E djathta e pakryer, nën mashtrimin e persekutorëve në 30 vite në Shqipëri

Opinione

E djathta e pakryer, nën mashtrimin e persekutorëve në 30 vite në Shqipëri

Nga: Ilir Vata Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Autori

Si mund ta skicojë një periudhe 30 vjeçare post-diktaturës së të djathtës? Shumë e vështirë, e djathta nuk ka ekzistuar, thjeshtë në forma organizative të vogël, mendimi apo qasje intelektuale, dhe rrallë parti politike, të pamundura të organizohen.

Pse?

Sepse, lufta ndaj të përndjekurve politike dhe pronarëve vazhdojë në një formë tjetër, duke u mohuar të drejta me heshtje, mos veprim ligjor, zvarritje denigrim të të drejtave. Nëse në diktaturë të sekuestronin pronën, në post diktaturë nuk ta jepnin. Nëse në diktaturë të internonin, dëbonin, burgosnin, në post diktaturë të lenin jashtë kuadrit ligjor, të papërfaqësues, të degdisur duke të mohuar të drejtë, pra duke heshtur ata na ripersekutuar.

Varianti tjetër, më i neveritshëm, shkatërruan të djathtën, bënë të përndjekur antikomunist dhe komunist, i ndanë, i copëtuan që të mos organizoheshin, bashkoheshin, i lanë pa punë, pa përfaqësim që të mos bashkoheshin, pra thjeshtë të vrisnin të djathtën, dhe ja ku jemi si në 90-tën ku e djathta thjeshtë është një zë, një emër pa mundësi në politik, në jetë sociale të vetë shqiptarëve dhe atyre që kanë traditë të djathtën.

Sepse nuk u bë as hetim për krimet e komunizmit, nuk u bë dekomunistizimi, nuk u kurua e shkuara dhe shoqëria mbeti e papajtuar për 30 vite dhe vazhdon në konflikt të heshtur social. Politika nuk ka alternativë ndryshe ajo është një bllok i politikës së majtë që ushqehet nga i njëjti burim i ish-Sigurimit të Shteti me mëkatarët e së shkuar po në një formë tjetër.

Kjo, ka bërë që ne të mbajmë në këmbë një model qeverisje në 30 vite që nuk ka, lidhje as me të majtë as me të djathtën, por një shtet hibrid që nuk ngjan me asnjë shtet tjetër ish-komunist dhe ka në thelb kriminelët, injorantë, të paaftë dhe të korruptuarit. Kjo ëhstë kategori e sulseshme në Shqipëri, në 30 vite.

Neveritesh, kur shikon ca lakej të diktaturës që thonë jemi të djathtë dhe vazhdojnë në çmendurinë e tyre pa u lodhur duke thënë jemi të djathtë, e kjo jo sot por 30 vite që nga rënia gjoja e diktaturës, kur në të vërtetë janë qenë ose vetë ose familjarët e tyre persekutor.

Si atëherë, në kohë të regjimit i mbajë mend por ata figura gati katrore, jo vetëm në portret por dhe në mendim, vetëm se mashtrimi i tradhton, i bënë të pabesueshëm për ne, ndërsa atyre vetë u është mbushur mendja se janë të djathtë, dhe po t’ua përmendësh të djathtën ngrihen në këmbë dhe thonë, ne jemi, sepse ata na kanë vjedhur edhe vuajtje.

Por, kush jeni ju?

Ca mbetje të së shkuarës që na keni tollovitur jetën 30 vite, që vazhdoni të rrini në jetën tonë si parazit, mashtrues të vetë realitet, parazit në politikë që për 30 vite kanë ngrënë mbi dhimbjen, vuajtjen e të përndjekurve politik duke thënë jemi të djathtë.

Madje, ka edhe nga ata që kanë vjedhur mbi varre, mbi fondet e të përndjekurve, kanë bërë vila pallate, janë shndërruar në miliarder, ndërsa plagët e të burgosurve politikë vazhdojnë edhe sot të jenë të hapura, ata dhembi, të vdekurit rënkojnë të humbur, ndërsa ata të vetëquajtur të djathtë vazhdojnë në dehjen e mashtrimit të tyre dhe më e turpshmja në këtë pangopësi turpi ata nuk kanë të ngirë dhe drejtësia hesht, sepse kështu viruse e djatha duke i mohuar të drejtat

Nuk bëhesh i djathtë mjeran me fjalë, kërkon të kesh traditë, të kesh rrënjë, të bazohesh në vlera, të bazohesh në trinomin e shenjtë të barazi para ligji, barazi në treg dhe garantimi i të drejtave të njeriut.

Sot, pas 30 vitesh janë tre institute të të përndjekurve, çdo kryeministër ka caktuar një institut, dhe mjerimi i të përndjekurve, errësimi i së shkuarës çdo ditë po bëhet i palexueshëm sepse ata kërkojnë të fshehin të shkuarën sepse duan të na e shesin si të ardhme, ku në të vërtetë është ferri ku kaluan shqiptarët.

Qëllimi i tyre është i qartë, ta bëjnë demokracinë zgjatim të diktaturës, deri sa në të bindemi, deri sa shqiptarët të mësojnë të vërtetën se po na përdorin si kavje politike, duke vënë në krye të politikës një bandë mercenarësh dhe hajdutësh që na trajtojnë si skllevër në kohë moderne. Duhet të zgjohemi, sepse jo vetëm gjyshërit, baballarët dhe neve, por dhe fëmijët tanë do na i marrë nëpërkëmbe një bandë e së shkuarës që ende buron nga e shkuara e regjimit komunist.

Zhdukja e gjurmëve të komunizmit, fshehja e krimeve të regjimit komunist është vrasje kombëtare e demokracisë në Shqipëri. Shkatërrimi i burgjeve të diktaturës, kampet e internimit dhe rivitalizimi i objekteve të diktaturës janë dëshmi e një përpjekje të re të riinstalimit në Shqipëri të një regjimi të ngjashëm me atë komunist, dhe në fakt ia kanë arritur.

Politika shqiptare tashmë ka degraduar, duhet vetëm drejtësia të ngrihet në formën e saj më të mirë e mbështetur nga ndërkombëtarë për të pastruar Shqipërinë nga krimi i së shkuarës dhe korrupsion që po vret më shumë se vetë diktatura, por dhe shqiptarët nuk duhet të heshtin, ne e meritojmë demokracinë, por dhe duhet të luftojmë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat