Të çirren ose të hiqen maskat!

Opinione

Të çirren ose të hiqen maskat!

Nga: Agron Shabani Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:16
Agron Shabani

Sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent:" Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme, por jo edhe luftën, shkencën, teknikën, politikën ose

diplomacinë nga njerëzit e paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, disfunksional ose inkompetent.

Shihet qartë se në politikën dhe diplomacinë e sotme botërore ose ndërkombtare, pos tjerash, keni edhe persona ose individ të ndryshëm të prekur nga  ç'rregullimet e brendshme dhe të jashtme (...) me pasoja, ndikime, interferime ose reflektime të pashmangshme edhe në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithëmbarëshme të marëdhënieve ndërkombtare.

Gjithënjë fjala mbi disa specie ose "kafshë të larta politike ose diplomatike" të mbrojtur, privuar ose imunizuar nga analizat, anamnezat ose ekzaminimët e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, tintelegjente, profesionale etj.

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. 

Në këtë kontekst, sipas psikologjisë politike dhe asaj klinike ose analitike: Fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, skizofrenia (shizofrenia), idiopatia dhe të tjera se bashku me mendimet, bindjet ose paragjykimet e pashëruara, iracionale, violente, infantile, patologjike ose negative, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese, morbide etj.

Në anën tjetër, është mëse interesant fakti i njohur sipas të të cilit: "personat ose individët e ndryshëm violent, infantil, psikopatologjik, mizantrop, skizofren (shizofren) ose paranoid, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, miqve, kolegeve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive." Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme morbide, violente, infantile ose patologjike si Millosheviçi i Serbisë dhe plot të tjerë.

Se këndejmi, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm, në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjik.

Ndryshe nga kjo, ne politikën dhe diplomacinë e sotme "moderne" ose "bashkohore", përveç tjerash, sikur e shohim dhe lexojmë nje "dekalog" ose "partiturë të madhe" gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na therrasin dhe obligojnë vazhdimisht për të ditur, lexuar, studiuar, analizuar, kuptuar dhe reflektuar akoma me shumë në qenien, prezencën, materien, krijesen dhe ekzistencën tonë.

Botën dhe jetën tonë, pos tjerash, vazhdojnë t'i kanosin ose rrezikojnë edhe despot, autokrat, oligokrat, skizokrat (shizokrat) ose diktator të ndryshëm ekscentrik ose egocentrik, në krye të fuqive të ndryshme nukleare ose atomike, të cilët në emër të egove, libidove, projektëve, planimetrive ose ambicieve të sëmuara militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste: Janë të gatshëm në çdo çast ose moment, për t'i shndërruar botën ose planetën tonë në material radioaktiv ose në pluhur atomik.

Nga ky prizëm, duhet veçuar ose specifikuar rolin dhe peshën kolosale, kolaterale, epokale dhe titanike të SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Gjermanisë etj., në sigurimin ose garantimin e paqës dhe sigurisë globale. E sidomos për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Pse kjo? Sepse, me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj.

Kush i ka lëxuar dhe i njeh sadopak shkrimët filozofike të Jean Pol Starterit si 'Neveria"" "Shën Genet", "Prapa dyerve të mbyllura", "Ferri janë ata të tjerët", " Të vdekurr dhe të pavarrosur"," Ç'është letërsia", "Disonancën kognitive" dhe kështu me radhë: Besoj se e ka me të lehtë për të njohur dhe kuptuar me mirë formulat ose ekuacionet e njohura serbo-ruse kundër Kosovës dhe shqiptarëve. 

Nuk do zgjatëm me tepër rreth këtij konteksti kontestues. 

Ndaj, mëqe sipas Sartërit, shkrimi, lëximi dhe studimi, janë akte ose aksione bujare, njerëzore, racionale dhe humaniste që kanë pikësyinim lirinë, drejtësinë dhe barazinë individuale dhe kolektive si burim, si mjet dhe si qëllim: Atëherë është e natyrshme që në sfondin e orvatjeve ose përpjekje të parreshtura ose sistematike të elitave shkencore, intelektuale, politike, diplomatike dhe të tjera të Perëndimit, në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, konstruktive dhe fatlume të konfliktit të mesipërm shqiptaro-serb në veçanti, si dhe të çështjes ose statusit final të Kosovës në përgjithësi, të përfishihet edhe elita ose prominenca e lartë politike, diplomatike, shkencore, kulturure, intelektuale ose akademike e Rusisë.

E sidomos Rusia intelektuale, kulturore dhe humaniste e shkollës ose frymës së njohur të Gorbaçovit, Pushkinit, Dostojevskit, Lomonosovit, Çajkovskit, Jeseninit, Vasiljevit, Lebedinskit, Mendeljevit etj...Një Rusi pa narrative, solucione ose opsione të ndryshme unilaterale, monologjike, egoiste, paternaliste, proteksioniste, hegjemoniste, ekspanzioniste, militariste dhe të tjera, që i favorizon dhe glorifikon vazhdimisht vëllezërit serb, duke i mohuar, minimizuar, prolonguar, stigmatizuar ose paragjykuar shqiptarët.

 Kjo për faktin se sipas H. Bergsonit dhe E. Frommit: "ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik ose diplomatik, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompenzojnë.": 

Edhe përfshirja ose involvimi i elitave të larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë në zgjidhjen finale të çështjes ose problemit (shqiptaro-serb) të Kosovës, të duket aditive ose imediate në kuptimin e përafrimit ose shtensionimit të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme shqiptaro-serbe.

U mor vesh se intelektualët politik ose politikanët intelektual dhe intelegjent, flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik Kosovë-Serbi etj. Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotèrojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! (Kuptmi figurativ i problemit.)

Ndryshe nga kjo, morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre në kuptimin e asaj se problemet më të rrezkishme për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në Prishtinë, Tiranë ose Begorad (Ballkan)-janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të sunduar ose qeverisur, bëhen sëmundje ose pavetëdije individuale dhe kolektive, për faktin se ata gjithëmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë. Pse (përse) ndodhë kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme shtetrore,, nacionale, fetare, kulturore, politike, konceptuale, ideoogike dhe të tjera, lideri, politikani ose diplomati shqiptar, serb ose ballkanik, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të madh shtetror, nacional ose politik" -është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur policore, ushtarake (luftarake), apo represive, inkursive ose reperkusive si mjet dhe si qëllim. 

E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij karieriste, profiteriste dhe të tjera në menyrë hipokrite, blasfemike, djallëzore, demoniake ose satanike. Duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht, ose akoma më shumë popujt ose vendët (shtetët) e ndryshme të atij rajoni kundër njëri tjezrit ose njëra tjetrës në emër të dofarë "kauzash" ose "ideologjishë" imagjinare, fiktive, spekulative, anarkoteorike ose anarkoindividualiste që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Mendimet janë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat