E tmerrshme, e pa falshme, mizerje!

Opinione

E tmerrshme, e pa falshme, mizerje!

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:42
Autori

Që nga çlirimi e deri në ditët e ostit, thuajse të gjitha qeveritë, kush më pakë e kush më shumë e zhvaten këtë popull, ia morën pasuritë të cilat ia kishte dhuruar zoti, për interesat e tyre meskine.

Me një fjalë zullumet që ia bënë këtij populli janë të shumta dhe nuk mund të peshohen as me tonelata dhe as me ndonjë mjet tjetër që e njeh historia e vuajtjeve njerëzore.

Edhe tani turri i zullumeve vazhdon në të njëjtin tempo po nga të njëjtit individë thuajse nuk ka forcë intelektuale apo tjetër mendore për t'i dalë zot këtij populli për t'ia heq qafe këta, zullumqarë pasuritë e të cilëve janë marramendëse!

Si është e mundur që në një gjendje të tillë kaq të rëndë as edhe njëherë të vetme Akademia e Shkencave, intelektualë e mendimtarë, nuk e ngritën zërin ndaj këtyre zullumqarëve për t'i demaskuar dhe për t'iu thënë mjaft më me këto zullume ndaj këtij populli të urtë dhe shumë të vuajtur historikisht pa drejtësisht!

Në të gjitha vendet e botës dhe në kuadër të gjithë popujve të botës, kur popujt shfrytëzohen në mënyrë të pa skrupull nga një klasë politike

e pa denjë e pa përgjegjshme e cila në vend që të përmirësojë jetën qytetarëve të saj, asetet e qytetarëve i përvetëson për interesa të paligjshme për tu pasuruar vetë dhe njerëzit për rreth saj.

Në këto situata reagojnë elitat intelektuale për t'i dalë zot popujve dhe qytetarëve të tyre nga zullumet dhe zullumqarët, ndërkaq të ne as njëherë nuk ka ndodh kjo sepse siq mund të pohohet elita intelektuale në vendin tonë thuajse është asimiluar në gjirin e zullumqarëve të popullit për një grusht lek apo për një pozitë krejtësisht të pa rëndësishme të cilën ia afron klika e zullumqarëve!...

Shpresat janë, se u ka ardhur fundi këtyre zullumqarëve për të dhënë llogari para popullit për zullumet që ia kanë shkaktuar si në rrafshin ekonomik po ashtu edhe në atë politikë dhe kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat