Shqipëria: Një shembull tragjik i dështimit të demokracisë

Opinione

Shqipëria: Një shembull tragjik i dështimit të demokracisë

Frank Shkreli Nga Frank Shkreli Më 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

A e patë funeralin e demokracisë shqiptare të martën? A e shikuat paradën e 6 ambasadorëve -- 6 vendeve më demokratike perëndimore, aleate të Shqipërisë -- duke shkuar tek selia e Partisë Demokratike në Tiranë?

Nuk dua të merrem më me subjektin e ndërhyrjeve të ndërkombëtareëve në punët që nuk u takojnë, sepse kam reaguar dyzina herë me shkrimet e mia modeste gjatë viteve të fundit. Frank Shkreli: Diktatura më e rrezikshme, është ajo që, paraqitet me maskën e demokracisë! | Gazeta Telegraf Për këtë, fajin e ka, kryesisht, klasa politike shqiptare e dështuar, por edhe ndërkombëtarët duhen t’a dinë më mirë rolin e tyre. Se një shfaqje e tillë si kjo e ditës së martë, nuk është diplomatike, se i kalon të gjitha vijat e kuqe, se vërtetë përben një shkelje flagrante dhe është një ndërhyrje, e paskrupullët, në punët e mbrendshme të një partie. Unë shpesh e kam shprehur përbuzjen time ndaj klasës politike shqiptare, të periudhës, gjoja “post-komunitse” të këtyre tre dekadave të fundit, pa dallim partie. Por, në saje të lirisë së fjalës që gëzoj si shtetas amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam kritikuar, me arsye besoj unë, shpesh edhe sjelljet e diplomatëve të huaj në Tiranë, përfshir ambasadoren amerikane atje.

Prandaj në këtë vijë, dua të them edhe kësaj heres se vizita e djeshëme e diplomatëve përendimorë – të ftuar ose jo -- në selinë e Partisë Demokratike ishte gjithashtu e papranueshme dhe e njëanshme. Kjo shkelë të gjitha normat diplomatike! Në sytë e një personi si unë që jetoj në Amerikë, një akt i tillë si ai, që u luajt në kryeqednrën e Partisë Demokratike të Shqipërisë ditën e martë më bindi se ju të nderuar diplomatë, përfaqsues të Amerikës dhe të Evropës në kryeqytetin e Shqipërisë, jeni në përplasje dhe në konflikt të drejt për drejt me realitetin politik me të cilin pëballet vendi ku ju shërbeni – në Shqipëri.

Një shfaqje e tillë, nga ana e juaj, nuk ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri -- kredibilitetin tuaj si ndërmjetës të paanshëm midis palëve, jo se jo, ndërsa në radhët e shqiptarëve, qoftë përkrahësve të opozitës, qoftë edhe të pozitës keni humbur besueshmërinë plotësisht. Kur humb kredibilitetin, ke humbë çdo gjë, thotë një fjalaë e vjetër. “Nëqoftse humbë pasurinë, nuk ke humbur asgjë; nëqoftse humbë shëndetin, ke humbur diçka; por nëqoftse humb karakterin, ke humbur gjithçka.” Woodrow Wilson

Prandaj të nderuar diplomatë, një thënje tjetër, autori i të cilës nuk po më kujtohet, tani për tani, por thotë përafërsisht: Kur njerzit nuk kanë asgjë për të humbur, pasi kanë humbur çdo gjë, ata vërtetë e humbasin…Shumë shqiptarë, fatkeqësisht, po e “humbasin”, dhe me përbuzje ndaj zhvillimeve të këtyre viteve në vendin e lindjes, kryesisht, për arsye të mosaftësisë qeverisëse dhe konflikteve midis liderve tyre, por edhe për shkak të sjelljeve të ndërkombëtareve ndaj kësaj klase politike, shqiptarëve nuk u ka mbetur tjetër alterantivë veçse të largohen nga dheu i të parëve.

Ambasadorët e vendeve mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve shkuan dje për të shprehur “ngushëllimet” e rastit – një gozhdë tjetër në arkivolin e demokracisë së vdekur në Shqipëri, sado e brishtë që ishte. Duket ambasadorët shkuan dhe dolën prej andej pas një ore e pak minuta, duke mos bërë as një deklaratë se kush i ftoi, se pse ishin aty, për çfarë u folë dhe kush ishte objektivi i takimit. Aq, sa për

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat