Politikanët sa janë të varfër bëhen patriotë sapo pasurohen bëhen kozmopolitë

Opinione

Politikanët sa janë të varfër bëhen patriotë sapo pasurohen bëhen kozmopolitë

Nga: Prof. Sulejman Mehazi Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:53
Prof. Sulejman Mehazi

Historia patriotike ka treguar, se, politikanët derisa janë të varfër bëhen të flaktë si pushka ndaj atdheut, sa më shumë që bëhen të pasur e milionerë lënë mënjanë patriotizmin e bëhen kozmopolitë.

Patriotizmi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Ali Ahmetit e të tjerëve u shndërrua në para e pushtet.

Këtë e vërteton edhe Selvio Berluskoni i cili gjatë një interviste tha, se, derisa isha i varfër bëhesha patriot, sapo mbërrina milionin e parë të parave harrova patriotizmin e u bëra multinacional"

Një meksikan djalit tim në New York i kishte thënë: "derisa isha i varfër isha patriot, sapo fitova njëqindmijë dollarëshin harrova Meksikën e patriotizmin ndaj saj."

Si argument kemi ish-kryeministrin milioner të RMV, Zoran Zaevin, i cili kurrë nuk shprehu patriotizmin e tij vulgar e të varfër maqedonas, po shprehu begati shtetërore multinacionale jo vetëm brenda Maqedonisë Veriore, por edhe me Greqinë duke ndërruar emrin nga Republika e Maqedonisë në Republikë të Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat