Të çirren ose të hiçën maskat!

Opinione

Të çirren ose të hiçën maskat!

Nga: Agron Shabani Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:23
Autori

Sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent:" Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetet e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktet e ndryshme, por jo edhe luftën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë nga njerëzit e paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jo-inteligjent, cinik, injorant, disfunksional ose inkompetent.

Shihet qartë se në politikën dhe diplomacinë e sotme botërore ose ndërkombëtare, pos tjerash, keni edhe persona ose individ të ndryshëm të prekur nga çrregullimet e brendshme dhe të jashtme (...) me pasoja, ndikime, interferime ose reflektime të pashmangshme edhe në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithëmbarshme të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithënjë fjala mbi disa specie ose "kafshë të larta politike ose diplomatike" të mbrojtur, privuar ose imunizuar nga analizat, anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, inteligjente, profesionale etj.

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitet dhe deficitet e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pengesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fragjiliteti, inkompatibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Në këtë kontekst, sipas psikologjisë politike dhe asaj klinike ose analitike: Fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, skizofrenia (skizofrenia), idiopatia dhe të tjera se bashku me mendimet, bindjet ose paragjykimet e pashëruara, irracionale, violente, infantile, patologjike ose negative, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromat ose simptomat e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë mënyrë që ato kthehen ose rikthehen vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese, morbide etj.

Në anën tjetër, është mëse interesant fakti i njohur sipas të të cilit: "personat ose individët e ndryshëm violent, infantil, psikopatologjik, mizantrop, skizofren ose paranoid, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, miqve, kolegeve, popujve ose kombeve të tyre përkatëse ose respektive." Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme morbide, violente, infantile ose patologjike si Millosheviçi i Serbisë dhe plot të tjerë.

Se këndejmi, socio-psikologët ose antropologët e ndryshëm, në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjëjve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjik.


Ndryshe nga kjo, ne politikën dhe diplomacinë e sotme "moderne" ose "bashkëkohore", përveç tjerash, sikur e shohim dhe lexojmë një "dekalog" ose "partiturë të madhe" gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na thërrasin dhe obligojnë vazhdimisht për të ditur, lexuar, studiuar, analizuar, kuptuar dhe reflektuar akoma me shumë në qenien, prezencën, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë.

Botën dhe jetën tonë, pos tjerash, vazhdojnë t'i kanosin ose rrezikojnë edhe despot, autokrat, oligokrat, skizokrat (shizokrat) ose diktator të ndryshëm ekscentrik ose egocentrik, në krye të fuqive të ndryshme nukleare ose atomike, të cilët në emër të egove, libidove, projekteve, planimetrive ose ambicieve të sëmura militariste, hegjemoniste ose ekspansioniste: Janë të gatshëm në çdo çast ose moment, për t'i shndërruar botën ose planetin tonë në material radioaktiv ose në pluhur atomik.

Nga ky prizëm, duhet veçuar ose specifikuar rolin dhe peshën kolosale, kolaterale, epokale dhe titanike të SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Gjermanisë etj., në sigurimin ose garantimin e paqes dhe sigurisë globale. E sidomos për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsensusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Pse kjo? Sepse, me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqen, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjen, fillimin dhe mbarimin etj.

Kush i ka lexuar dhe i njeh sadopak shkrimet filozofike të Jean Pol Starterit si 'Neveria"" "Shën Genet", "Prapa dyerve të mbyllura", "Ferri janë ata të tjerët", " Të vdekurr dhe të pavarrosur"," Ç'është letërsia", "Disonancën kognitive" dhe kështu me radhë: Besoj se e ka me të lehtë për të njohur dhe kuptuar me mirë formulat ose ekuacionet e njohura serbo-ruse kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Nuk do zgjatëm me tepër rreth këtij konteksti kontestues.

Ndaj, meqë sipas Sartërit, shkrimi, leximi dhe studimi, janë akte ose aksione bujare, njerëzore, racionale dhe humaniste që kanë pikësynim lirinë, drejtësinë dhe barazinë individuale dhe kolektive si burim, si mjet dhe si qëllim: Atëherë është e natyrshme që në sfondin e orvatjeve ose përpjekje të pareshtura ose sistematike të elitave shkencore, intelektuale, politike, diplomatike dhe të tjera të Perëndimit, në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, konstruktive dhe fatlume të konfliktit të mësipërm shqiptaro-serb në veçanti, si dhe të çështjes ose statusit final të Kosovës në përgjithësi, të përfshihet edhe elita ose prominenca e lartë politike, diplomatike, shkencore, kulturore, intelektuale ose akademike e Rusisë.

E sidomos Rusia intelektuale, kulturore dhe humaniste e shkollës ose frymës së njohur të Gorbaçovit, Pushkinit, Dostojevskit, Lomonosovit, Çajkovskit, Jeseninit, Vasiljevit, Lebedinskit, Mendeljevit etj...Një Rusi pa narrative, solucione ose opsione të ndryshme unilaterale, monologjike, egoiste, paternaliste, proteksioniste, hegjemoniste, ekspansioniste, militariste dhe të tjera, që i favorizon dhe glorifikon vazhdimisht vëllezërit serb, duke i mohuar, minimizuar, prolonguar, stigmatizuar ose paragjykuar shqiptarët.

Kjo për faktin se sipas H. Bergsonit dhe E. Frommit: "ne e vlerësojmë intelektin ose inteligjencën e njeriut, si gjen, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dimë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik ose diplomatik, të cilin inteligjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin shpjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompensojnë.":

Edhe përfshirja ose involvimi i elitave të larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë në zgjidhjen finale të çështjes ose problemit (shqiptaro-serb) të Kosovës, të duket aditive ose imediate në kuptimin e përafrimit ose shtensionimit të marrëdhënieve ose raporteve të gjithëmbarshme shqiptaro-serbe.

U mor vesh se intelektualët politik ose politikanët intelektual dhe inteligjent, flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik Kosovë-Serbi etj. Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotërojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! (Kuptimi figurativ i problemit.)

Ndryshe nga kjo, morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimeve, veprimeve dhe reagimeve të tyre në kuptimin e asaj se problemet më të rrezkishme për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në Prishtinë, Tiranë ose Beograd (Ballkan)-janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributet, prerogativat ose meritat paraprake. Kjo sidomos atëherë kur epshet ose vullneti i tyre për të sunduar ose qeverisur, bëhen sëmundje ose pavetëdije individuale dhe kolektive, për faktin se ata gjithmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë. Pse (përse) ndodhë kjo?

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme shtetërore,, nacionale, fetare, kulturore, politike, konceptuale, ideoogike dhe të tjera, lideri, politikani ose diplomati shqiptar, serb ose ballkanik, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të madh shtetëror, nacional ose politik" -është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur policore, ushtarake (luftarake), apo represive, inkursive ose reperkusive si mjet dhe si qëllim.

E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planet, ambiciet dhe qëllimet e tij karrieriste, profiteriste dhe të tjera në mënyrë hipokrite, blasfemike, djallëzore, demoniake ose satanike. Duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht, ose akoma më shumë popujt ose vendet (shtetet) e ndryshme të atij rajoni kundër njëri tjetrit ose njëra tjetrës në emër të do farë "kauzash" ose "ideologjisë" imagjinare, fiktive, spekulative, anarki-teorike ose anarki-individualiste që i shpartallon ose davarisë mëngjesi.

Mendimet janë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat