Në mbrojtje të lirisë dhe të shtetësisë, nga argat të Rusisë dhe Serbisë

Opinione

Në mbrojtje të lirisë dhe të shtetësisë, nga argat të Rusisë dhe Serbisë

Nga: Prof.Dr.Nazim Qehaja Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Nazim Qehaja

Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Lugina e Preshevës, Medvegjë dhe kudo tjetër në Diasporë, sot, si kurrë më parë, Kosova po përjeton ditë shumë të vështira në mbrojtje të lirisë dhe të shtetësisë, nga armiq të brendshëm, argat të Rusisë dhe Serbisë, mbështetës të krimit dhe korrupsionit, të inkriminuar dhe të korruptuar, bojkotues të pushtetit dhe të shtetit, me emra gazetarë, analistë, sindikalistë, politikan, kryepartiakë, policë, gjykatës, mjekë, inxhinierë dhe të tjerë, analfabetë e injorantë, uzurpatorë të pronave dhe pozitave, tregtarë të territorit e të moralit, degraduese të pashembullt të natyrës, të arsimit, të shëndetësisë, inkriminues të drejtësisë dhe pushtues të të drejtave elementare njerëzore,

Sot o kurrë, Kosova ka shumë nevojë për t'u mbështetur në intelektual të vlerës e të dijës dhe në popull e atdhetarë të mirëfilltë.

Kosova nuk ka më tokë për t'i falë askujt, nuk ka njerëz për t'i lënë të robëruar në tokë të vet e me pushtet të huaj, t'i bëhemi shtyllë mbështetëse, në çfarëdo mënyre qoftë, këtyre që nuk heqin dorë, me asnjë kusht dhe presion, pa marrë parasysh nga kush vjen, miq apo armiq, në mbrojtje të qenies sonë në trojet stërgjyshore.

Prishtinë, 09 Dhjetor 2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat