo është e rrezikshme.

Z. Borell e dine faktin se referendumi serb në Kosovë d.m.th nënshtrimi Kosovës ndaj Serbisë. Ai gjithashtu e din se edhe Asociacioni serb në Kosovë, krijon shtet të ri serb ne Ballkan dhe se mu ai status shpie të luftërat e reja midis popujve. Por, kjo për z.Borell duket se nuk ka rëndësi!?

Pse dhe si ky qëndrim?

Vazhdimisht kështu po tregohet se BE është shkaktar i gjendjes se konflikteve aktuale në Ballkanin Perëndimor. BE nuk duhet të lejoj z. Borell dhe z. Lajçak të shkatërrojë gjendjen në Ballkanin Perëndimor të ndërtuar me mund dhe me sakrifica të mëdha.

Me qëndrimet e tilla nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, e çuditshme është fakti pse shtetet e BE nuk reagojnë.

Pse heshte Berlini,, Parisi, Vjena, Roma, Uashingtoni e Londra!

Pse!

Në mbrojtjen e Republikës është populli i Kosovës i vendosur. Atë s`mund të ndali askush. Vendosmëria është shumë e lartë dhe e pakufizuar. Shqiptaret nuk kanë ku shkojnë.

Tash nga Brukseli po vijnë vetëm konflikte. Brukseli po e performon ndikimin serb dhe me qëndrime po e përkrah politiken shoviniste të Beogradit.

Kjo nuk krijon paqe.

Politika e tillë e Brukselit i jep force Serbisë për agresivitet të theksuar, natyrisht jo vetëm politik, por edhe kriminal dhe ushtarak.

Për BE është koha e fundit të rishikon politikën e saj.

BE duhet të largoje tandemin Borell-Lajçak nga pozitat e tilla ndërmjetësuese midis Kosovës dhe Serbisë dhe të merr një politike mbi bazën e shtetit sovran dhe të raporteve ndërshtetërore të parapara në parimet udhëheqëse të shteteve të lira.

Pa e njohur Republikën e Kosovës në dialog me Serbinë kurrë nuk do te ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Këtu del edhe një fakti që të dihet se pa Anglinë, pa SHBA dhe pa Gjermaninë nuk arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe shtetit serb.

Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politike dhe diplomatike në Kosovë.

S`ka rëndësi se kush udhëheqë në emër të Kosovës në dialog, kundruall interesit jetik të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat