Në Beograd, u pi vera e kuqe, simbol i pirjes së gjakut të shqiptarëve të Kosovës (Dardanisë)

Opinione

Në Beograd, u pi vera e kuqe, simbol i pirjes së gjakut të shqiptarëve të Kosovës (Dardanisë)

Hafiz Shala - New York Nga Hafiz Shala - New York Më 5 nëntor 2021 Në ora: 01:30
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq në darkën në Beograd

Në ish Jugosllavi, nuk ishte lehtë të zbulohen, spiunët, bashkëpunëtorët, vasalët, kuislingët, sepse, punonin fshehurazi dhe, kryesisht planet ogurzeza i përpilonin gjatë natës për terr e në konfidencë të plotë.

Dhe, disi, “të thuhet, ishin spiun me marifet”, sepse ruheshin sadopak.

Tani, kur kryeqeveritari i shtetit amë, Shqipërisë, në vigjilën e festimit të 109 vjetorit të Pavarësisë, ani pse të një Shqipërie të përgjysmuar, komb i ndarë në pesë shtete, ai, faqeziu, i sorollatët ministrit të Sllobodan Millosheviqit, të cilët së bashku vranë, prenë e përdhunuan motra dhe vëllezër dardanë të te gjitha moshave e gjinive. Ky, pa pikë nderi, fytyre, morali, as njerëzor e as kombëtar, as ndjenja e as dhimbje ndaj familjarëve që ende presin mëshirën e Serbisë për t’ua dorëzuar të mbeturat mortore të më të dashurve, ky, i harron të gjitha ato dhe i hynë nën sqetull, kriminelit, për të cilin, nuk qe në gjendje ta përkrah vendimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës (Dardanisë), për padinë ndaj krimeve të shtetit serb, në krye të cilit gjendet edhe bashkautori i atyre krimeve.

Dalja krah Serbisë nga ky monstrum me emër shqiptari, praktikisht, po e vë në pozitë “kryeneçe” udhëheqjen aktuale, më e votuara me vullnetin e popullit shumicë, duke ua ndërsyer Evropën, edhe ashtu ledhatuese e Serbisë dhe injoruese deri te sjelljet denigruese e mohuese të gjithë asaj që ajo udhëheqje punon për interesa të popullit dhe shtetit, duke mos u bërë servile në dëm të interesave të popullit, e cila po e zbaton Kushtetutën e vendit si shtet sovran, po e lufton krimin e korrupsionin, ama, nuk po i shkon për shtati një shteti kriminal me udhëheqës kriminel në krye të tij dhe një Evrope, e cila assesi nuk po mund ta përmbijë emrin dhe kombin shqiptar, njërin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe më gjerë.

Pra, Evropa është ajo qe po ia “mprehë brinat” Serbisë që Kosovën (Dardaninë), ta godas më shumë dhe t’i diktojë politikat e sajë ndaj një shteti fqinjë e sovran.

Asociacioni, nuk është çështje ndërkombëtare, për të cilin duhet Evropa apo qoftë edhe Amerika, të debatojë e t’ua imponojë shqiptarëve shumicë, kur ekziston Asociacioni në nivel të shtetit, i cili, me insistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, Evropë e Amerikë, u themelua si shtet multi-etnik duke i përfshirë të gjitha komunitetet, në anën tjetër, duke ardhur në kundërshtim me politikat e vet përpiluara, insistojnë në një asociacion një-etnik me kompetenca ekzekutive.

Duhet ta kenë të qartë se një ngrehinë e tillë në trupin e shtetit të Kosovës (Dardanisë), assesi nuk do të pranohet dhe absolutisht duhet përkrahur qëndrimin e udhëheqjes aktuale të shtetit, Presidentes, zonjës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se, nuk do të lejojnë bosnjëzimin e Kosovës (Dardanisë). Është thjeshtë politikë principiale e parimore, para së gjithash, edhe hap për një paqe e stabilitet, kush do ta kuptojë.

Unë mendoj dhe jam në atë vijë, sikur çdo shqiptar që, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, absolutisht mos të pranohet, qoftë edhe nëse ka nevojë të vihet në pyetje, votëbesimi i udhëheqjes aktuale të shtetit.

Republika e Kosovës (Dardanisë), me një Asociacion të tillë në trupin e saj, nuk mund të funksionojë si shtet sovran dhe ta shtrijë autoritetin e tij në tërë territorin.

Prandaj, çdo insistim i tillë nga kushdo qoftë, lë ta kuptojnë se janë në anën krimit, janë në anën e destabilitetit të rajonit, janë në anën e konfliktit ushtarak si rezultat i kërcënimeve të Serbisë me përkrahjen e Rusisë, prandaj, një konflikt i tillë, nuk do të jetë vetëm konflikt ballkanik, por evropian dhe më gjerë.

Politikat e tilla, janë pro serbo-ruse, prandaj, shqiptarët e Kosovës (Dardanisë), kurrë nuk do të pajtohen dhe ta pranojnë një gjë të tillë.

Pse Bashkësia Ndërkombëtare, asnjëherë, nuk ia tërheq vërejtjen e as nuk e kualifikoi Serbinë si shtet agresor, e cila bërë krime dhe gjenocid në Kosovë (Dardani)?

Kjo i bie haptas se, Serbia, po përkëdhelët, që do të thotë, po amnistohet nga krimet dhe në mënyrën tmerrësisht jo humane, po injorohen viktimat, të cilat ende gjenden në varrezat masive të Serbisë.

Asnjëherë, askush, nuk reagoi, edhe pse të gjithë janë në dijeni se, Serbia, në mbi 2/3 të territorit të saj, qëndron mbi tokat e shqiptarëve të përzërë me dhunë, të vrarë e masakruar, duke i tkurrur deri tek ura e Ibrit, që, fatkeqësisht është pasojë nga e ashtuquajtur Marrëveshja nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër që nga viti 1878.

Kujt po i pengon kjo histori e hidhur për shqiptarët, por e vërtetë të cilën Serbia e mohon, duke shprehur ambicie të reja që për pak nuk u realizua me pëlqimin e udhëheqjes së mëparshme, e cila në momentin e duhur, iu ndërpre kjo ide për korrigjim apo ndarje te Kosovës (Dardanisë).

Por, ju heshtni, sepse i përkraheni udhëheqësit me të kaluarën dhe të tanishmen kriminale, udhëheqës që fatkeqësisht mbajnë emra shqiptare e marrin oksigjenin serb dhe, asaj Evrope plakë, prandaj, shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndërpresin këtë rrjedhë tragjike historikisht në dëmin e tyre.

Edvin Kristaq Rama, lirisht mund të konstatohet se është armik, sa i Shqipërisë, por më tepër i Kosovës (Dardanisë), sepse, me Ballkanin e hapur, po e promovon Serbinë, shtet i cili do të diktojë politikat e kësaj ngrehine dhe njëherësh, kryeministri shqiptar, do ta amnistojë Serbinë ndaj krimeve në Kosovë (Dardani) dhe siç thotë ai se, Serbia, nuk duhet të kërkojë falje tani, por në mbarim.

Që i bie se, Kosova (Dardania), nuk duhet penguar Serbinë në rrugëtimin e saj drejt Evropës dhe në ketë mënyrë po i jep thikë pas shpine, duke e sjellë shtetin e Kosovës (Dardanisë) në bankën e të akuzuarit bile edhe në atë karrige, e cila po e rrezikon stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë, i cili në formën e demagogut të specializuar, flet për Bashkimin kombëtar, që askush nuk i beson, sepse, ky, nuk është as kurrë nuk do të jetë protagonist, përderisa është tërësisht në anën e Serbisë.

Kombi shqiptar në përgjithësi, tani e ka të qartë se kush është armiku i shqiptarëve me emrin shqiptar. Këtë njeri të dëmshëm dhe të rrezikshëm për të tanishmen dhe të ardhmen, urgjentisht ta largojmë nga pushteti, duke filluar me kërkesa nga deputetët shqiptarë në Parlamentin e tyre, deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës (Dardanisë), dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë (Dardaninë) Lindore dhe Diaspora shqiptare, zemra dhe shpirti i atdheut i të gjitha trojeve shqiptare.

Nëse këto kërkesa nuk jetësohen për hezitimin e kujtdo qoftë, atëherë, të organizohen demonstrata gjithë shqiptare, deri në largimin e tij definitiv.

Më këtë veprim, iu bëjmë me dije se, kombi shqiptar është unik kundër se keqes dhe rrezikut, i cili po i kanoset me politikat, lokale edhe atyre ndërkombëtare që, më tokat shqiptare të bëhen pazare për të “krijuar paqe e stabilitet” për të satën here gjatë gjithë historisë.

Kombi shqiptar, duhet apriori t’i ndalojë këto politika dhe për fatin e tij, më në fund, të vendos vet. Të keqën tonë, ne vetë duhet ta eliminojmë, nëse duam që të jemi të barabartë më popujt dhe kombet tjera të Evropës dhe botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat