Opozita dhe strategjia e joshjes dhe manipulimit

Opinione

Opozita dhe strategjia e joshjes dhe manipulimit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:43
Ruzhdi Peçani

Komunikimi i mirë është themeli i suksesit në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Po edhe pse komunikimi interpersonal është e arritura më e madhe ndër njerëz, njeriu i zakonshëm nuk  bënë komunikim të mirëfilltë. Komunikimi i keq largon njerëzit, kolegët, partnerët dhe i bënë të vetmuar dhe të pasuksesshëm. Por ,kështu nuk mendon opozita në Kosovë!

Strategjia të cilën e përdorin partitë opozitare dhe mediat për të manipuluar me opinionin publik.

Shtytja e ndjesës së frikës dhe panikut në opinion
Futja e frikës ndër njerëzit dhe panikut, konsiderohet si garancion se ata nuk do kenë kohë të mendojnë për idenë të cilën opozita tenton të ua imponoj, dhe atëherë kur idetë qëndrojnë të pakapshme dhe jashtë çdo logjike. Përse kanë zgjedhur këtë strategji? Ngase hulumtimet kanë treguar se njerëzit, kur janë nën trysninë e fortë psikologjike, humbin aftësinë e të menduarit racional, duke pranuar lehtë gënjeshtrat që u servohen nga partitë opozitare dhe mediat në shërbim të tyre.

Në shtetin me demokraci jo të zhvilluar, që jetojmë ne – provoni të kuptoni atë që deklarojnë opozitarët në parlament, mediat dhe rrjetet sociale, si “kjo qeveri është e dobët”, ”këta nuk dinë” deri tek thirrja që Albin Kurti duhet të kthej diplomën e marrë në Universitet, se kjo qeveri solli terrin dhe çka jo tjetër! Kjo qartazi  është një propagandë politike, përdoret që të dobësuar  qeverinë dhe për të arsyetuar dështimet e tyre për njëzet vite.
Qëllimi është që opinioni publik të krijoj përshtypje të mosbesimit dhe  urrejtjes ndaj qeverisë.

Sulmet ndaj autoriteteve dhe liderëve të ideve  

Tentimet për të rrëzuar idetë patjetër se merr kohë, kështu më lehtë është të sulmohen individët, bartësit e ideve dhe personaliteti i tyre, sinqeritetin, intelegjencën me përbuzje dhe përqeshje. Ky koncept i përzgjedhur i “bombardimit” kontinual të kryeministrit nuk le hapësirë për një shqyrtim debati për idetë, program dhe arritje rezultati, vetëm se të gjitha rrënohen me stigmatizimin e personaliteteve që bartin idenë.

Këta politikan opozitarë qëndrojnë – diametralisht në të kundërtën e asaj çka do dëshironin të flisnin dhe përhapnin për veten – njerëz që më së paku kanë gatishmërinë të debatonin për idetë ,tek ta mbizotëron tendenca që nga oponentët të lirohen në mënyrën më të paskrupullt amorale, duke plasuar të pavërteta dhe skandale pa asnjë bazë.

Përcaktimi për insinuatë dhe goditje të ulëta

Ditëve të fundit opozita ka intensifikuar “fushatën” ndaj pushtetit duke  i ofenduar oponentët duke harruar fare në publicitetin e vetë. Publikojnë shumë gënjeshtra dhe insinuata duke dizajnuar probleme nga pjella e imagjinatës. Kështu nuk duhet besuar në atë që thonë këta politikan dhe mediat, duke mos rënë pre e intrigave politike. Ekziston bindja se qytetarët nuk kanë gatishmërinë të ndërrojnë bindjet e tyre, e kundërta  i mbrojnë ato, në veçanti kur këto insinuata të konstruktuara dhe të plasuara vijnë nga opozita.

…neuro fibrilet nuk i lënë të qetë opozitarët 

Këtë opozitë sindromi i xhelozisë, egocentrizmit, urrejtjes,…Akuzuan këtë pushtet si “anti–amerikan”, por ja që doli se nuk qëndronte dhe sa e sa akuza dhe epitete dolën nga imagjinata e mbrapshtë e tyre. Dhe duke vazhduar edhe sot, tregon për një fushatë të menduar dhe të orkestruar, por ja se kjo tregon se neurofibrilet nuk do i lënë të qetë edhe gjatë, shumë gjatë, tani ky sindrom është bërë  problem kronik i opozitës.

Gjatë pandemisë akuzonin qeverinë si e pa aftë për të siguruar vaksina. Po ja që Qeveria siguroj vaksina, dhe sot mbi 60% të qytetarëve janë të vaksinuar dhe së fundi sikur u erdhi një xhoker, në krizën energjetike duke akuzuar qeverinë si të pa aftë për të siguruar rrymë. Dhe kur shterojnë kritikë është e pa sens, humbin kontrollin, dhe kalojnë në destruktivitet. Pra halli qëndron ,jo se të shtrojnë alternativa për zgjidhjen e problemeve, por si të rrëzohet kjo qeveri?! Një miopi politike që nuk shohin edhe rrugët e tyre për të ecur përpara si një opozitë e denjë.

Po këta politikan, kaherë kishin  futur në vokabularin e tyre, dhe fjalët më të ulëta fyese dhe denigruese, ndaj oponencës , grupit dhe oponentëve dhe rivalëve të tyre politik si “budalla”, ”banda politike”, ”rrugaç”,”tradhtar”, "kriminel”, ”hajn”, e çka jo tjetër. Të gjitha këto thuheshin publikisht, në seanca parlamentare dhe në media, duke acaruar mesin në parlament me fyerje dhe denigrim.

Kjo opozitë nuk mund të heshtë pareshtur, si struci, po nuk do deklarohet me vetëkritikën për njëzet vjetshin e bashkëqeverisjes ku shteti ishte nëpërkëmbur në çdo segment. Me marrëveshjet e dëmshme që u vlerësuan si “vetëvrasje diplomatike” pse jo edhe politike. Zotëri të opozitës, maskat u kanë rënë! Ju nuk mund të akuzoni një qeveri për nëntë muajshin e sajë ngase sediment i të bëmave të juaja është marramendës. Një ditë duhet t´i pranoni të bëmat e juaj të shkatërrimit të shtetit, që sapo kishte filluar hapat e parë.
 
Për rrethanat që po kalon Kosova, brenda dhe jashtë saj, që përballet me presionet politike ndërkombëtare po dhe kërcënimit, nuk do u lejohet të luani “budallain”. Këndelluni opozitarë – është kohë krizash ekonomike dhe politike. Qytetarët nuk do u lejojnë të terrorizohen nga ju, koha dhe momenti që të këndelleni dhe të silleni si parti politike serioze. Mos serioziteti kaherë është ngjizur në partitë politike opozitare.

Kjo opozitë duhet të ndërgjegjësohet dhe të bëhet serioze, duhet të ulet dhe bisedoj. Së paku ata që duan. Dhe përmes një dialogu të dalin me një qëndrim konstruktiv dhe të shëndetshëm.  Nuk mund të shkohet më me parime dhe sjellje joprincipiele dhe pa platformë politike. 
Përse kjo opozitë joprincipiele – vështirë të vije në pushtet ?      
Ngase asnjë inisiativë të ndërmarrë nuk munden ta shtynin para …                                                                  
Ngase përpiqen të rrëzojnë kryeministrin Albin Kurti dhe të jenë më të mëdhenj,                                                
Ngase turpërohen të dalin në rrugë ,nga sjelljet që kanë dhe të bëmat ndaj shtetit, kanë frikë nga jopopullariteti që kanë,
Ngase me veprimet e tyre të kaluara ndikuan dhe shpejtuan eksodin e qytetarëve të Kosovës,
Ngase se bashku me koalicionet qeverisëse që kishin e bënë politikën të gërditshme,                                  
Ngase për deceniet e shkuar bënin rolin elitistik të  kuazi-intelektualve, të siguruar mirë dhe të ngjeshur me paga të mira deputeti, dhe shumë benifite tjera,                                

Ngase kurrë nuk mësuan të dëgjojnë popullin,

Ngase janë shumë komik, të paaftë, jo të unjësuar dhe qyqarë që të bënin një hap para,                            

Ngase paaftësia e tyre, papërgjegjësia dhe mungesa e atdhetarisë kushtetuese, bëri që ky vend të nëpërkëmbej,                                                                                                  

Ngase paaftësia e tyre dhe  marrëzirat që bëjnë janë garanti i fuqishëm për Kurtin për të qeverisë.

Dhe përderisa kjo opozitë të kuptoj gjithë këtë, pra  që veten ta  quajnë opozitar, këtu asgjë nuk do lëviz drejtë një demokratizimi të mirëfilltë të vendit. Ndoshta opozita do ndryshoj?! Dhe gjerë atëherë do vazhdoj ikja nga ky vend i atyre që do humbin besimin se këtu një ditë ky vend do eci para, ashtu që jeta një ditë të bëhet normale dhe qytetari të jetoj dinjitetshëm. 
    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat