Policia e Kosovës (Dardanisë), krenaria e shtetit dhe e kombit

Opinione

Policia e Kosovës (Dardanisë), krenaria e shtetit dhe e kombit

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 3 tetor 2021 Në ora: 07:38
Policia

Zbatimi i sovranitetit të një shteti në tërë territorin, është sinjal i cili i dërgohet, qytetarëve të Kosovës ( Dardanisë), fqinjëve tanë miq e armiq, miqve tanë ndërkombëtar dhe, në përgjithësi Bashkësisë Ndërkombëtare dhe shumicës së shteteve të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës ( Dardanisë ) më shumë se 2/3 e të gjitha shteteve të botës.

Pikënisja nga, serioziteti, vendosmëria dhe guximi i materializuar me dije i organeve shtetërore në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve, janë garancë se perspektiva e atij vendi është në horizont.

Ani pse, dokumentet e nënshkruara nga ish qeveritë, pushtetarët në koalicione për të qeverisur më vendin në vitin 2011 pastaj në 2015, duke i prolonguar nga pavendosmëria, guximi, pritje për të marrë leje ose sugjerim pér punët dhe detyrat shtetërore nga faktori ndërkombëtar, në rënd të parë SHBA-t, qe i bie, se nuk e patën guximin qe t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara, do të thotë së, ish pushtetarët, i kishin duart e vetë lidhura. Nga kush ose pse?

Sepse, dikush ishte i shantazhuar pasi qw, siç thotë populli, "kishte bërë ve me dreqin.

Qw nga viti 2011 e deri në vitin 2015, nuk e kishin pasur guximi  ta realizojnë atë qw marrëveshja i obligonte dhe Kushtetuta i detyronte.

Kaluan 5 vitet e para, asgjë. Kaluan edhe 5 vitet e dyta, 2015- 2021, asgjë. Më në fund, Qeveria Kurti 2 e fillojë zbatimin sepse, nuk ishte e shantazhuar, as nga Serbia, as nga bashkëpunëtorët e krimit dhe të trafikimit të mallrave në mënyrë të jashtëligjshme më strukturat paralele në veri të cilat, shëtiteshin nëpër zyrat e qeverive të mëparshme sikur kur shkojnë në vikend më farmerka por, po ata farmerkashët, ua sollën fitoren qeverive sepse, ua siguruan votat më pëlqimin e Beogradit, duke i pritur deputetët e Listës serbe më orë të tëra i tërw Parlamenti për t’ua siguruar votat

Dhe, rezultati është ky, 10 vjet apo 120 muaj nuk e realizuan reciprocitetin sepse, po të hidhëroheshin bashkë biznismenet serb të strukturave paralele në veri, do t’ua qesin harpallakun të cilin, gjithsesi një ditë do t’ua thonë troç.

Prandaj, i gjithë ky kor i përbashkët më serbët e veriut kundër vendimit të Kryeministrit Kurti, është zavall qe nuk po mund të flenë të qetë.

Në një shkrim timin në ditën e parë që ka filluar bllokimi i rrugëve kundër kushtetuese të një pakice serbe, menjëherë e kamë cekë se kjo, nuk ka të bëjë asgjë më çështjen e tabelave por, thelbi është të paralajmërimi se, Serbia përmes manipulimit të serbeve të veriut, ta qes mullanin aty ku e ka, të “Zanednica” e komunave më shumicë serbe e nënshkruar më 2011 e përsëritur në 2015 e qe, për qellim e ka defunkcionalizimin e shtetit të Kosovës ( Dardanisë), duke e kontrolluar përmes këtij organi i cili, jo qe nuk duhet pranohet më qdo kusht ose çmim, por as në ëndërr të shihet.

Asociacioni, si kancer i përjetshëm në trupin e Kosovës ( Dardanisë), askush nuk guxon ta realizojë e zbatojë sepse, më një lloj të kësaj forme të organizimit të një pakice nën 5% të popullatës shumicë, më kompetenca ekzekutive të kërkuara nga Serbia, është shkelje e Kushtetutës, të cilën edhe Gjykata Kushtetuese e ka kontestuar duke i paraqitur shkeljet e 23 neneve dhe, ndër më të rëndësishmet është se, po shkelet principi i themelimit të shtetit të Kosovës (Dardanisë), si multietnik sipas Planit të Athisarit i cili ka qenë kompromisi më i dhimbshëm që Kosova (Dardania) e ka kapërdi por, në interes të arritjes së një paqe të përhershme, u  krijua një shteti unitar pa dallim numrin dhe përqindjen e pakicave.

Ekziston Asociacioni i Komunave të Kosovës( Dardanisë), prandaj, nuk mundemi, nuk guxojmë e as nuk lejojmë një pushtet të tretë në trupin e Kosovës (Dardanisë) i kontrolluar nga Serbia.

Asociacioni i Komunave më shumicë serbe, nuk kalon. Këtë, duhet bërë më dije, miqve dhe armiqve tanë, pa marrë parasysh qe ndoshta dikush do ta marr guximin të na e qesë në tavolinë,” merre ose leje”.

Është e sigurt së një ofertë e tillë asnjë pushtetar, qeveritar, individ apo, kushdo qoftë ai që ta  veje nënshkrimin në një dokument të tillë që e defunkcionalizon shtetin.

Rasti i fundit është shumë sinjikativ se, çka do të ndodhte më një ngrehinë të tillë në trupin e shtetit që, i bije se Kosova ( Dardania), tërë kohën duhet me jetuar më përcjellje, me intervenime nga jashtw e, me ndore siç thoshin të vjetrit.

Evropa dhe SHBA-t, ma në fund, nëse duan paqe, stabilitet e zhvillim normal të shtetit për mirëqenie të të gjithëve, duhet bërë me dije Serbisë se, nuk mund të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër sovran e posaçërisht ndaj atij ndaj të cilit ka ushtrua gjenocid, duke mos u penduar e kërkuar falje.

Unë, nuk mund ta kuptojë se si, një shtet mund të lëshojë dokumentacion në një shtet tjetër.

Nuk mund të lejohet që, qytetarët e çfarëdo nacionaliteti qofshin ata, t’i djegin institucionit e shteti të tij.

Policia e Republikës së Kosovës( Dardanisë), ka treguar profesionalizëm të lartë të një policie bashëkohore, maturi, durim dhe gatishmëri që këtë situate ta tejkalojë duke u përmbajtur ndaj provokimeve, fyerjeve, sharjeve edhe në baza kombëtare, gjithnjë duke e pasur parasysh se, ata qytetar janë të Kosovës( Dardanisë) dhe janë të manipuluar, të dirigjuar, të shantazhuar nga shteti serb, prandaj, edhe nuk ka reaguar konform rregullave për sigurinë të një ambienti dhe nuk i ka konsideruar fajtor kryesor. Fajtore, është Serbia dhe ajo duhet të ndëshkohet, ndalët dhe të disiplinohet

Përndryshe, çdo zgjidhje tjetër qw kalon përmes Asociacionit, nuk çon të një paqe dhe qetësi afatgjate. Ky është edhe qëllimi i Serbisë.

Kësaj i thonë, murin e prishur, ta mbulosh me tapet, letër dekorative.

 

Hafiz Shala

New York

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat