Faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë

Opinione

Faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:27
Muhamet Kelmendi

Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk janë produktive për paqen në ketë anë të Evropës. Zëdhënësi i UE, z. STANO, përsëri me stilin e këshilltarit gjoja për të ardhmen e rajonit kërkon formimin e Asociaciomit serb në Kosovë. Në konteskt të gjendjes shumë të rrezikshme, ish-ambasadori i Holandes, z.Bosch, doli në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe e vlerësoj politikën e jashtme të UE të njëanshme dhe shumë të dëmshme.

Asociacionin, z Bosch-, e vlerësoi të rrezikshme dhe UE e kritikoi në parim lidhur me presionin ndaj Kosovës. Në fakt qëndrimet e faktorit të tillë të UE në anim ndaj Serbisë me z.Lajçak dhe Borell kanë marre hovë. Kjo do të shihet shpejt me paraqitjen e Asociacionit si bazë për të ndërtuar dialogun me shtetin serb edhe nga Z.Borell e Lajçak. Duhet thënë se me Asociacionin de-fakto humb Republika dhe nuk ka me funksionalitet shteti i Kosovës.

Ndërsa, deklarata se nuk ka Asociacon një nacional dërgon të Asociacioni multinacional. Këtu është gjithashtu shkaku i rrezikshmërisë së formimit të shtetit të ri serb. Pra, me këtë del se do të ketë Asociacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe në Asociacion. Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion, nëse nuk është OJQ, po ka pushtet ekzekutiv, krahas atij juridike e politike, shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional me shumë qendra jashtë kontrollit dhe të rrezikshme për paqen në rajon e më gjerë.

Asociacioni me pushtet ekzekutiv, ku futen edhe komunat në qendër të Kosovës, kurrë nuk duhet lejuar. Kjo për faktin se krijohet pushtet i pavarur në brendi. Në fakt më mirë është atëhere të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës t’i bashkohen Ĺugina e Preshevës dhe Serbisë t’i ipet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri. Kosovës i duhet Ujmani, Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës. E di se ka kundërshtar. Por në raport me atë çka po i përgatitet Kosova dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje më adekuate.

Asociacioni një nacional ose multinacional dhe mosnjohja e shtetit nuk është zgjidhje. Atë nuk e lejon as Kushtetuta e Republikës. Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për të u shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Ndërsa, ekzistenca në preambulen e Kushteutes së Serbisë të Kosovës si territor serb, është e dëmshme. Por, kjo për z.Stano, z.Borell dhe Lajçak, përkatësisht për UE, nuk po paraqitet si problem. Armatoset Serbia dhe kërcënon me luftë Kosovën dhe UE me kompetentet e vetë nuk reagon. Këto flasin mjaftë! UE nuk ka të drejtë të kërkoj asgjë nga Kosova. Shteti serb duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Kjo është detyra e UE. Nuk duhet kurrsesi të kalon pa dënim. Këtë e dinë mirë UE! Pse nuk vepron?

Por, pavarësisht kësaj, këtë e ka në dorë Kosova!? Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Ka humbur mjaftë. Mbi 20 mijë kilometra katrore i ka të humbura me dhunë dhe gjenocid. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe ose të z Borell e të z.Lajçak. Dialog për paq dhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Natyrisht se këtu prin njohja reciproke. Pastaj, mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të dëmit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb, kuptohet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Evropa dhe SHBA duhet të japin mësim shteteve tjera luftënxitëse dhe kriminale me dënimin e shtetit serb. Mosdënimi është mësim i rrezikshëm për paqen në Evropë e më gjerë. Pra, nuk duhet kursesi të lejohet një shtet si Serbia pa u dënuar ndërkombëtarisht për dhunën e terrorin, për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve. Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë lëshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat