Vrasja e 19-veçares në Tuz, vepër misterioze e cila trishtoi thellë Malësinë

Opinione

Vrasja e 19-veçares në Tuz, vepër misterioze e cila trishtoi thellë Malësinë

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Vrasja e 19-veçares në Tuz vepër misterioze e cila trishtoi thellë Malësinë. Edhe pse Bibla dhe Kurani e ndalojnë dhunën ndaj femrës ( gruas) dhe atë e ngritin në nivel më të lart se mashkullin ende shqiptarët vazhdojnë të mos i binden urdhrit të këtyre librave të shenjtë të fesë.

Vrasja e vajzës 19 - vjeçare Shejla Bakija, para shtëpisë së saj në Tuz nga i dyshuari Ilir Gjokaj, është një ngjarje e rëndë e cila trishtoi thellë Malësinë. Ky ekzekutim është vepër mizore, e pashpirt, e egërsishme, e përgjakshme, kërdi. Një krim i përbindshëm. Dhe nuk ka më përbindësh se injoranca.

Duke dëshiruar të vë në pah ndryshimet midis dy gjinive dhe shkaqet që çojnë në vrasje po i referohem shprehjes popullore: “Kur lindin vajzat qajnë trarët e shtëpisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat