Sistemi gjyqësoro-prokurorial në Kosovë ka shënuar suksese

Opinione

Sistemi gjyqësoro-prokurorial në Kosovë ka shënuar suksese

Muhamet Kelmendi Nga Muhamet Kelmendi Më 1 tetor 2021 Në ora: 08:59
Ilustrim

Nuk mund të thuhet se ka vetëm dështime.

Natyrisht se në punën që ka kaluar dhe që po kalon ka shumë vështirësi në punën e vetë.

Vështirësitë janë të natyrës profesionale, zyrtare dhe politike.

Megjithatë, vështirësia kryesore për një sistem të suksesshme është ndikimi politik dhe korrupsioni në sistem.

Këto dy baza e kanë dëmtuar shumë punën e sistemit të drejtësisë.

Tash kjo po del edhe hapur.

Përndryshe nuk do të kishim përpjekje për të nxjerrë Lagjin mbi VETTING.

Korrupsioni dhe ndikimi politik janë të dukshme. Ato dalin në dënimet dhe në mos dënimet e shumë subjekteve.

Ka raste të shumta që edhe janë parashkruar. Sidomos lëndët nga dëmi material dhe moral ka parashkrime.

Humbje nga lëndët e parashkruara dhe të pazgjidhura janë të larta. Shumë kontrata janë nëpër gjykata kanë humbur vlera të bëra deri në 50% e më shumë.

Shume vepra penale nga fusha korruptive janë vjetërsuar.

Shume vepra penale ekonomike dhe financiare janë lënë pa zgjidhur dhe sot janë të vjetërsuara. Ato janë futur në arkiva dhe tash nuk ka të drejtë shqyrtimi.

Sidomos veprat penale nga fusha civile janë në pozitë të rënd.

Janë kryer me dhjetëra vepra penale dhe nuk ka përgjegjësi.

Kështu është krijuar një gjendje ku i tërë sistemi i drejtësisë ka dështuar në fushën ndjekjeje penale nga fusha e krimeve të karakterit financiar etj.

Edhe veprat e ndryshme nga fusha kontraktore janë në pozitë të rëndë. Ka vepra që tërësisht janë parashkruar.

Faktet flasin se ky sistem duhet t`i nënshtrohen një shërimi të gjerë. Nuk mund të lejohen format e tilla të punës.

Si në luftë kundër korrupsionit, krimit politik, veprave nga fusha civile e tregtare, të gjitha duhet të nënshtrohen ligjit.

Nuk lejohen parashkrimet.

Po kështu duhet shikuar profesionalizmin e të punësuarave, performancen dhe pasurinë e krijuar.

Janë kështu tri baza që shpëtojnë sistemin. Të tria janë prezente në kuadër të të punësuarave në sistemin tonë të drejtësisë.

Këtu lypsen masa konkrete këtë.

Ligji mbi VETTING ka mundësi të shërojnë gjendjen.

Varet shume nga përmbajtja e normave dhe mënyra e aplikimit te tyre ne jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat