Piramida e deformuar e pagave ka dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale dhe meritokracinë

Opinione

Piramida e deformuar e pagave ka dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale dhe meritokracinë

Nga: Prof. Dr. Pirro Prifti Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Prof. Dr. Pirro Prifti

Krahas Skandalit ndaj daljes së të dhënave të Pagave në sketorin publik dhe privat, dhe të daljes së të dhënave të tjera për targat e makinave, madje dhe për të dhënat të tjera të data bazave shtetërore, një problem i madh është ngritur përgjigjet që duhet të jepen për pyetjet e shumta të publikut.

Se kush i nxorri dhe përse ruajtja e të dhënvae paska qënë kaq e dobët, për këtë do të përgjigjen individët që e kanë nxjerrë, dhe këtu luan rol Prokuroria dhe shteti që ka future në punë njerëz të pafatë, pa konkurim e të papërgjegjshëm e militantë.

Dihet që vetë shteti nuk është i interesuar të nxjerrë të dhënat e veta në publik, përpos rastit kur do të bëjë vetë transparencë për ti treguar populli të vet se çfarë ka bërë me sistemin e pagave.

SI i thonë çdo e keqe ka në vetvete edhe ndonjë të mirë.

Transparenca e bërë në mënyrë ilegale e pagave të 630.000 individëve tregon edhe njëhere se shteti në disa pika baza nuk ka vepruar drejt për të ndërtuar një piramidë të drejtë të pagave si në shtet ashtu dhe në privat.

Është e qartë që për sistetmin privat, shteti mund të saktësojë vetëm pagën minimale dhe pagën maximale, paga të cilat duhet të jenë koherente me systemin e pagave të sistemit shtetëror. Argumenti qëndron që në një sistem demokratik sigurisht nuk do të ketë paga të barabarta për punë të ndryshme fizike apo intelektuale, por piramida e pagave duhet ndërtuar në raport me Hierarkinë profesionale dhe Meritokracinë në këtë system.

Po të shohim sIstemin e pagave në vëndet e demokracisë perëndimore dhe po të marrim shëmbëll nga to në Shqipëri nuk do të kishte kurrfarë gafashdhe gabimesh në systemin e sotëm shqiptar të pagave të cilin po e shohim sot transparent falë hakerimit dhe shkeljes së ligjit.

Po të vazhdojmë argumentin mund të themi se në systemin e piramidës së pagave shtetërore dhe publike në Shqipëri vihen re këto gabime kryesore të cilat rëndojnë mbi popullsinë prodhuese dhe atë pensioniste:

-Së pari, nuk është vendosur ose është vendosur gabim paga minimale bruto dhe neto e jetesës për punonjësit e cila bazuar në llogaritjet e disahershme ndër vite duhet të jetë rreth 300 Euro. Asnjëherë të gjitha qeveritë e pas vitit`90 nuk e kanë miratuar.

-Së dyti nuk është vendour ose është vendosur gabim, paga minimale bazë për pensionet e cila duhet të jetë më e madhe se paga minimale bazë e jetesës. Sipas llogaritjeve duhet të jetë rreth 350 Euro.

-Së treti pagat e punonjësve të prodhimit dhe të punonjësve intelektualë duhet të jenë më të mëdha se pagat në administratën shtetërore, kjo për arësye që individët të mos synojnë të gjejnë një punë në shtet në raport me punën prodhuesi (fizike ose intelektuale). Në Shqipëri pagat e administratës shtetërore e publike janë më të larta se pagat e prodhuesve.

-Së katërti, pagat në sektorin shtetëror (po ashtu dhe në privat), duhen vendosur rreptësisht sipas hierarkisë profesionale në të cilën përfshihen: vjetërsia në punë, titujt dhe gradat shkencore, meritokracia,

- Së pesti pagat maksimale nuk duhet të jene më të mëdha se 4 herë mbi pagën minimale të jetesës.

- Së gjashti, Shpërblimet dhe bonuset në systemin shtetëror dhe public duhet të rivlerësohen sidomos punët jashtë orarit, rojet 24h, shërbimet e dokumentuara , etj.

-Së shtati, paga mesatare netto e punonjesve duhet të jetë tek 600 euro,

-Së teti, pagat në sektorin privat duhet të vendosen nga shteti si paga minimale dhe ajo maximale. Paga minimale në privat nuk duhet të jetë me pak se paga mesatare në shtet, por paga maximale në privat mund të jetë e lëvizëshme por i duhet vënë një tavan bazuar në hierarkinë profesionale dhe meritokracinë e individit, dhe duhet një legjislacion i veçantë, për të penguar shumat e mëdha që mund të jenë edhe shkak për pastrimin e parave të pista.

Së fundmi duke u bazuar në GDP e Shqipërisë për 2021, e cila është rreth 17.2 miliard dollarë amerikanë dhe duke vlerësuar të ardhurat per capita e cila për Shqipërine është 5.200 dollarë amerikanë ( e parafundit në Ballkan), duke shmanguar dhe korrigjuar PPP e gabuar në Shëndetësi, duke shtetëzuar Naftën e cila mbetet një asset strategjik, duke vendosur me ligj këshilltarë për ministrat, kryetarët e Bashkive dhe të Prefekturave, individë specialistë expertë sipas fushës me mbi 20 vjet punë, duke vendosur me ligj që këshilltarët të jenë jo më shumë se në një institucion për këshillime, Shqipëria do të mund të rregullojë në të mirë të popullit këtë skandal të pagave.

Duke ditur se Shqipëria ka akoma një informalitet prej 5-8 miliard dollarë amerikanë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri, do të jetë e nevojshme që të realizohet një Amnisti Fiskale, sa më parë, sesa të sekuestrohen me të drejtë apo pa të drejtë pronat dhe asetet e individëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat