Gëzuar Vitin e RI 2022 me gjeoteorinë time si dhuratë

Opinione

Gëzuar Vitin e RI 2022 me gjeoteorinë time si dhuratë

Nga: Vedat Shehu Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Me lutje që të pranosh urimet e mia për Vitin e Ri 2022, t’a prisni me gëzim dhe t’a festoni plot gaz e hare mbrëmjen e lënies së Vitit të vjetër

Gëzuar, Qoftë Vit i Shqiptarisë përmbi dasitë fetare dhe politike grindavece.

Të lutem personalisht të shohësh me vëmendje sa vijon, si një Shqiptar që e di, sikurse unë, esencën e shqiptarisë që është DITURIA si porosi madhore e GJIGANTËVE TË RILINDJES KOMBËTARE; e kam zbatuar unë, një jetë të tërë.

Po sqaroj shkurt; kohezionin kombëtar (Lidhjen Komb)  tradicionalisht e ka mbajtur “Lidhja me BESË dhe me BESA-BESË” gjatë sundimeve shekullore nga Perandori të njëpasnjëshme; ndaj të gjithë së  bashku duhet të ndjejmë se Bashkimi kombëtar mbetet i qëndrueshëm dhe bëhet gjithnjë më i fortë nëpërmjet Diturisë që e nxit BESA (që është ndërgjegjja  e Shqiptarit që e detyron të mendojë shtatë herë dhe të thotë fjalën si ligj të diktuar me mend dhe ndërgjegje.

Apo me shpirt ndaj së cilës qëndron i obliguar për gjithmonë; BESA , e detyron Shqiptarin të jetë Kryelartë dhe e ngre në një nivel gjithnjë më të lartë; me Besë u Lidhën Shqiptarët që nga Kuvendi  i Lezhës me Skënderbeut deri te Lidhja e Prizrenit me Abdyl Frashërin, te Kongresi i Manastirit me Kollosët e Diturisë së Shqiptarisë; te Kuvendi i Vlorës i Pavarësisë, ishin, po ashtu, më të mëdhenjtë e Shqiptarisë).

BESA është DITURI e lartë e shqiptarit, brenda kushteve të mjedisit jetësor të diktuara nga sundimi me perandor të huaj, me mbret i vet quajtur apo diktator i vetëquajtur. BESA është zotim në vetvete për të qenë korrekt dhe për të hedhur hapa  të sigurt  në arritjen e synimeve gjete jetës.

Qëndrimi im ndaj moralit të diktuar nga ndërgjegjja dhe mendimi im më ka lidhur si me Besa-Besë me veten time që arrita të përcaktoj se “Bërthama 

dyfishe e Tokës nuk është precipitat (kullim) i rëndë prej hekur-nikeli dhe inerte jo-aktive në zhvillimin e Tokës, vërtetova të kundërtën:

1) Bërthama e jashtme  është rezervuar magme në ekuilibër dinamikë; 2) sepse në bërthamë të Tokës transformohet materia para atomike që kthehet  në energji rrezatuese (përfshirë  nxehtësinë)  dhe në materie  atom molekulare; 3) Bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë brenda guaskës së vet të gurtë, kurse Dielli, si yll, është një  bërthamë tej-gjigante e pamundur që të vishet me shtresa të gurta.

Kam konkluduar: Astronomët duhet të kenë objekt studimi Tokën për të studiuar më mirë Galaktikën, sepse Toka është i vetmi planet i Galaktikës në duart e tyre dhe Bërthama një Diell në miniaturë nën këmbët e tyre.

Përfundimisht, të lutem, vështroje Gjeoteorinë time Bashkangjitur, mbaj mentë këtë esencën e paragrafit të fundit të kësaj gjysmë faqeje dhe mundoju t’i thuash  cilit do, se “një Shqiptar ka vërtetuar që bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë dhe përmbysë teorinë botërore; ja kush jemi ne Shqiptarët, që Qeveria mba ison  e fqinjëve që na poshtërojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat