Edi Rama me Serbinë si Romeo e Xhulijeta me dashurinë

Opinione

Edi Rama me Serbinë si Romeo e Xhulijeta me dashurinë

Nga: Rexhep Torte Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:24
Rexhep Torte

Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare janë të miliona shqiptarëve dhe assesi nuk janë pronë private e Edi Ramës, i cili në Shqipëri është rastësi, i ardhur me vota të kontestuara, të vjedhura, të blera dhe me mashtrime.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë të drejtë morale, kombëtare e njerëzore, të bëjë pazare me Serbinë kriminale për Kosovën dhe për trojet shqiptare.

Nuk ekziston turp më i madh në botë, se sa dashuria e Edi Ramës me Serbinë kriminale, me serbët kriminelë dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Nuk ekziston rast i ngjashëm në botë si i Edi Ramës, që e quan veten shqiptar, e që bashkëpunon me Serbinë kriminale, armike shekullore të kombit shqiptar, e cila me shekuj i vrau, i masakroi, i dhunoi, dhe i ç’nderoi motrat dhe vëllezërit tanë, për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë kriminale në trojet denbabaden shqiptare.

Mjerë Shqipëria dhe mjerë shqiptarët e Shqipërisë, mjerë mbarë shqiptarët me këtë kryeministër, që është pa asnjë pikë ndjenje kombëtare shqiptare.

Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, në tërë historinë shqiptare do të mbetet tradhatri më i madh i kombit shqiptar.

Edi Rama është i vetmi kryeministër shqiptar i cili edhe në shekullin e 21, është dalldisur, është tërbuar, është verbuar nga dashuria për serbët dhe Serbinë dhe i ka braktisur shqiptarët dhe Shqipërinë.

Dashuria e Edi Ramës ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve kriminelë, është poshtëruese, idioteske, e turpshme, tradhtuese dhe ofenduese për çdo shqiptar të ndershëm, fisnik e bujar.

Këtë dashuri të kobshme anti shqiptare të Edi Ranës, e dëshmoi sërish krimineli Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë krimi kriminale në instagramin e tij më datë 3 nëntor 2021, një ditë para Samitit “Ballkani i Hapur” në Beograd, duke prezentuar një fotografi ku shihen në një darkë të përbashkët Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Malit të Zi, Nikolla Dimitrov përfaqësuesi nga Maqedonia e Veriut, Alkesandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë dhe Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë kriminale.

Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet këtij instagrami shprehet plot krenari se mysafirëve u ka dhuruar verëra të shkëlqyera serbe, duke i krahasauar me verërat franceze.

Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit, shkruan në instagram krimineli Alkesandër Vuçiq.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i poshtërove dhe i turpërove këmbë i krye Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, nëse nuk ke ndjenja kombëtare shqiptare, të paktën duhet të kesh një grimcë ndjenje njerëzore, që ta kontrollosh veten ndaj marrëzirave që je duke ua bërë Shqipërisë Kosovës dhe shqiptarëve.

A nuk po e ndjen veten të gabuar, të turpëruar, të poshtëruar dhe të mëkatuar, kur ulesh me kriminelin Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë kriminale, e cila në vitet 1998/99 në Kosovë kreu agresion gjenocidal kriminal, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Duke i transportuar në Serbi mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, për t’i varrosur në varreza masive ose për t’i djegur mizorisht në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Duke dhununar në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tona autoktone të pafajshme shqiptare.

Duke rrëmbyer 1643 shqiptarë të pafajshëm në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Duke e bërë Kosovën shkrumb e hi dhe duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të pafajshëm të Kosovës që ta marrin rrugën e eksodit.

E ti zotrote Edi Rama, me një nënshkrim tëndin në të ashtuquajturat dokumente për “Ballkanin e Hapur”, për hamamin e hapur, ngjashëm si Sllobodan Millosheviqi, po mundohesh t’ia falish gjynahet dhe krimet që Serbia i krreu në Kosovë dhe ta bësh Serbinë kriminale Perandori të Ballkanit në trojet shqiptare.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë amë, kush ta dha ti zotrote të drejtën që të shkelësh mbi dinjtetin dhe lavdinë e dëshmorëve të lirisë, të shkelish mbi dinjitetin e mijëra e mijëra viktimave të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që pësuan nga krimet makabëre e shtazarake të Serbisë kriminale në Kosovë.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, a nuk po gjen në qenien tënde as edhe fije turpi, apo përgjegjësie për këto veprime të tua tradhtare anti shqiptare.

A nuk je në gjendje ta kuptosh se po gabon shumë dhe rëndë, duke e hëngër bukën e Shqipërisë amë dhe duke ia mbajtur dertin Serbisë kriminale.

A nuk po të kujtohen gjenocidet që Serbia me shekuj i ka kryer kundër shqiptarëve për t’i okupuar trojet shqiptare për të dalë në Detin Adriatik.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, nëse je trullosur e nuk të kujtohet, pyete ndonjë historian të të shpjegoj për të ta kthjelluar mendjen e trullosur, dhe të flet për gjenocidet që Serbia kriminale i kreu në vitet 1912/13 në trojet shqiptare, duke vrarë, masakruar, ç’nderuar e dhunuar familje të tëra shqiptare, ku ushtarët e Serbisë kriminale, i ç’nderonin motrat tona shqiptare, ua çanin barkun me bajoneta, i mbulonin trupat e viktimave shqiptare me kashtë, ua jepnin flakën, e hiqnin valle e ngrehnin dolli me gjakun e shqiptarëve, njashtu sikur ti që ngren dolli me verë serbe në Beograd.

O Edi Rana, kryeministri i Shqipërisë, lexo dhe mëso pak nga historitoria e përgjakur shqiptare, dhe largohu nga Serbia kriminale dhe nga kriminelit Aleksandër Vuçiq.

A nuk po turpërohesh e merakosesh fare për planet ogurzeza që i përgatite me Hashim Thaçin, Vlora Çitakun, Baton Haxhiun, Jon Boltonin dhe Richard Grenellin teveqelin, për ta ndarë Kosovën në favor të Serbisë kriminale, plane që t’i zbardhën ndërkombëtarët.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Alkesandër Vuçiq, mund të takoheshe dhe të bashkëpunoje, vetëm nëse Serbia kriminale paraprakisht të kishte kërkuar falje publike për krimet e mkryera në Kosovë, vetëm nëse Serbia kriminale t’i kishte nxjerrë para drejtësisë kriminelët që i kryen tërë ato krime në Kosovë, vetëm nëse Serbia kriminale t’i kishte treguar vendoshjen e varrezave masive ku janë varrosur mijëra e mijëra kufoma shqiptare, vetëm nëse Serbia kriminale t’a kishte zbardhur fatin e personave të grabitur e të zhdukur shqiptarë, vetëm nëse Serbia kriminale do ta kishte njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe vetëm nëse Serbia kriminale do t’ia paguante reparacionet e luftës Kosovës viktimë.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është tradhti e shkuar tradhtie ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, të bashkëpunosh me Serbinë kriminale, e cila nuk pranon se ka kryer gjenocide shekullore ndaj shqiptarëve, e cila nuk pranon se ka kryer krime në Kosovë, dhe mbi të gjitha çdo ditë është duke e kërcënuar dhe duke e rrezikuar Kosovën.

E ti, o Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, që i thua vetes se je shqiptar, në vend që të jeshë pranë Kosovës martire e vëllazërore, ti je vënë në krah të Serbisë kriminale.

Ajo që mund të themi me siguri, është se ti, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, Vlora Çitaku dhe të ngjashëm me ju, do të keni nga një shtatore në mes të Beogradit për tradhtitë që po ua bëni Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

O Edi Rama, vendosja gishtin kokës dhe kujtoje Zotin, sepse pa marrë parasysh i cilës fe je, Zoti i Madhërishëm është Një për të gjithë, dhe po të ndjek hap pas hapi, për t’i paguar mëkatet në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Kot e ke, se nga Zoti i Madhërishëm nuk mun të shpëtosh, as ti dhe askush tjetër, do të vjen dita kur do të dridhen edhe duart, edhe këmbët edhe dhëmbët për të ligat që i ke bërë ndaj Shqipërisë, ndaj Kosovë dhe ndaj mbarë shqiptarëve.

Nga Zoti i Madhërishëm nuk mund të shpëtojë as një njeri dhe më së paku ti me këtë mendësi.

O Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, hiqu Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiqit, se edhe ti, edhe Serbia kriminale edhe krimineli Aleksandër Vuçiqi, për të zezat që ua bëni Shqipërisë, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, do ta pësoni me siguri gjatë jetës fatin tragjik të Romeos dhe Xhulijetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat