Gjendja e cilësisë së arsimit në nivel vendi është në parametra katastrofal

Opinione

Gjendja e cilësisë së arsimit në nivel vendi është në parametra katastrofal

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Autori

Drejtori i Shkollës së mesme, në komunën e Tharandës, Hamdi Bytyçi, në një prononcim të tij tha: "Prej 240 nxënësve të regjistruar në këtë shkollë, 100 nuk e dinë shkrim leximin!

Një lajm i tillë kaq i tmerrshëm do duhej të alarmonte jo vetëm arsimdashësit në Kosovë, por të gjitha institucionet kompetente të arsimit në nivel Republike.

Para se gjithash Ministrin e Arsimit dhe pse jo sindikatë e arsimit në krye me Kryetarin Jasharaj, i cili kërcënon qeverinë aktuale me protesta dhe demonstrata, nëse nuk iu ngritën rrogat punëtorëve të arsimit.

As kush nuk është kundër përmirësimit të pozitës materiale të punëtorëve të arsimit, por bazuar në të dhënat të cilat i prezanton Hamdi Bytyçi, drejtor i Shkollës së Mesme Teknike Profesionale, në komunën e Therandës, do duhej të gjithë, por pse jo edhe Sindikatat e Arsimit dhe institucionet kompetente të arsimit në nivel Republike, që paralelisht me kërkesat për rritje rrogash të kërkohet cilësi e arsimit nga punëtorët e arsimit, e cila është në gjendje katastrofale në nivel vendi.

Faktorët të cilët ndikojnë në suksesin dhe mos suksesin në arsim janë të shumtë dhe të shumëllojshëm.

Por, në periudhën e pas luftës dyshohet se, kriteret për të ardhur te diploma e mësuesve dhe arsimtarëve kanë qenë tmerrësisht të ulta.

Kjo do të thotë se në arsim kanë filluar të punojnë kuadro të pa përgatitura siç do duhej profesionalisht, prandaj edhe për këtë shkak cilësia arsimit në Kosovê ka qenë shumë e ultë.

Me të drejtë mund të parashtrohet pyetja: Pse dikur kushtet në të cilat është zhvilluar procesi edukativo- arsimor kanë qenë shumë më të vështira se tani, por suksesi i përvetësimit të njohurive nga nxënësit ka qenë më i lartë.

Përgjigjet janë të shumta dhe gjithashtu të natyrave të ndryshme:

1. Dikur as që mund të imagjinohej se deri të diploma mund të vihej pa dije apo në mënyra të ndryshme të pa dobishme për arsimin.

2. Regjimi kontrollimit të cilësisë së punës punëtorëve të arsimit nga ekspertët e fushës së arsimit ka qenë shumë më rigoroz dhe i organizuar etj, etj.

Çka duhet bërë sot për ta pasur një arsim të nivelit Evropian në Kosovë?

Alternativat janë të shumta, por kryesore kërkohen reforma të thella dhe të gjithanshme kadrovike dhe metodologjike në arsim!

Të vlerësohet drejtë aftësia profesionale e se cilit punëtorë të arsimit.

Të diagnozifikohet aftësia profesionale e së cilit mësues dhe arsimtarë, në rast pa aftësie menjëherë të largohen nga procesi edukativo -arsimor.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kenë të punësuar nga një Pedagog dhe psikolog.

Mësuesit dhe arsimtarêt para se të hynë në orë, përgatitjen me shkrim të orëve mësimore t'ia dorëzojnë pedagogut të shkollës.

Në rast të mungesës të përgatitjës së orës mësimore me shkrim, mësuesit dhe arsimtarit mos t'i lejohej hyrja në mësim dhe ndaj tij të merrën masa disiplinore dhe gjithsesi t'i ndalej një mëditje .

Pa elaboruar edhe faktorët tjerë që ndikojnë në një arsim cilësore ...edhe këta që u thanë janë mjaft me influencë për një arsim cilësor dhe një dije të merituar në fushën e arsimit në përvetësimin dhe aplikimin e shkathtësive shkencore nga ana e nxënësve në saje të një pune produktive dhe profesionalisht në nivelin e duhur të mësuesve dhe arsimtarëve në shkollat tona në Kosovë!

Edhe të gjitha qeveritë e pas luftës ,duke përfshirë edhe qeverinë aktuale Kurti, nuk mund të amnistohen nga përgjegjësia për një arsim të nivelit kaq të ultë në nivel vendi, për shkak se, as një qeveri e pas luftës nuk e ka pasur PRIORITET arsimin, fushën më të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, nga e cila varët e ardhmëria e një Kombi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat