Nuk luan rol se si e ku rreshtohet Albini në fotografi, por çfarë dobie sjell politika e tij

Opinione

Nuk luan rol se si e ku rreshtohet Albini në fotografi, por çfarë dobie sjell politika e tij

Nga: Lirim Gashi Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:39
Autori

Individëve që vlerën e Albin Kurtit po e masin përmes rreshtimit në fotografi me kolegët e tij të vendeve fqinje, dua t'ua përkujtoj se njëfarë Hashim Thaçit që tashmë është bërë banor i Hagës, Vuçiqi ia pat rezervuar në Paris vendin pranë Makronit dhe Putinit.

Por, rezultati që doli nga ai takim ishte tentimi për copëtimin e territorit të shtetit, zemrave të familjarëve të viktimave dhe dinjitetit të individit dhe kolektivit.

Dua t'ua përkujtoj individëve të tillë gjithashtu se Vuçiqi ia pat mundësuar një Show të paparë një farë Edi Rames në Beograd.

Një Show aq të paparë, saqë nuk e la indiferent pothuajse asnjë shqiptarë.

Por, rezultati që doli nga ai Show ishte Mini Shengeni dhe Ballkan Openi.

Kështu që kur shkruani për këtë fenomen pa e futur në funksion trurin, vetëm sa dëshmoni që jeni ose injorantë të paparë, ose njerëz dashakeq deri në Nirvana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat