Çka mund të ndodh në komunën e Malishevës pas shkuarjes në balotazh?

Opinione

Çka mund të ndodh në komunën e Malishevës pas shkuarjes në balotazh?

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:13
Autori

Komunës së Malishevës po i kanoset një e keqe, e cila para ca vite e pati zhvatur dhe lënë prapa popullatën e kësaj komune,në të gjitha fushatë me interes për të ardhmen e saj.

Të shohim se pas balotazhit a do të jetë në gjendje qytetari i komunës së Malishevës të bëjë dallimin në mes të keqes dhe t’ mirës, në mes tw stagnimit dhe prosperitetit, në mes diktaturës dhe demokracisë si dhe në mes gënjeshtrës dhe të vërtetës…

Para ardhjes së Nismës në krye të qeverisjes së komunës së Malishevës, kjo komunë i përngjante një lokaliteti Afrikanë, pa rrugë, pa shkolla, pa ujësjellës kanalizime, pa infrastrukturë moderne në shkolla, as që bëhejë fjalë për furnizimin e shkollave me kompjuterë dhe mjete tjera për konkretizimin e mësimeve nga ana e nxënësve ..

Një bujqësi dhe blegtorie e prapambetur pa as edhe një përkrahje nga pushteti lokal.

Me fitoren e Nismës, komuna e Malishevës dhe fshatrat e kësaj komune ndryshojnë pamjen e mëparshme të zymtw. Tani të gjitha lokalitet lidhën me rrugë moderne në mes veti dhe me qendrwn komunale, shkolla moderne nga të cilat dija përhapet me shpejtësi gjithandej, Subvencione në bujqësi dhe blegtori, një administratë komunale racionale dhe efikase në të mirë të qytetarëve…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat