Disa arsye pse unë jam kundër ndërtimit të HEC Skavica

Opinione

Disa arsye pse unë jam kundër ndërtimit të HEC Skavica

Nga: Prof. Ferzileta Gjika - Vladi Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 06:22
Prof. Ferzileta Gjika - Vladi

Gjatë viteve të fundit, rezistenca e komunitetit dibran ndaj ndertimit të digës  së madhe të Skavices, është intesifikuar  dhe është bërë gjithnjë e më e koordinuar. Në disa rajone, si në Fushe-Alie, Luzni, Kastriot, etj ,rezistenca  lokale është bërë  më  e organizuar dhe më efektive. Në fakt  forcimi i lidhjeve nderlokale kontribon në shperndarjen e informacionit dhe burimeve njerzore dhe materiale për të mbrojtur të drejtat e popullit dibran, me të drejta të plota indigjene (vendase). Sot dua të shprehem si bashkeatdhetare, e lindur dhe rritur në fshatin Fushe-Alie, vendlindja ime e cila rrezikohet te mbulohet me ujë nga hidrocentrali i Skavices. Bashkë me të zhduken varret e të parëve tanë , kultura, historia dibrane dhe kombetare , dinjiteti, tradita, dhe e drejta humane për të pasur tokën dhe shtepinë të vetmet pasuri që ne trashegojme nga vendi amë. Sot une i bashkohem motos “Po Dibra, Jo Skavica” e cila është kundër  ndertimit të HEC Skavica, dhe që do të jetë hidrocentrali më i madh jo vetëm në Shqiperi po një nga hidrocentralet me të  mëdha  në Evrope. Nderkohe që Amerika ka ndaluar me ligj ndertimin e hidrocentraleve të mëdha  sic është ai i Skavices, dhe shteti federal merret vetem me mirembajten e hidrocentraleve eksistuese, Evropa kerkon të shfrytëzojë një vend të vogel si Shqiperia të permbysë  siperfaqe tey mëdha  me ujë . Cilat janë arsyet e ndertimit të një hidrocentrali të madh në Shqiperi? !Dhe a është kjo e vetmja rrugë  per të siguruar energji elektrike në vend? 

Energjia hidroelektrike ka qenë një burim i zhvillimit në shumë vende evropiane dhe ende perfaqeson një pjese të madhe të pjesës  energjetike të rajonit. Po a është kjo alternativa  më e mirë për shqiptaret dhe aq më tepër për popullin Dibran? Në përgjigje të vendimit të fundit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar digën më të madhe në vend në rajonin e Dibrës, e njohur si diga e Scavicës po parashtroj opinionet e mia ...

Sot ekzistojnë alternativa më të mira sesa ndertimi i hidrocentralit të madh të Skavices dhe duhet të merren parasysh qysh në planikimin e projektit. Përpara se të zgjedhë një burim alternativ energjie, qeveria shqiptare duhet të hartojë një plan strategjik që analizon nevojat për energji dhe mënyrën më të mirë për t'i arritur ato. Në këtë analizë, duhet të merren parasysh të gjitha opsionet. Është shqetësuese që kjo nuk kjo nuk ndodh tashmë.Për shembull, në rastin e Digës së Scavicës që mendohet të jetë më e madhja në Shqipëri dhe e shoqëruar me dëmtime serioze sociale dhe mjedisore - qeveria shqiptare ka vendosur të mos kryejë një vlerësim paraprak të alternativave. Edhe pse ligjet mjedisore ekzistojnë, dhe vlerësimi është rekomanduar nga ekspertë  të shkences, gjeologise, dhe mjedisit se ky hidrocentral ka me shume efekte  negative sesa përfitime , qeveria shqiptare nuk ka marre parasysh asnjë nga këto rekomandime. Diskutime dhe analiza te mirellta janë një standard ndërkombëtar që institucionet e mëdha kombëtare duhet ta zbatojnë kur investojnë në projekte të këtij lloji.Sot, burimet e tjera të energjisë – që vijne nga era dhe dielli - janë provuar të jenë ekonomikisht konkurruese, mund të ndërtohen më shpejt dhe nuk përkeqësojnë klimen ne vend. Sasia e energjisë  elektrike e prodhuar nga era është rritur më shpejtesi vitet e fundit, kjo fal  avancimit të teknologjise e cila ka ndikuar në uljen e kostos së prodhimit të energjisë  elektrike nga era.

Prandaj dhe prodhimi i energjise nga era, është inkurajuar pasi rrit përfitimet  tatimore shteterore dhe federale për zhvillimin e energjise se rinovueshme në vend.  Shume kompani private sot ofrojne opsione të “çmimeve  të gjelbra”  që u jep mundesi klientëve për të blerë energjinë  nga burime të rinovueshme siç është era. Turbinat me erë  nuk ndikojnë  në ndotjen e ajrit ose të ujit, sepse nuk digjet karburant për të prodhuar energji elektrike.  Janë shqetesuese emetimet e greenhouse gases në atmosphere që vjen nga gjenerimi i lendeve djegese fosile dhe rritja e emetimit te metanit si rrjedhojë  e ndertimit dhe eksistences së hidrocentraleve.Energjia diellore që ve në perdorim panelet solare (diellore), vjen nga qendra e diellit dhe çliron energji në formën e rrezeve diellore. Sipas studimeve shkencore, më shume energji nga dielli bie në tokë në një ore sesa perdoret nga e gjithë bota në një vit.  Teknologjia e perdorimit të solar panel (panelet diellore) konvertojne (shenderrojne) rrezet e diellit ne energji të perdorshme për konsumatoret. Procesi i shndërrimit  të drites (fotoneve) në energji elektrike (tension) quhet efekti PV, teknologji e cila perdor fotone të drites diellore për të goditur silikonin gjysmepercues për të prodhuar energji elektrike. Shumë kompani të energjise elektrike perdorin PV teknologji per te rritur fuqine e prodhimit te energjise elektrike.  Sistemet e PV konsiderohen si menyra më e mirë per prodhimin e energjise së rinovueshme për shkak të disponueshmeires së bollshme për një kohë të gjatë të energjise diellore falas (si lëndë e parë ) në siperfaqen e tokes. Inovacionet në fushen e teknologjies, po perqendrohen në mënyrë aktive për materialet që kanë një ekasitet të lartë në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë, 

Promovimi i politikave të sistemit PV (panel diellor) nga qeveria shqiptare, do të inkurajonin  zhvillimin e tregjeve të PV me potencial të lartë . Energjia gjeotermale, e baticës dhe e valës janë alternativa, potencialin e të cilave as që e kemi parë.Promovimi i digave të mëdha vetëm vonon miratimin e zgjidhjeve të vërteta të energjisë së pastër për të cilat Shqipëria dhe planeti kanë nevojë në menyre urgjente.  Shqipëria ka sasinë më të madhe dhe burimet më të larmishme të energjisë së rinovueshme në Evropë. Burimet e rinovueshme të rajonit mund të sigurojnë pothuajse shtatë herë kapacitetin e instaluar në Evropë, duke përjashtuar energjinë hidroelektrike.Prandaj, megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përtimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me  të gjithë stakeholders (paleve të interesuara) dhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë. Të gjitha palët  e interesuara duhet të vendosin nëse ia vlen të vazhdohet të investohet në hidrocentrale, apo nëse është më mirë të zgjedhësh lloje të tjera të energjisë – duke shmangur kështu ndikimet sociale, mjedisore dhe financiare që vijnë nga digat e mëdha.

Digat e mëdha që shkaktojnë dëme sociale dhe mjedisore nuk janë fitimprurëse.Digat hidroelektrike në shkallë të gjerë kanë pasur - gjatë gjithë historisë së tyre - ndikime negative në grupet e popullsisë vendase, burimet natyrore dhe ekosisteme të  tëra duke çuar më tej rezistencën dhe protestën kundër tyre. Debati mbi digat e mëdha  nderlikohet me tej ne vendet si Shqiperia ku digat e mëdha kerkohen të perdoren si simbole të fuqishme të krenarisë  nacionaliste dhe nderohen si deshmi e perparimit të një kombi, apo perkushtimit ndaj modernizimit. Për  mua digat e mëdha janë struktura betoni dhe shkembore që prodhojnë  energji elektrike duke ruajtur ujin, rrezikojnë  fqinjet me permbytje dhe zhvendosin apo zhdukin komunitetet apo vendbanuesit. Megjithese qeveria e sheh ndertimin e diges së madhe të Skavices si monument të perparimit, unë e shoh si monument të korrrupsionit politik kombetar e nderkombetar dhe të pabarszusë  sociale. Është demonstruar në mënyrë të përsëritur se ndikimet sociale dhe mjedisore të hidrocentraleve janë më të mëdha se sa u menduanfi llimisht. Përveç zhvendosjes së detyruar të popullsise dhe kriminalizimit të atyre që i kundërshtojnë, digat e mëdha përmbytin tokat, zvogëlojnë rrjedhat e lumenjve dhe ndryshojnë ekosistemet e rajoneve fqinje, duke shkatërruar habitatet dhe duke kontribuar në zhdukjen e specieve. E gjithë kjo ndikon në jetën ekonomike, sociale, klimatike dhe mjedisit te komunitetit të Dibrës dhe të komuniteteve përreth, duke kufizuar  aftësinë e tyre për t'u përshtatur me ndryshimet klimatike, që vijne si rrjedhoje e hidrocentralit të ndertuar përbri .  Në aspektin ekonomik kostot aktuale te ndertimit te digave të mëdha  janë shumë të  lartë  për të dhënë një përfitim positiv. Buxhetet dhe afatet kohore të projekteve  të medha te digave janë vazhdimisht të nenvleresuara ose kanë një kosto të fshehur që nuk dihet. Mirembajta e digave të medha po ashtu kerkon një investim tresh në krahasim me koston që e ndërton. Duke pranuar se kostot janë shumë më të mëdha se përtimet, shumë vende evropiane kanë zgjedhur ti çmontojnë diga të mëdha. Kompanite private i kanë hequr tërësisht projektet hidroelektrike sepse nuk janë as ekonomikisht të qëndrueshme dhe as fitimprurëse. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një politike për të refuzuar çdo hua, donacion, strategji ose politikë që mbështet ndërtimin e digave të mëdha. Shteti federal merret vetem me mirmbajten e digave eksistuese  Digat e mëdha kontribuojnë në ndryshimet klimatike.Ndryshimet klimatike duhet të merren parasysh kur diskutohet rëndësia e hidrocentralit. Rezervuarët gjenerojnë sasi të konsiderueshme (1.3% nga njerëzimi) greenhouse gases veçanërisht metanin, i cili është 30 herë më efektiv në kapjen e nxehtësisë sesa dioksidi i karbonit. Po kështu, ndërtimi i digave rrezikon shtime të vlefshme të sasise karbonit. Për këtë arsye, duhet të bëhet një analizë e duhur e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe metanit përpara se të zgjidhet një projekt dige - një proces që zakonisht nuk ndodh.Një aspekt tjetër për t'u marrë parasysh është që ndertimi i digave të medha kontribon në ndryshime klimatike te pakthyera. Reshjet ekstreme rritin sedimentimin, i cili mund të shkaktojë probleme strukturore dhe të zvogëlojë jetëgjatësinë e digës. Thatësirat, tani gjithnjë e më të shpeshta, mund t'i bëjnë digat joefikase .

Akoma më serioze është kërcënimi i digave të mëdha në rastet e motit ekstrem. Ne duhet të rimendojmë  se si do të trajtohen evakuimet masive kur shirat e dendur kërcënojnë një shembje dige dhe përmbytje të pashmangshme. Keqmenaxhimi i digave të mëdha si diga e Scavicës, mund të shkaktojë përmbytje të paprecedentë. Për këtë arsye, ndërtimi i një dige të madhe si diga e Scavicës në Dibër, rrit rrezikun e tejmbushjes, shembjes së digës dhe ky aludim  duhet njohur si një problem serioz. Me kalimin e kohës, diga e madhe si Skavica  do të fillojë të përkeqësohet dhe do të kërkojë investime të mëdha për të mbrojtur komunitetet që jetojnë në rrjedhën e poshtme.Shqiptarët e Amerikës me këtë peticion u bëjnë thirrje institucioneve financiare në Shqipëri të mbështesin ndryshimin që ne si qark i Dibrës kemi nevojë. Ne u bëjmë thirrje atyre të ndalojnë investimin në diga të mëdha, të cilat janë demonstruar herë pas here se janë të rrezikshme për mjedisin dhe komunitetet lokale, të kushtueshme për vendet dhe të papërshtatshme për klimën tonë që ndryshon me shpejtësi, si dhe nje vend i paqendrueshem nga ana e termeteve sizmike. Është koha për një plan më të mirë energjie. Dhe është koha për të investuar në energjinë e rinovueshme jokonvencionale bazuar në vlerësime të plota, të pavarura dhe me cilësi të lartë të ndikimit social dhe mjedisor, planikimi dhe zbatimi i të cilave kërkon edhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ferzileta Gjika Vladi 

AsisteAdjunct Assistant Professor at City University of New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat