Sot unë ngris gishtin – drejtë...

Opinione

Sot unë ngris gishtin – drejtë...

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Ruzhdi Peçani

Kohë të gjatë, lexojmë dhe shkruajmë në portalet dhe rrjetet sociale, për veprimet politikanëve dhe partive politike. Kështu si qytetar nuk heshtim – reagojmë! Pra kështu edhe opinionist dhe analistë shkruajnë dhe reagojnë ndaj qëndrimeve,sjelljeve dhe vendimeve që sjellin politikanët. Ndër këto dymbdhjet vite,duke përcjellur ngjarjet politike edhe përmes televizionit, mund të ken mbërthyer nga emocioni, po dhe stresi.

Njerëzit zakonisht shmangin lëvizjet e duarve kur ata flasin,ashtu që fjalimi t´u jetë më i gjallë dhe ngjyrë emocionale. Shumëhera ne kuptojmë ata që flasin nga lëvizja dhe gjestikulacioni i gishtave,nga ku kuptojmë disponimin dhe çfarë karakteri shpreh ai, si dhe synon  atë që fletë të interpretoj tek të tjerët,apo fletë nga mëria,inati dhe emocionet negative që mund ta kenë kapluar.

Kur gishti tregues ngritet,nënkupton “Kujdes”po dhe “autoritet”. Kur dikujt i drejtohet nënkupton kujdes dhe si vërejtje, po lëvizim gishtin djathtas–majtas, do thotë mohim dhe mos lejim!

Dhe unë unë sot ngris gishtin tregues!

Unë sot ngris dhe drejtoj  gishtin Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të gjitha veprimet e bëra.Për atë kur në Kosovë na u drejtua se “…Kush ngre dorë ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur tradhëtar është një gomar. Këtë di të them unë… ”. Përse do ishim “gomar” z. Rama–ngase nuk pranojmë shkëmbim teritori dhe ndarje të Kosovës? Shiqo gishtin z. Rama dhe ngulite në kokë: Jo, jo, kurrën e kurrës! Nota bene kryeminstër Rama!

Nga vizta e juaj z. Rama, në Beograd në 2014, që ishte një takim i ftohtë, i kishit thënë presidentit Vuçiq: “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian”. Vuçiç: “Kosova pjesë e Serbisë.” Dhe Ju sërish :"Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë…”

Dhe, si ndodhi me Ju që jo larg të jeni në një akord  me Vuçiq? Po, si ua futi Vuçiq me “Minishengenin” që jo shumë kohë pësoi mutacion në “Open Ballkan”.Zoti kryeministër, ky mutacion sërsh pësoi dhe tani si “Bota serbe” – projekt hegjemonist i Serbisë së madhe. Projekti serb i Jugosllavisë që  është një projekt tërësisht politik anti integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kryekput  kundër interesave shqiptare.

Kryeministër Rama, si u bë që në kontekstin Shqiptaro -Serb, këtë pa përmendur vrasjet dhe masakrat,djegëjet,rrënimet,të humburit dhe dhunimet. Pra i shtron si alternativë për ndarjet etnike dhe kufijëve të çelikët që kanë ekzistuar mes dy popujve: “Duhët dhënë rastin të gjithëve të jenë të lirë dhe të kenë lëvizje të lirë,tregtojnë, mundësinë e qarkullimit të kapitalit, shërbimeve, dhe sipas meje – kjo ka të bëjë edhe me heqjen e kufijëve”. Për cilët kufi flisnit Edi Rama? - Shqipëria dhe Serbia nuk janë shtete fqinje!!

Paradoks,z. Rama ju kaherë bashkëpunoni me Vuçiq dhe jeni bërë  partner të ngushtë politik dhe nga ana tjetër rrini larg me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.E dhimbëshme kjo, trishtim .Z. Rama jo vetëm z. Kurti po ju shfaqnit aversion edhe për gjithë lidershioin e Kosovës.

Përse nuk donit t´i shifnit liderët kosovar në Tiranë? Nuk deshët ta pritni dhe takonit Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, tjetra ikët nga salla kur Presidentja znj. Vjosa Osmani –Sadriu fliste para deputetve shqiptarë në Tiranë. Edhe shumë hera kam shkruar për shëmtit e juaja,që nuk janë të pakta. Vazhdoj ta kem gishtin të ngritur dhe t´u them: Mos mohoni historinë  kombëtare me teza idiote …

Pas kërcnimit që Serbia i bëri Kosovës me ushtrinë në kufi dhe Vuçiq ngriti gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe gjandarmërisë, që edhe fluturimi i MIG-29 dhe helikopterve nuk munguan.Patjetër se nuk jeni ndier mirë.

Kështu mutacioni “Bota serbe”, jo se kishte kishte rënë, por kurrë nga ky nuk është hequr dorë. Ky projekt  tani  i bekuar me kryqin me emërtimin – “bota serbe”. Dhe këtë “botë serbe” e proklamoi presidenti i Serbisë dhe sipas tij duhët të përfshintë Republikën Srpska në B&H, Malin e Zi dhe Kosovën.Ballkanit po i fryen era e luftës dhe Vuçiq është problemi. Kryeministër, Vuçiq të dërgoj mesazh nga Beogradi,kur boksierët shqiptar u pritën me fikshkëllima, ishin irituar nga flamuri kombëtar shqiptar, Boksierët e Kosovës nuk u lanë të hynë fare. Ky është “Ballkani i hapur”–apo “Ballkani i mbyllur”, si e quajti eurodeputetja.

Kryeministër Rama, ju sapo u takuat, kokë më kokë Vuçiqin, do vazhdoni të qëndroni miqë?! Me Serbinë armiqsore ndaj shqiptarëve dhe veçmas ndaj Kosovës, që vetëm para disa javësh, kishte demostruar këtë. Njëri nga treshja e “Open Ballkan”, z. Zaev dha dorëheqje. Athua pse z. Rama? Sikurisht, jo se humbi zgjadhjet,kjo mund të ketë qenë preteksti, por ai pos barrës me Bullgarinë u ngarkua edhe me “Open Ballkan”dhe nuk mund t´i përballonte këto sfida.

z.Rama, po ju çdo bëni? Tërhiquni z.kryeministër. Nuk duam të shofim Kryeministrin Shqiptar në këthetrat e Serbisë. Tërhiquni  – o, jepni dorheqje. Jashtë petkut të kryeminstrit,ju edhe mund të qëndroni në miqësi me Vuçiq, mbase aqë shumë jeni lidhur.

… ngris dhe i drejtoj gishtin partive opozitare

Tani unë ngris dhe i drejtoj gishtin partive opozitare parlamentare në Kosovë (PDK, LDK dhe AAK), jam i qetë dhe emocionet pozitive nuk më lënë të jem në stres.

Tani kur Kosova është para shumë sfidave, në planin ndërkombëtar, nga pozita dhe opozita kërkohet një unitet si kurrë mëparë, andaj opozita duhët flakur sjelljet oportune dhe iracionale. E kjo në veçanti PDK të mos sillet me lojën e sajë si hepening politik.

Këto parti opozitare, me sulmet që bëjnë, në parlament, konferenca shtypi, çdo ditë me denigrime dhe  të pavërteta,me të cilat synohet  të ndërrohet matrica e mendsisë kolektive, si apsurd, në të cilat Qeveria e Kosovës – Kryeministri, paraqiten si negativ. Qëllim që kjo qeveri si “anti SHBA”, “anti NATO” rrezikon ardhmërinë e vendit ,se “Kryeministri Albin Kurti do nënshkruaj ‘Zajednicën’ dhe do iki për Norvegji” është skajshmërisht e dëmshme. Opozitar, Kujdes! Jeni future në orbitën e luftës speciale që bënë Serbia ndaj Kosovës.

Ju opozitarë nuk i bëni opozitë pushtetit – po i bëni shtetit,pa asnjkë mëdyshje. Ju jeni treguar se këtë qeveri e njihni dhe pranoni parimisht,por defacto nuk e pranoni, këtë e tregoni qartë, këtë e keni treguar me averzionin që keni të skajshëm gjerë në animozitet,Ju jeni një opozitë destruktive. Dhe pse jeni të tillë. Animoziteti që keni u vie nga emocionet negative dhe neveria që u kanë shkatuar, po edhe dhembjet shpirtrore që u shkaktoi 14 shkurti.

Ju jeni të frustruar, pa ndjenjë keqardhje kështu u ka kapluar mungesa e besimit dhe pasigurisë,se mund të këtheheni ndojher në pozitat ku ishit.

Sjelljet dhe veprimet e juaja si opozitarë ua lexojmë në parlament.  Një numri të caktuar nga ju dallohen se u mungon intelegjenca emocionale, pra aftësia për të perceptuar dhe shprehur, si dhe për të asimiluar emocione gjatë të menduarit, pra, për të kuptuar prizmin emocional dhe për të rregulluar emocionet.

Emocionet shprehen edhe nëpërmjet modifikimeve trupore apo modifikimeve të muskulaturës së fytyrës siç mund të jenë psh.: zmadhimi i bebes së syrit, rrudhosja e ballit, shtrëngimi i dhëmbëve, përplasja e duarve etj. Dhe ne këtu u lexojmë.

Dhe të gjitha këto qytetarët ua lexojnë,përmes kamerave, në seancat e parlamentit. Nga sytë, si pjesë e rëndësishme e fytyrës, marrin pjesë aktive në shprehjen e emocioneve me anë të cilave jepni informacione të ndryshme,për stresin dhe karakterin. Emocione që paraqiten nga stresi, janë të pa kontrolluara.

Suksesi në punët, në jetën shoqërore varen nga inteligjenca emocionale. Kërkimet kanë treguar se suksesi ynë në punë ose në jetë varet 80% nga inteligjenca emocionale dhe vetëm 20% nga intelekti. Dhe në mungesë të kësaj, shumë deputet, nuk u lejon që të jenë më krijues dhe t’i përdorim emocionet për të zgjidhur probleme.

Inteligjenca emocionale nuk është një e dhënë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe levërdia e edukimit. Përgjithësisht njerëzit me intiligjencë të lartë dinë të komandojnë emocionet e tyre më mirë, gjithashtu ata dinë dhe të shpëtojnë nga stresi, si dhe të mos arrijnë ta lëshojnë veten gjatë shpërthimeve emocionale dëshpëruese. Dhe këtu qëndrojnë një numër i deputetve që dinë vetëm të shpërthejnë dhe të jenë edhe vulgar.

Faktori ndërkombëtar ka kuptuar se faktori politik në Kosovë është jo unik dhe i përçarë

Mes ju, si opozitë dhe pozitë mbretron gjendje tejet e tendosur, e pakuptimtë,jashtë racionales. Rethanat ku gjendemi kërkojnë që sa më shpejtë t´i  leni zënkat dhe pëçarjet,të bëhen tok duke ofruar opsionet që do na shpienin drejtë zgjidhjës. Një dialog është i domosdoshëm për interesin e shtetit.

T´i shporrni  veset e pasionet naïve si egoizmin,inatet,xhelozitë bajraktarizmin.Interesi i shtetit është mbi partitë,me këso veprime sikur po tregojmë se ne asgjë, mu asgjë nuk mësuam nga historia e jonë e hidhur.Duke qëndruar kështu të përqarë po i krijohet hapsira djallëzisë serbe që të vazhdoj të na atakoj në kontinuitet  qenien tonë kombëtare.

Patjetër – gishti drejtuar edhe Vlora Çitakut

Si ndodhi që politikania e Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiq, ka zbardhur atë çfarë ka ndodhur gjatë viteve 2018-2020 që kishte trazuar gjithë opinionin në Kosovë,e dnoncuar si ndarje të Kosovës. Doli kjo deklaratë e z-njës Çudiq që tregon bashkëpunimin e Vlora Çitakut me ata që punonin për shkëmbimin e territoreve, ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës.

Dhe tani, enigma qëndron në atë,se qëndron kjo znj.Vlora Çitaku, sesi ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ishit e involvuar apo kishit në dijeni për gjithë projektin për ndarjen e Kosovës?

Zonja Çitaku, si ambasadore që ishit të admironim si “patriote dhe e guximshme”. U vure në lajthitje dhe përqafove intrigat dhe lojen e lobit serb? Nuk do ishte drejtuar gishti në ty, por paksa dihej për ty,nga flirti me Hashim Thaçin edhe u bërë ambasadore. Flitej në Kosovë, ish kryeministri R, Haradinaj të vlersonte si “argate e Thaçit” po dhe Vuçiq dhe Edi Ramës.Pra nuk ishte rastësi se mund të bëheshe edhe ministre në kabinetin e Edvin Ramës?!

Po, na thuaj kush je ti Vlora Çitaku?                                                                                                                                   

Jeni vërtet ajo si dëshmon z-nja Çudiq? Si ambasadore që ishit në SHBA dhe tani nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës  kërkohet nga ju të shpjegoheni,patjetër për opinionin e gjerë publik.                        

Në Vashington përfaqësonit interesat e Republikës së Kosovës apo të Beogradit?                                            

Patjetër se duhët të rrëfeheni. A nuk kishit hamendsuar, kur i keni hyrë kësaj rruge të mbrapshtë trdhëtie, se kjo do shpërfaqej – dhe se  politikisht do ishe e mbaruar?!

P.S  Ngritja dhe të drejtuarit e gishtit tregues, të mos merret vetëm në veten e parë–qëndron edhe në shumës. Pra qëndrojnë edhe qindra mija gishta tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat