Lufta speciale e Serbisë drejt Republikës së Dardanisë

Opinione

Lufta speciale e Serbisë drejt Republikës së Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 07:21
Hafiz Shala

Lufta speciale drejtë Dardanisë, me mjete që përdorën, e ka karakterin e një lufte psikologjike për ta komprometuar dhe minimizuar prestigjin e Dardanisë në arenën ndërkombëtare, duke krijuar defetizëm e mosbesim ndaj udhëheqjes aktuale shtetërore, duke e minimizuar suksesin dhe gatishmërinë e forcës së mbrojtjes duke e mosbesuar sa duhet në gatishmërinë e sajë ndaj një lufte eventuale nga agresioni i Serbisë, janë të dëmshme dhe të pa justifikueshme.

Serbia, me diplomacinë bashkë me strukturat e sajë shtetërore, është shumë agresive ndaj Dardanisë, duke propaganduar dhe akuzuar shqiptarët “si popull me përgjegjësi kolektive për nëpërkëmbjen dhe terrorizimin e qytetareve serb dhe trashëgimin e tyre”, mendohet në kishat dhe manastiret që i kanë përvetësuar si të tyre, e në të vërtetë, janë kisha shqiptare me shekuj.

Lufta speciale përmes mjeteve të informimit publik nga Beogradi të cilat i plasojnë më shtrembërime, hiperbolizime e minimizime dhe të pavërteta  sipas tekeve e interesave të tyre, shkuan aq larg sa qe, EU dhe NATO, paraqitën si negative para opinionit dardan.

Qëllimi, destabilizimi i institucioneve të Dardanisë duke tentuar që ta mbajnë një status quo, dhe treguar fragjilitetin dhe paaftësinë si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Shërbimi sekret serb punojnë që përmes personave në Dardani, të “bënin konstruim të ngjarjeve”, qoftë edhe në aspektin fetar duke i paraqitur si organizime të islamit radikal me “veprime terroriste” dhe kështu ta diskreditojë shtetin Dardanisë si një vend që e rrezikon rajonin dhe Evropën.

Si mund të shpjegohen shkrimet, intervistat, bisedat në studiot televizive me të ashtuquajtur (b) analistëve të cilët, më shumë iu referohen mjeteve të informimit nga Beogradi se atyre të shteteve mike si ShBA-t dhe tjerat, duke i paraqitur para opinionit dardan si “zyrtare, të sakta” etj, dhe kështu krijohet një klimë mosbesimit tek udhëheqësit e shtetit, të organet demokratike, të atyre profesionale, që, në fund të fundit krijohet një anarki e cila nuk mundet lehtë të kontrollohet e sanohet.

Luftërat speciale udhëhiqen nga shërbimet sekrete, por me ardhjen e internetit dhe rrjeteve sociale të cilën tani edhe qytetarët thjeshtë, atyre qe duan ta kuptojnë, është thjeshtëzuar prandaj edhe quhet si “Luftë hibride”. Por, kur shteti lufton tjetrin, siç thuhet, kjo luftë hibride mund të kaloj edhe në luftë të vërtetë.

Është dhimbshme dhe e papranueshme sjelljet ndaj udhëheqësve shtetëror, gjuha denigruese dhe joparlamentare e deputetëve në Kuvend, fyerje publike dhe mosrespektimi ndaj të zgjedhurve të popullit, mohimi i çdo  rezultati, mospranimi i ndonjë propozim me qëllim të zgjedhjeve të çështjeve vitale për qytetarin, mosprezenca në seancat e Parlamentit duke iu ikur pjesëmarrjes në votime për ta penguar Qeverinë duke mos i krijuar kuorum, janë disa nga indikacionet brengosëse për një shoqëri demokratike qe pretendon të bëhet pjesë e Evropës.

Ne momentet më kritike, ka humbur sensi kombëtar duke treguar një mosunitet dhe përçarje për çështjet kapitale nacionale me mentalitetin se, vetëm kjo apo ajo qeveri mos të jetë e suksesshme, edhe pse humb shteti, vetëm qëndrimi i dikujt të depërtojë dhe ai dikush të del i “ suksesshëm” para shefit të partisë e pastaj partia te lavdërohet më opozitarizëm “progresiv” dhe suksesin se e pengojë një vendim të “dëmshëm” për shtetin.

Si mund të shpjegohet organizimi i një fronti të përbashkët( edhe pse në sy të parë nuk duken ashtu), Serbia në një anë, Shqipëria në anën tjetër e bashkangjitur Serbisë, opozita e cila, ndjehet fatlume kur ndodhe diçka që kësaj qeverie i shkakton probleme, i pamundëson në një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, nxitje të pakënaqësisë qytetare aty ku mundët, qoftë edhe pakënaqësitë sindikale të cilat, nuk janë arsye por, kah ta shqyesh atë buxhet të varfër dhe kufizuar, ku t’i orientosh prioritetet.

Në pandemi, në energji elektrike, në rastet emergjente që, mos e dhashtë zoti diçka e madhe më ndodhe siç janë tërmeti, vërshimet, apo te ngjashme, kah të sigurohen mjetet.

Serbia, përditë e ma shumë po armatoset e ndihmuar nga Rusia, Kina dhe vendet tjera duke krijuar një gjendje të rëndë psikologjike ndaj qytetareve të Dardanisë e cila me aftësitë e saj ushtarake, është në gjendje që për 2 orë ta pushtojë Dardaninë.

Evropa heshtë, Amerika e përcjell me vëmendje, por edhe me paralajmërime se, një tentim i tillë, i rrezikon interesat amerikane, krijojnë destabilitet në rajon dhe më gjerë, njëherit duke ia bërë me dije se KFOR-i është aty për ta ruajtur paqen në rajone.

Megjithatë, unë mendoj e ndoshta edhe është ndërmarrë diçka në atë drejtim që, Forca e Sigurisë së Dardanisë të grumbullohet në kazermat e Mitrovicë së jugut në rast se Serbia tenton të ndërhyjë, jo më tërë arsenalin ushtarak, por vetëm për të nxitur ndonjë konflikt të përmasave më të vogla, duke i nxitur serbet e veriut në një konfrontim me forcat e rendit duke shkaktuar gjakderdhje dhe ta arsyetojë ndonjë intervenim të masave më të gjëra.

Qëllimi është qe të paraqitjet gjendja e padurueshme të serbëve që të jetojnë në Dardani, për ta justifikuar ndarjen për të cilën e ka pasur pëlqimin nga, Thaçi, Rama, Vuqiqi më lobistet e Serbisë si, John Bolton, Palmer e Grenel, por për fat, Angela Merkel dhe Albin Kurti, në një moment edhe Ramush Haradinaj, e thanë jo-në e prerë.

Ndërprerjet e rrymës, pengesat tjera, organizimet e pakënaqësive publike qoftë edhe të arsyeshme në aspektin social, duke e fajësuar pushtetin aktual, bile edhe me përmasa sabotazhi, vetëm e vetëm që nesë kanë mundësi ta rrëzojnë, ani pse i kanë numrat për të mbetur në pushtet.

Opozita e cila ishte në pushtet e të cilës po i dalin të zezat si, hajnit, keqpërdorimet, krimet dhe pasurit e pa justifikueshme, janë edhe njëra arsye e agresivitetit qoftë edhe banal sepse, me vendimin e Qeverisë për sjelljen e ligjit për konfiskimin e pasurisë, i ke vënë në siklet të gjithë ata të cilët do të përfshihen nen hetime, e sa dukët nuk janë të pakët.

Nëse edhe përshpejtohet vetingu, atëherë, shumë gjykatës, prokuror, agjenci të ndryshme të kontrollit dhe përcjelljes se këtyre dukurive do të zëvendësohen, të cilët ishin vendosur nga ish pushtetarët, rrethi dhe laku afër fytit është i pashmangeshim.

Prandaj, vigjilenca e syçeltësia, jo vetëm e organeve zyrtare shtetërore, por edhe qytetarët e rëndomtë, duhet t’i lajmërojnë qoftë edhe paralajmërojnë për rastet e sabotazhit të cilat në shikim të parë dukën të thjeshta, por qe mund të jenë me pasoja të rënda, në rënd të parë për qytetarin dhe në fund për vetë shtetin.

Na mungon uniteti gjithëshqiptar kur jemi në rrezik. Na mungon transparenca për çështjet më rendësi shtetërore e nacionale. Jemi lëshuar në prehër të armikut si kurrë më parë. Nuk jemi transparent ndaj miqve tanë dhe bashkëpunues sa duhet, jemi bërë servil ndaj të huajve e arrogant ndaj vetvetes.

Nuk po veprojmë sa duhet në shumë sfera, përderisa kemi argumente të mjaftueshme për ta demaskuar Serbinë, përgatitja e padisë, përhapja e informatave rreth gjenocidit serb në Republikën e Dardanisë, angazhimi diplomatik më i zellshëm përmes shteteve mike dhe të tjerëve, dhe, angazhimi në stabilitetin e brendshëm politik i cili është i brishtë dhe i dëmshëm për vetë neve.

Të tjerët janë shumë më përpara neve. Pse?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat