Në fushatë të zgjedhjeve lokale, çka duhet të dinë qytetarët e komunave të Kosovës?

Opinione

Në fushatë të zgjedhjeve lokale, çka duhet të dinë qytetarët e komunave të Kosovës?

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Autori

Kanditatët për kryetarë komunash si ata që i kanë qeverisur komunat më parë dhe përseri e synojnë edhe një mandat tjetër të radhës dhe si ata që konkurojnë për herë të parë për t`i fituar zgjedhjet, armën e vetme i kanë premtimet sa të vërteta, po aq edhe të rrejshme.

Ata kanditatë që më parë e kanë qeverisur komunën e caktuar dhe i kanë humbur zgjedhjet për shkak se kanë keq-qeverisur, tani kur konkurrojnë përseri për një mandat tjetër, kryetarin e partisë tjetër, e cila e ka qeverisur në mandatin e kaluar komunën e caktuar e sulmojnë qoftë edhe pa fakte, duke mohuar të gjitha të arriturat gjatë qeverisjës së tij.

Kjo bëhet me qëllimin e vetëm të ardhjes së tij në pozitën e të parit të komunës për të vazhduar avazin e moçëm të keqqeverisjes më shumë për interesa të tija se sa të qytetarëve.

Çka duhet të dinë qytetarët për të mos bien viktimë e premtimëve të rrejshme të kanditatëve që synojnë pozitën e kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 2021, qoftë edhe të atyre komunave që shkojnë në balotazh?

Para se të vendosin se cilin kandidat ta votojnë për kryetar komune, qytetarët duhet të kenë njohuri për të kaluarën e kanditatit në politikë, pastertinë e figurës së tij.

Të jenë të iformuar për sa shtëpi banimi, banesa dhe villa luksoze në vende turistike të ndryshme i posedon dhe se si ka arritur deri te ato ,me të hyra të pasterta apo me të hyra të dyshimta, të pista.

Tek pas ndriçimit të këtyre dyshimeve ta zgjedhin për kryetar komune atë kandidat, i cili me të vërtetë e meriton statusin e të parit të komunës dhe i cili vërtetë mendon dhe preokupohet për t’i zgjidh hallet e qytetarëve, se sa për të arritur ndonjë pasuri të pa ligjshme për veti, siç ka ndodhur jo rrallë herë me ca kryetar komunash. Këta të fundit edhe tani bëjnë përpjekje të mëdha për t`u zgjedhur përseri kryetar komunash duke u premtuar qytetarëve premtime të rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat