Kuislingët e rinjë

Opinione

Kuislingët e rinjë

Nga: Nasho Bakalli Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:07
Nasho Bakalli

Ne jetojmë në një dualitet. Njëri dimension i tij është hapësira. Ajo na lejon të kuptojmë se si ndryshojnë gjërat, se si lëviz jeta tonë e gjithanshme. Hapësira - ku lëvizin pajtimet, mosmarrëveshjet, provat, apo meren vendime pa u shqetësuar nëse mund të n’a kushtojnë shtrenjtë - është zhdukur. Hapësira mund të ekzistojë në mendjen tonë, ndoshta mes miqve të ngushtë, por në sferën publike ajo është zëvendësuar nga frika. Asnjeri nuk e di se kush mund t'i raportojë mendimet tuaja, t'i etiketojë ato si të liga, dhe të vendosë ta mbyllë kapitullin tënd pikërisht atje.

Nuk është vetëm komunizmi gjëja për të cilën nuk mund të flitet lirshëm. Edhe Historia e Shqipërisë po bëhet temë e rrezikshme. Na pengojnë të flasim me krenari për atë që ndodhi gjatë LDBotërore. Për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ). Nuk është vetëm politika shtetrore - një arësye e fortë. Po janë edhe Neokuislingët. Të gjithë kanë arësyet e tyre. Si politikanët, si Neokuislingët, ashtu edhe populli Çlirimtar.

Pohimi me vendosmëri i faktit që populli shqiptar e mbështeti “en bloc” Luftën partizane përbën shkak që ti bir, nip, apo stërnip i Clirimtarit të humbësh sigurinë e vendit të punës në shtet, apo biznesin privat.

Përgjigjia e pyetjes se kush e udhëhoqi dhe pse e udhëhoqi LANÇ mund t'ju çojë në të tjera telashe serioze.

Një keqkuptim, një akuzë, ose një glorifikim mes nxënësish në klasë apo studentësh në auditor për aksh ngjarje të LANÇ, ose për gjyshin, gjyshen partizan mund ti bëjë të rinjtë e të rejat një statistikë në drejtorinë e shkollës, apo diku tjetër.

Për të mos u zgjatur më tej, përfundoj se: Hapësira - sido që ta quash atë që ka mbetur prej saj - është shumë më e vogël sot nga sa ishte premtuar dje, tridhjetë vite më parë.

Atëhere. Si mund të meresh vesh me ata njerëz të cilët duan që bindjet tona për LANÇ mos ekzistojnë? Vepro me qetësi. Po ata duan të zhdukemi! Prandaj, i quaj Neokuislingë. Kjo, një fjalë e rëndë. E di, më vjen keq, por nuk mund të përshtatemi me vdekjen. Ȅshtë çmenduri të mohosh vetveten kur ka ende partizanë të gjallë, male me dokumenta shqiptare, dhe një botë europiane, arkivat e saj, plot e përplot me thesare të luftës partizane...

Megjithatë, bijtë e Çlirimtarëve të Shqipërisë nuk janë të lirë të flasin, mësojnë, manifestojnë, dhe të nderojnë Fitoren, atë që e di dhe i gëzohet me festime madhështore shterore jo vetëm Europa, po edhe Amerika, Rusia…

Mpakja e hapësirës publike për LANÇ bazuar ajo në tezën se Lufta dhe Shqipëria na paskan qënë komuniste, është thjeshtë një justifikim banal, i cili përdoret nga Neokuislingët me kast për ti zgjeruar udhën procesit të reabilitimit të Kuislingëve. Komuniste ishte pothuajse e gjithë udhëheqësia dhe ideologjia e Luftës antinazifashiste të shteteve të Europës. Po ato nuk sillen si ne, me Luftën e tyre. Ato veprojnë me qetësi. Qetësia është siguri. Siguria, garanton objektivitetin e hapsirës.

Mpakja e hapsirës publike për LANÇ, pavarësisht edhe të tjerave justifikime, synon të krijojë një terren shkatërrues me qëllim që qytetarët të ndjehen të pasigurtë, në raport me kërcënimet e mundëshme në të ardhmen e Shqipërisë. Shkatërrimi dhe vetmia e shqiptarëve u vjen për shtat atyre që motit e lakmojnë Shqipërinë. Prandaj, i quaj Neokuslingë.

Krahas sa mësipër, mbas vitit 1990, doli dhe u përhap mes shqiptarëve, jo rastësisht, kush? moda e të dukurit sado pak viktimë e Diktaturës të Proletariatit! Moda përfshiu edhe ish partizanë, e të tjerë përkrahës të zjarrtë të LANÇ, ishpushtetarë! Kjo sjellje shkaktoi pështjellim social-politik në familje, rrethet e miqësisë, në popull. Mos vallë ca njerëz duan sot të përhapin te rinia modën e të dukurit sado pak viktima të pas-LANÇ? Nëse mosmarrëveshjet për LANÇ e ashërojnë rininë atëhere, rinia shqiptare nuk do të quhet rinia kombëtare. Pandaj, edhe i quaj Neokuslingë.

Këto e të tjera përçartje kundrejt LANÇ i detyruan studiuesit me të vërtetë seriozë që të kërkojnë paprerë hapsirën e domosdoshme për shpegimin realist të ngjarjeve dhe fenomeneve, me qëllim fashitjen e revanshit të marrëzisë Neokuislinge. Shtoj se: marrëzia Neokuislinge është ngjitëse po aq sa shytat, sëmundjet veneriane, dhe patriotizmi.“Njerëz, jini vigjilent!”

Dimensioni i dytë i dualitetit është vakumi ose boshllëku. Saktësisht e kundërta e hapsirës e cila, sic thamë më lart po zvogëlohet e zvogëlohet. Vakumi shkencor ekziston në çdo institucion dhe nivel. Rrethohemi nga individë që kanë për zanat të heqin vetëm pluhurin nga mesazhet e ndryshkura shtetrore 109 vjeçare, si dhe, nga “historianë” që s’lodhen së thurruri biografi të reja të Kuislingëve të vjetër me qëllim për të shfajësuar sjelljet e tyre gjatë Luftës.

Na predikojnë Atdhedashurinë, kush? Ata “intelektualë” që mburren duke thënë se vrasja në Luftë e një partizani, ilegali, korrieri… apo e liderit Qemal Stafa nuk ishte gjë tjetër veçse një moment në jetën e rinisë kokënxehtë.

Na predikojnë Atdhedashurinë biografët, skenaristët, dhe historianët… e kuislingëve: Vërlaci, Kruja, Libohova, Bushati, Bicaku, Frashëri, Deva, Mitrovica, Dine…, të cilët, ngjireshin së thirruri se dështimi i Luftës partizane qe i pashmangshëm, se “…vetëm litari i bën zap ata”, dhe, se nuk mund t’iu bashkoheshin “aventurierëve” që luanin “kokë a pil” me fatin e Shqipërisë.

Sot, ndryshe nga dje, sjellja e Neokuislingëve ndaj LANÇ është e moderuar. Sepse Lufta “u kry”, dhe jo vetëm kaq por në aleancë të ngushtë me Anglinë, Amerikën, Rusinë…

Nëse viktimat e Luftës Dytë Botërore do të ishin vetëm nga Rusia, një vend i cili nuk është interesant - hë për hë - për Neokuislingët, qëndrimi i këtyre të fundit ndaj gjakut të heronjëve dhe dëshmorëve shqiptarë do të ishte tërësisht mohues.

shtetarëve, vakumi iu duket si hapsirë. Për shkak të fiksimit që kanë pas imazhit vetiak. Politikanët shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë për ata - dhe jo se si duhet ta shohin veten në pasqyrë. Mes rreshtave të mesazheve të tyre fshihet ndjenja se lavdërimi i LANC është i pa merituar, se Lufta duhet të trajtohet nga levat e makinerisë shtetrore, dhe jo nga hapësira institucionale studimore shkencore shqiptare.

Mes këtij dualiteti - hapësirës në zhdukje dhe vakumit pafund - ne e gjejmë veten sikurse toka dhe pasuritë e tjera të patundëshme që u gllabërohen pronarëve të vjetër, nga të fuqishmit e rinj, dhe shëndërrohen në shoqëri fitimprurëse të vëllazërisë elitare. Hapsira për debat konstruktiv po gllabërohet nga ky vakum.

Kjo dinamikë mund, dhe duhet të ndryshojë. Sigurimi i hapësirës nevojshme për t'u thelluar në vlerat, historinë, dhe drejtpeshimin e tyre, është e vetmja mënyrë për të fshirë vakumin. Hapësira mund të mbrohet dhe rritet. Po edhe vakumi lëviz, e mund të rritet nëse e mbrojmë dhe e ushqejmë atë. Hapësira, jo vakumi, është gjithçka që vlen të kemi. Nasho Bakalli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat