Memorandumi i Çubriloviçit, likuidimi dhe dëbimi i shqiptarëve

Opinione

Memorandumi i Çubriloviçit, likuidimi dhe dëbimi i shqiptarëve

Nga: Driton Tali Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:39

Vaso Çubriloviç (1897—1990), historian dhe autor i elaboratit për "spastrimin etnik të Serbisë (Jugosllavisë) nga shqiptarët".

Këtë memorandum, "Isterivanje Aranuta" (Dëbimi i Arnautëve), ai e prezantoi për herë të parë më 7 mars 1937, në Klubin Kulturor Serb, në Beograd. Si zgjidhje të spastrimit avokonte dëbimin me dhunë të shqiptarëve.

Si rrjedhojë e këtij elaborati pason "Konventa Jugosllavo - Turke për shpërnguljen e turqve dhe myslimanëve (lexo: shqiptarëve) në Turqi", e vitit 1938.

Sipas kësaj Konvente (shih nenin 4) parashihej që të dëboheshin:

Në vitin 1939: 4,000 familje

Në vitin 1940: 6,000 familje

Në vitin 1941: 7,000 familje

Në vitin 1942: 7,000 familje

Në vitin 1943: 8,000 familje

Në vitin 1944: 8,000 familje

Por L2B bëri që ky plan të mos realizohej.

Mirëpo, mbeti inspirim i vazhdueshëm për politiken jugosllave për zgjidhjen e problemit shqiptar.

Plani i tij erdhi në shprehje pasi që krimet e shumta të pas L2B nuk e dhanë rezultatin e duhur.

Sa për hirë të argumentit të thuhet se, në vitet 1944-48, në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme rreth 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni rreth 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi rreth 8.300 shqiptarë; ndërsa rreth 5.000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a.

Kështu që Tito me kryetarin turk Menderes, në Ankara, më 28 shkurt 1953, nënshkruajnë "Traktatin Ballkanik", i cili aktivizonte "Konventën Jugosllavo - Turke", të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Për ta fuqizuar këtë marrëveshje, UDB, me 1955, lançoi "Aksoinin për Mbledhjen e Armëve".

Vaso Çubriloviç, pas L2B, ishte ministër i Bujqësisë (1945-1946) dhe ministër i Pylltarisë (1946-1950).

Me 1961 bëhet anëtarë i plotë i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU, nga 1959 ishte anëtar me korrespodencë).

Në vitin 1970 themeloi Institutin Ballkanik, në Beograd, dhe ishte profesor i rregullt në Departamentin e Historisë Jugosllave, në Universitetin e Beogradit.

Në vitin 1976, bëhet anëtar nderi i Akademisë Sovjetike të Shkencave.

Për kontributin e dhëne u dekorua me tri dekoratat më prestigjioze në RSFJ: "Çmimin e Tetorit", "Çmimin e 7 Korrikut" dhe në vitin 1987, Presidenca Jugosllave ja dha "Urdhrin e Yllit Jugosllav".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat