Të gjithë janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes!

Opinione

Të gjithë janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes!

Faton MEHMETI Nga Faton MEHMETI Më 11 nëntor 2021 Në ora: 22:14
LVV

Partitë e PAN-it kryesisht, përfshirë këtu edhe LDK, kanë një gjë të përbashkët: të dëmtojnë me çdo kusht Lëvizjën Vetëvendsoje.

Kjo gjë shpërfaqet edhe tek anëtarësia, tek mbështetësit e partive tjera, të cilat VV i çoi në opozitë, me pushtetin e pushtuar si një grabitqar në një objekt, apo vend të lënë në mëshirën e tyre.

Me VV që nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më shumë janë gëzuar që nuk fitoi VV se sa që kanë humbur vet. Prej nga rrjedh gjithë ky gëzim, kjo “urrejte” e fortë ndaj VV?  Kjo dhe pyetjeve të tilla, nuk është shumë vështirë t’ua gjeni “iletin”.

Vetëvendosje theu hemogjoninë 20 vjeçare të instaluara nga LDK-PDK, të cilat kritikonin, shanin njëra tjetra, fundin e kishin të përbashkët. Loja domino e tyre mori fund, faturën ia dedikojnë Vetëvendosjes, në të kundërtën akoma do të ishin bashkë në qeveri me barcoletat tashmë të nhjohura “për hir të Kosovës”.

Me pushtetin e dizajnuar si një pronë e përjetshme e tyre, ëndërr që mori fund me 14 shkurt, tani janë bërë bashkë, diku zyrtarisht e diku tinëzsisht, bashkë kundër Vetëvendosjes.

Edhe sikur mos të duhen mes vete, është interesi më i madh se “dashnia”, nën katakuplitimin e të paligjshmërisë së tenderëve dhe shumë dallavereve, LDK dhe PDK kryesisht PAN, me të gjitha mjete duan që aty ku është Vetëvendosje në balotazh ta dëmtojnë. Me këtë mëtojnë të marrin fuqinë  dhe besimin “e popullit” për të  ngritur kokën lart si “të besuarti e popullit”.

Të mjerët harrojnë se populli i njeh aq mirë sa i ka dëbuar në opozitë, me debakël. Është shumë e vërtetë se në shumciën e Komunave VV nuk ka garuar me njerëzit më të mirë të saj,  edhe ka mertiruar në shumë komuna të merr dënimin, nga e cila do të marrin leksion për herave tjera.

Gjithashtu jam i pajtimit që Vetëvendosje të kuptojë se zgjedhjet loakle ndryshojnë nga ato nacionale, dhe për shumë kritika të tjera që i meriton. Mirëpo, bërja bashkë e të gjithëvë kundër VV shpërfaq hallin e madh që kanë, hall që buron nga interesat e përbashkëta. Këtë gjë qytetarët e kanë kuptuar, me partië tjera të bëra bashkë që duhet të kuptojnë se: është koha për ta parë vetën në pasqyrë, për tu shkëputur nga e kaluara, nga mendësia, nga mentaliteti i të bërit politikë etj.

Mbi të gjitha të tregohet sinqeritet me qytetarët, të kërkohet ndjesë e sinqertë për të gjithë gabimet që kanë bërë. LDK, PDK më pak përjashtim AAK kanë qenë parti që kanë qeverisur me nivelin lokal, paramendo akoma qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm. Këto parti me paftyrësi thirën në ndryshim. Akoma më keq edhe mbrojnë dështimet si “sukses”.

Rreshtimet pa bindje, pa ideologji, pa interes për qytetarët, për inat të dikujt tjetër, janë mendësi primitive, s’kanë të bëjnë asgjë me demokracinë për të cilën thirrën ditë e natë. Nuk është problem VV, problem më i madh i klasës politike është mungesa e parimeve, ku s’ka parime ka pazare, ku ka pazare ka interesa, e ku ka interesa të ngushta ka dështim në masë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat