Profesor Dhimitër Shuteriqi për shqiptarët në Maqedoni

Opinione

Profesor Dhimitër Shuteriqi për shqiptarët në Maqedoni

Nga: Skënder Karaçica Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:10
Skënder Karaçica

Në vitin 1945, profesor Dhimiter Shuteriqi kishte vizituar Shkupin, ku pati takuar shqiptarët e atyshëm dhe ku ishte tronditur nga sa kishte dëgjuar.

Shuteriqi, shkruan kronika e kohës, kishte parë nga afër se, shqiptarëve u mohohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare, u mohohet punësimi, asgjë nuk ka ndryshuar, thoshte profesor Shuteriqi.

Po në këtë kohë, profesor Shuteriqi vizitoi Manastirin me dëshiren e tij se do të gjente të ekspozuara dokumente dhe fotografi të kongresit historik të vitit 1908, që sanksionoi alfabtin e gjuhës shqipe.

Në këtë kongres kishte marrë pjesë si delegat i Elbasanit edhe 25-vjeçari Simon Shuteriqi, babai i Dhimitër Shuteriqit.

Por, e vërteta, në këtë vizitë profesor Shuteriqit nuk ia peërmbushi dëshirat. Në oborrin e kongresit, shkruan Shuteriqi, ishte i mbushur me ,”deshmi” historiko-sllavo-maqedonase, por ngjarja e shqiptarëve ishte lënë krejtësisht në terr (sic!).

Synimi për të çrrenjosur atë nga memoria e qytetit të Manastirit ishte fare e qartë.

Dhaskal Todhri, i cili si pas profesor Shuteriqit, duhet të kishte zbritur në Resnje dhe Prespë, i ngarkuar me shkronjat e alfabetit të tij në gjuhën shqipe, që i sjellë nga Lajcingu dhe që nuk arriti t`i sillte në Shqipëri, sepse e vranë për të penguar lëvizjen shqiptare të kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat