Njëqind e njëzet e një vjet nga vdekja e Naimit tonë të madh!

Opinione

Njëqind e njëzet e një vjet nga vdekja e Naimit tonë të madh!

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:47
Naim Frashri

Shqiptarët bashkëkohor për fatin e keq të tyre i ka kapur sëkëlldia se si të pasurohen pa derdh qoftë edhe një pikë të vetme djerse, prandaj kanë harruar t'i kujtojnë njerëz e mëdhenj të kombit si Naimi, Fishta dhe shumë të tjerë pa të cilët historia e dijës së kombit do të mbetej në terr përgjithmonë.

Madje, madje kohëve të fundit kanë dalë në dritë shumë të panjohura të ca burrështetasve shqiptarë të cilët gjatë qeverisjes së Shqipërisë e kanë verbuar arsimin me veprimet e tyre anti-kombëtar, ndër të cilët një vend të rëndësishëm për të keq e zënë diktatori Hoxha dhe klika e tij udhëheqëse.

Partia e punës së Shqipërisë, në kohen e sundimit të Enver Hoxhës, ndaloi me dekret të veçantë që në korrikulatmësimore në të gjitha nivelet e shkollimit të përfshiheshin për tu mësuar shkrimtarët më të mëdhenj të kombit shqiptarë siç ishte i madhi Gjergj Fishta, Bilal Xhaferi dhe shumë të tjerë.

Një veprim i tillë anti kombëtar shqiptarë i regjimit Hoxhist ishte pasojë e vëllazërim Bashkimit me serbo- rust- Jugosllav, të verbuar nga ideologji staliniste dhe Titiste anti kombëtare shqiptar...

A do të kishte besuar kush, se në takimin Tito Enver , pas përfundimit të luftës dytë botërore në pyetjen e Titos - Enverit, se qka të bëjmë me Kosovën , udhëheqësi shqiptar t'i ketë thënë Titos, mbajeni ju Kosovën se atje ka shumë element anti Komunist dhe mund t'i sjellin telashe shtetit shqiptarë ...

Pra thënia e të madhit Faik Konica , akoma vazhdon të jetë aktuale për shqiptarêt edhe pas kaq shumë vitesh:" Ruana zot Shqipërinë nga shqiptarët"!!!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat