Vlora Çitaku dhelpra dinake dhe Sabina Çudiq flutura boshnjake

Opinione

Vlora Çitaku dhelpra dinake dhe Sabina Çudiq flutura boshnjake

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:40
Vlora Çitaku dhe Sabina Çudiq

Ka gjera  që edhe mund të falen, por tradhtia ndaj atdheut dhe kombit shqiptar nuk mund të falet kurrë.

Vlora Çitaku doemos duhet t’u përgjigjet pyetjeve që ia bëri Prof. Dr. Enver Bytyçi  në opinionin e tij me titull “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet! “

Mbarë opinioni publik shqiptar tashmë është në pritje të dëshmisë dhe rrëfimit të Vlora Çitakut, ish ambasadores së Kosovës në SHBA dhe aktualisht nënkryetare e PDK-së,  për rolin e saj në planin për ndarjen e Kosovës, për çka e akuzon politikania boshnjake Sabina Çudiq.

Të rikujtojmë se në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 tetor 2021, në rubrikën Opinione, patëm rastin ta lexojmë tekstin e Prof. Dr. Enver Bytyçi, studiuesit, analistit tonë të shkëlqyer,  lidhur me  çështjet ndërkombëtare, evropiane  dhe mbarë shqiptare me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën  Vlora Çitaku të rrëfehet!”

Prof. Dr. Enver Bytyçi, në këtë tekst të tij informon se  Sabina Çudiq, politikania nga Bosnja dhe Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 lidhur me planet për  ndarjen e Kosovës.

Mathew Palmer- i dërguari i SHBA-ve në kohën e presidentit Donald Trump,  për Ballkanin Perëndimor dhe për Evro Azi, gjatë   një konference në Nju Jork, në prill të vitit 2019 i ka thënë z. Sabina Çudiq, se, “ Ndarja e Kosovës  ka marrë fund. Palët kanë rënë  dakord. Po presim  një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar  marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës  në SHBA, me këtë rast i është drejtuar  Sabina Çudiqit me fjalët, “Çka po ndërhyn ty  në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë”?

Sabina Çudiq i është përgjigjur, “ Sepse me këtë rast ndikimet  për Bosnjën dhe Hercegovinën do të ishin të  pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”!

Sabina Çudiq, thotë se  me Vlora Çitakun kishin rënë dakord që  të takohen të nesërmen në Këshillin për Siguri  të SHBA-ve, por që Vlora Çitaku këtë takim e kishte  anuluar në minutën e fundit.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyçi, ky anulim i takimit, është bërë për shkak të bisedës një ditë më parë  me Matheë Palmerin.

Kjo na jep të kuptojmë shkruan prof. Dr. enver Bytyçi se, “ Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës  në SHBA, ka bashkëpunuar me  autorët që  punonin për  shkëmbim territoresh, ndryshime kufijsh  dhe për ndarjen e Kosovës".

Prof. Dr. Enver Bytyçi,  gjithashtu thotë se,  “Opinioni publik  ka nevojë për disa shpjegime  më të gjëra e më të sakta, të cilat duhet t’i jep Vlora Çitaku, si vijon:

-              Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Vlora Çitaku  në përpjekjen  për ndarjen e Kosovës?

-              A ishte si pjesë e  mekanizmit të lobimit  pro-serb për këtë ndarje ?

-              Pse ajo ishte dakord  që marrëveshja  Kosovë-Serbi  të përfundonte me ndarje kufijsh?

-              Pse e mbështeti këtë ide?

-              Çfarë roli  i kishte caktuar asaj  Hashim Thaçi  për të realizuar  tjetërsimin e territorit të Kosovës?

-              Cilat janë bisedat , rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj  para Hashim Thaçir-ish-presidentit të Kosovës në funksion të  realizimit të idesë  së Serbisë së madhe?

-              Çfarë ishte planifikuar në takimin në KS të SHBA-ve dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë dhe Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë?

-              Çfarë loje tjetër është bërë në marginat diplomatike për të realizuar  një marrëveshje  me humbje territoresh me Serbinë?!”

Prof. Dr. Enver Bytyçi,  në vazhdim shkruan se, “Ne  e kemi ditur  ose parashikuar, madje ndonjëherë e kemi thënë se lidhjet e Vlora Çitakut me Hashim Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin  natyrshëm  pas kësaj dëshmie të  Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë  ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme “ në mbledhjet e  KS të OKB-së për Kosovën,  apo me Vlorën  e intrigave në prapaskenë  për tjetërsimin në  favor të Serbisë të territorit të Kosovës ?!

Me Vlorën që  në opinion publik  shqiptar  ka fituar pikë pozitive, pavarësisht  flirteve politike të dëmshme me  Thaçin,  apo me Vlorën e  vërtetë në shërbim të  Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit?!”, shkruan në fund Prof. Dr. Enver Bytyçi.

Oj Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, Prof. Dr. Enver Bytyçi dhe opinioni mbarë shqiptar po pret me padurim të prononcohesh, se s’ke kah ia mban.

Të rikujtojmë se, Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, muaj më parë pas takimit që  kryeministri  Albin Kurti pati me  presidentin  Vuçiq, deklaroi se, “ Albin Kurti i dhuroi  Vuçiqit  librat  për gjenocid në Kosovë vetën për të bërë “shou”.

Ndaj kësaj deklarate skandaloze e të turpshme të Vlora Çitakut drejtuar Kryeministrit Albin Kurti pati reagime të shumta, mes tyre  reaguan edhe analistët politikë  Gani Qarri  dhe Prof. Sulejman Mehazi.

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA,  duhet ta ketë ditur rëndësinë se  shpërndarja e   librave në OKB, BE dhe KE, do ta   demaskonte  në mënyrë të fuqishme dhe argumentuese Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila nëpërmjet gënjeshtrave po mundohet t’i mbulojë krimet shekullore të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.

Shpërndarja e këtyre librave  në OKB, BE dhe KE, do ta arrinte efektin e duhur në të mirë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve , mijëra herë më shumë se qindra diplomatë nga Kosova dhe Shqipëria.

Tani erdhi momenti që Vlora Çitaku, të na tregojë  se çfarë “shou” paska  ka bërë ajo kundër Kosovës  kur ishte  ambasadore në SHBA.

Vlora Çitaku në Vitin 2020 në Facebookun e saj publikoi  foton e saj  si vogëlushe me dy gishta të çuar përpjetë, si përgjigje ndaj brutalitetit të Serbisë kriminale në Kosovë.

Vlora Çitaku më vonë në  WEB faqen e “Bota Sot” publikoi tekstin nga ditari i saj  me titull “Më ra t’fikt”, me  mbresa nga puna e saj si përkthyese për të huajt gjatë luftës në Kosovë, me rastin e një vizite në malet e Kosovës ku ishin  fshehur nën qiellin e hapur gra, pleq e fëmijë të Kosovës. Siç shkruante ajo, nga gjendja e vështirë në të cilën ndodheshin këta civilë kosovarë i kishte ra t’fikt. Megjithatë edhe në këto kushte të vështira, motrat kosovare ia kishin përgatitur një filxhan me llafe të ta kthjelluar.

Vlora Çitaku kohë më parë në WEB faqen e “Bota Sot” publikoi  edhe foton si vogëlushe me veshje kombëtare dhe me çifteli në dorë.

"Vlora Çitaku më datë 2 dhjetor 2021, mori guximin t’i drejtohet Kryeministrit Albin Kurti me porosinë  që Albin Kurti duhet të udhëtojë në SHBA për të bërë takime me zyrtarë të lartë”, se gjoja status quoja nuk i konvenon Kosovës, dhe se gjoja  Kosova duhet t ë bëjë shumë më shumë që t’i ruajë raportet  me SHBA-të dhe sugjerime tjera bajate që tashmë i dinë edhe pulat e kotecit.

Vlora Çitaku me sa duket këto paraqitje në opinion i bën për propagandë personale dhe për t’u faktorizuar, se nuk i ka mbetur rrugë tjetër.

Oj Vlora Çitaku, mos u hedh pluhur syve miliona  shqiptarëve,  se tani jemi në pritje  ta dëgjojmë pjesës tënde të dëshmisë, si vazhdim i rrëfimit të Sabina Çudiq lidhur me planet për ndarjen e Kosovës, mbi bazën e pyetjeve që t’i ka adresuar  Prof. Dr. Enver Bytyçi i nderuar.

Oj Vlora Çitaku,  as Albin Kurti dhe Qeveria e tij, as Kosova dhe as populli i Kosovës nuk kanë nevojë t’u shesësh mend, nuk kanë nevojë t’i dëgjojnë sugjerimet dhe pallavrat e t’ua, sepse gjersa  nuk do të prononcohesh  lidhur me akuzat që t’i bëri politikania boshnjake  Sabina Çudiq, t’i  për jetë e mot do të mbetesh tradhtare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat