A është e mundshme të realizohet një pension mujor prej 5000 franga?

Opinione

A është e mundshme të realizohet një pension mujor prej 5000 franga?

Nga: Lirim Begzati Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:47
Lirim Begzati

Në ditën e sotme, me rastin e shpalosjes së disa informatave mbi nivelin e pensioneve në Kosovë - i cili për keqardhje është jashtëzakonisht i ulët - u dëgjua ndërkohë edhe dëshmia e një bashkatdhetarit tonë, një pensionistë që gjatë kohë ka punuar në Zvicër.

Ai deklaroi se realizon pension mujor prej 5000 franga. Pati komentime të shumta mbi këtë deklaratë!

Po, në fakt, është krejtësisht e mundshme të realizohet një pension i tillë, edhe pse natyrisht se këto raste janë vërtetë të rralla. Atëherë, si mund të arrihet deri në shumën dhe llogarinë e tillë, përmes një shembulli ilustrues.

1. Pensioni maksimal në Zvicër, sipas rregullave të shtyllës së parë, është 2390 fr. për një person, kurse për çiftet 3585 fr.

2. Personat që kanë paguar kontribute në shtyllën e dytë, por edhe në atë të tretë, dhe që nuk i kanë tërhequr para kohe parat nga arkat e pensionimit (për shembull, për blerjen e një banese), është e mundshme që nga këto dy shtylla të realizojnë të ardhura në pension, bile edhe mbi 2000 fr. në muaj.

3. Kur llogariten pra kontributet e paguara në të tri shtyllat, kuptohet për personat që kanë paguar kontribute të një niveli të lartë, është krejtësisht e mundshme të realizohet pensioni mujor prej 5000 franga, ndoshta edhe më tepër.

Pak e komplikuar kjo puna e pensioneve në Zvicër!

Pra, le të mbeten të panevojshme disa paragjykime, pasi që sipas të gjitha gjasave, shembulli i bashkatdhetarit tonë tregon se është fjala, sipas të gjitha gjasave, për dikë që ka punuar dhe kontribuar gjatë kohë në Zvicër! Por kuptohet se ne nuk jemi në dijeni për pagat dhe pensionet e të tjerëve!

Sa për konkludim, nuk i'a vlen të bëhen krahasime të pakrahasueshme, kur dihet se posaçërisht se niveli i kostos jetësore të këtyre dy vendeve është i pakrahasueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat