Si perëndimi i jep shtytje ndikimit rus dhe “botës serbe” në Ballkan

Opinione

Si perëndimi i jep shtytje ndikimit rus dhe “botës serbe” në Ballkan

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Autori

Evropa nuk ka përgjigje për sfidat e mëdha gjeopolitike,përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor qëndrojnë si plaga më e madhe e saj,që mundësoi t´i hapi portën ndikimit të forcave të jashtme,para së gjithash Rusisë dhe Kinës. Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor të pa-sinkronizuara dhe të armiqësuara gjenden të rrezikuara edhe nga problemet globale që do dominojnë në shekullin 21.

Kur flasim për Ballkanin Perëndimor,patjetër se do flasim për rrezikun që vije nga konflikte rajonale – ideologjisë së madhe të tipit “Bota Serbe”, si vazhdimësi e lojërave gjeopolitike për aneksimin e territoreve të huaja në fqinjësi apo shkaktimin e problemeve. Argumenti për këtë është ajo që ndodhi në Cetinë të Malit të Zi, me rastin e shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Amfilohije në fillim të shtatorit.

Një skenar i ngjashëm vetëm se pritej edhe drejtë Kosovës. Se gjendja po shkonte drejtë përshkallëzimit u pa me ngritjen e shkallës së gatishmërisë luftarake në kufi të Kosovës nga Serbia,demonstrimin me fluturimin e helikopterëve dhe pastaj,ditën tjetër edhe avion luftarak të ushtrisë serbe.

“Bota serbe”– vazhdimësi e aneksimit të territoreve të huaja

Rajoni i Ballkanit Perëndimor,në të sotmen, po përjeton krizën më të thellë që pas përfundimit të luftave të viteve të nëntëdhjeta. Ballkani Perëndimor ,sërish është kthyer në vitet e´90,vetëm se nuk ka luftë, por e cila po i troket në derë. Kjo që ndodhi në Mal të Zi dhe Kosovë nuk do ishte e mundur të ndodhte pa dritën jeshile që kishte dhënë BE.

E gjithë kjo që po ndodhë ,në Mal të Zi,Kosovë pra në Ballkanin Perëndimor (BP), është rrjedhojë e ndërhyrjes të politikës ruse. Rusia për mrekulli po luan lojën e saj gjeopolitike në BP,qëllimi i së cilës është të pengoj zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë. Me këtë edhe qëndron politika ekspansioniste rajonale e Vuçiq e definuar me idenë e “Botës serbe”,kjo si dorë e zgjatur e interesave ruse në këtë pjesë të botës.

Desanti në Cetinë tregon qartas interesin rus gjeostrategjik. Edhe pse Serbia formalisht ka shpallur neutralitetin ushtarak,kjo ka obligimin “tradicional”ndaj Rusisë aleate,që duhet të tentoj të dëmtonte aleancën NATO,me daljen e një anëtari,kështu duke treguar Rusia fuqinë,dhe të realizonte ëndrrën e sajë në për dalje në “një portë të ngrohtë detar”,ky si një “dorëshkrim famoz i lënë rus”. Milenko Peroviq, PEN qendra Mali i Zi,kishte apostrofuar se motivi bazë i veprimit të instancave politike është : „rrënimi i elementeve të sovranitetit të Malit të Zi”, “ Në zgjedhjet parlamentare,vitin që shkoi, në mënyrën jo-legjitime dhe jo-morale fituan grupimet profashiste fuqimisht të mbështetura me instruksione nga Beogradi ,pjesë të mirë edhe nga Moskva,..”

Këtë e tregon edhe reagimi i mitropolitit Kishës ortodokse Ruse (KOR), Ilarion, i cili hapur,për ngjarjet në Cetinë kishte bërë akuzë ndaj presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq,se qëndron pas tentimeve të pengimit të shugurimit të mitropolitit të KOS. “Është e turpshme për Malin e Ziu që në krye qëndron njeriu i cili nuk është i aftë të bashkoj popullatën,i cili punon për përçarje dhe të vie te konflikti,..” Mitropoliti,pak ditë pas ministrit të jashtëm rus Lavrov,i cili po me të njëjtën gjuhë,duke ndërruar tezat ashpër ka komentuar ngjarjen në Cetinë. Me këtë kishte argumentuar Lavrov,se Kisha ortodokse Ruse qëndron dhe i shërben interesave të Federatës Ruse edhe në politikën e jashtme

KOS dhe KOR mekanizma të ndikimit jashtë kufirit

Ky veprim i Rusisë nuk habitë. E gjithë ajo që bënë Serbia dhe KOS në hapësirën e Ballkanit Perëndimor është reflektim i modelit të veprimit gjeostrategjik rus.

KOS thënë Kisha serbe është mekanizmi themelor i ndikimit në zbatimin e politikës të “Botës serbe”. Të themi se e tëra është reflektim i modelit të cilin e luan KOR,në implementimin e pretendimeve imperialiste të Rusisë. Dhe vetë koncepti i “Botës serbe” është reflektim i Rusisë. Tani jashtë çdo dyshimi qëndron se Rusia është e implikuar në destabilizimin Ballkanit,dhe ia ka arritur. Por,ajo që mbetet e pa kuptuar me dyshimin – përse aleatët tanë perëndimor këtë e lejuan,përse lejuan penetrimin e ndikimit rus në shtetin anëtarë më të ri dhe të dobët të NATO-s,Malin e Zi.

Politika Ruse në rajon po ecën drejtë mbështetjes së ambicieve serbe në rajon,si në realizimin e “Botës serbe”,qoftë në defunksionalizimin e Bosnjë Hercegovinës dhe largimit të Malit të Zi nga NATO dhe BE. Atëherë shtrojmë pyetjen,se cili është motive që vendet e perëndimit po lejojnë sjelljen e Rusisë në këtë mënyrë?

Megjithatë,i kthehemi dhe njëherë pyetjes në fillim,duke ditur interesin Rus si dhe metodat që kjo përdor në destabilizimin edhe tjera rajoneve në botë. Pyetja kyçe,që nuk do merrnim përgjigje dhe e thënë do ishte: Jo pse këtë e lejon Perëndimin – Por përse Perëndimi merr pjesë aktive në këtë?

Jashtë çdo dyshimi,por atë shoh unë që me stërzgjatjen e dialogut Kosovë - Serbi,të një diplomacie të komprometuar ,me mbështetje të Serbisë,jo se do të qortonin,veprimet e Serbisë drejtë Kosovës edhe me kërcënime agresioni,atë që ndodhi në Mal të Zi dhe kërcënimet ndaj Bosnjë Hercegovinës,që edhe shërbimet e huaja kanë në dijeni – nuk mund të ndodhnin pa një dritë jeshile nga Perëndimi.

BE mundësoi depërtimin Rus në rajon

Rusia ashtu dhe Vuçiq vetëm nuk do mund të bënin atë që po bëjnë,ekzistojnë mënyra efikase që Vuçiq të ndalohej,po ne shohim se atë askush nuk e ndalon,përkundrzi ai mori hovin me mbështetjen nga BE këtij vetëm sa i frynte era pas shpine duke i dhënë shtytje në realizimin e projektit “Bota serbe”.

Të kujtojmë çfarë ndodhi tani,Peter Stano, përkatësisht Shërbimi i Jashtëm Evropian, po kërkon shkatërrimin e shtetit të Kosovës, që më së paku e nënkupton ndarjen e saj. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch kishte akuzuar Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për trysni ndaj Kosovës, dhe për njëanshmëri ekstreme, pra për qëndrime pro serbe.

“Përsëri Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS përmes zëdhënësit Peter Stano ushtron presion mbi Kosovën që të zbatojë ASSM dhe nëse jo kushtetues kërkon që Kosova të ndryshojë kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë”, kishte shkruar Bosch, në faqen e tij në “Facebook

Kështu, rreziku i vërtet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ndikimi rus në rajon,por fakti që një politikë të tillë vendet e BE po e “tolerojnë”.Po, dhe i japin shtytje me sjelljet e tyre nga e cila shifet se vendet e rajonit për kohë të gjatë nuk do jenë anëtare të barabarta në BE.

Sipas gjykimit tim, rreziku i vërtet për rajonin,nuk vije nga Rusia,pavarësisht se sa të dëmshme janë qëllimet e saja dhe politika e sajë e rrezikshme. Nuk vije ngase pa një tolerim të BE dhe Perëndimit ndaj politikës së saj në Ballkan,kjo edhe nuk do mund të implementonte politikën e saj. Rreziku i madh qëndron në faktin se Bashkimi evropian ka vendosur të mbylli dyert për anëtarësim. Kjo nga vendimi që vendet e rajonit nuk do bëhen anëtare të BE,dhe nga kjo rajoni mbetet në fatin e politikës imperiale te BE që sikur i konvenojnë këto rrethana të krijuara.

Iniciativa sikur “Open Ballkan” dhe ideja si “Bota serbe” janë të mundshme ngase ka ndodhur vakuumi me vendimin se rajoni nuk mund të futet në BE. Me retorikën, ideja e integrimeve evropiane akoma qëndron e gjallë,por vetëm në nivelin e retorikës. Shumë qartë na është thënë se zgjerim nuk do të ketë,kështu politika e BE ndaj rajonit ,në këtë moment,paraqet rrezikun më të madh për stabilitetin e rajonit. Kjo politikë mundëson penetrimin e ndikimit rus në Ballkan.

Bashkimin evropian veç e ka prekur kriza energjetike,për të cilën druan shumë,dhe po të merren edhe sfidat globale që priten ta kaplojnë edhe ky një faktor pse BE as që mendon për zgjerimin,shto këtu edhe problemet e saja të brendshme.

Sfidat globale për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Në rrethana konfliktuoze që gjendet rajoni,në rritje janë apo qëndrojnë edhe rreziqet në rritje,të cilët nuk janë të koncentruar vetëm në një lokalitet,por janë bërë globale,dhe kështu shoqëritë e dobësuara apo vendet e rajonit vështirë se do mund t´u përgjigjen këtyre sfidave,apo duke pasur vështirësi të mëdha.

Pandemia COVID 19 u shfaq në Wuhan, por goditi tërë botën. Do thotë,vendi ishte Ëuhan,në Kinë ,por problem u bë planetar.

Nga rreziqet globale të shekullit 21 parashihen pandemi virusale, ndryshimet klimaterike të cilat mund të gjenerojnë mungesën e ushqimit,mungesës së ujit,konfliktet emergjente,e që ndryshimet klimaterike do shkaktonin një migrim të shkallës së gjerë. Nuk neglizhohen edhe forma të ndryshme të terrorizmit.

Dhe tani ekziston një tip i rrezikut global,ai i sigurisë kibernetike,ngase ne në këtë kohë moderne kemi dy realitete,njëra është ky realiteti klasik dhe e dyti realiteti në fushën e kibernetikës. Thënë shkurt,shoqëritë kanë punë apo ballafaqohen me dy gjeografi; fizike, gjeografia reale dhe ajo virtual,e cila vështirë mund të kontrollohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat