Matematika e zgjedhjeve lokale tetovare

Opinione

Matematika e zgjedhjeve lokale tetovare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:53
Sulejman Mehazi

Sipas gjithë analizave se kush do bëhet kryetar i Tetovës del se partitë maqedonase LSDM-VMRO me afër 10000 vota do vendosin për kryetarin e ardhshëm të Tetovës

Grupi tjetër i partive shqiptare është pesë: BDI, ASH-ALTERNATIVA, BESA, PDSH dhe partia më e re Lëvizja për Shtet dhe Drejtesi-LSHD, logjikisht del se votat tona shqiptare do përçahen në pesë anë.

Lufta e partive politike për Tetovën do jetë e ndarë në dy tabore interesash, një, i partive në pushtet: BDI, BESA, PDSH, LSDM, dy, i partive opozitare: ASH-ALTERNATIVA + VMRO dhe LSHD.

Sipas të gjitha gjasave asnjëra prej partive nuk do fitojë në turrin e parë e do shkojnë në balotazh, lufta e balotazhit do bëhet në mes dy partive shqiptare, sipas të gjitha varianteve del se finaliste për të fituar fronin e Tetoves do jetë Teuta Arifi e BDI-se me Vullnet Murselin e ASH-ALTERNATIVA apo Bilall Kasamin e Besës.

Derisa finalistja e parë e Tetovës dihet, ajo do jetë Teuta Arifi, kurse finalisti i dytë do jetë në mes ASH-ALTERNATIVËS dhe BESËS.

Për Teuta Arifin e BDI-së më e përshtatshme do të ishte që në  balotazh të përballet me Vullnet Murselin e ASH-ALTERNATIVES sesa me Bilall Kasamin e Besës, nëse Teuta Arifi në finale përballet me Vullnet Murselin atëherë interesat e partive në pushtet BESA, PDSH e LSDM do dalin në shesh duke anuar Teuta Arifin e BDI-së, po nëse Teuta Arifi në turrin e dytë të balotazhit përballet me Bilall Kasamin atëherë shanset për të fituar Tetovën janë të vogla për shkak se jo vetëm votuesit e Vullnet Murselit të ASH-ALTERNATIVA do votojnë kundër Teuta Arifit, por edhe VMRO-ja, pse jo edhe votuesit e LSDM-së që koalicionuan së bashku me Besën gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Edhe pse kemi respekt të madh për kandidatin e PDSH-së, prof.dr. Sadi Bexhetin, por gjasat për të fituar Tetovën janë te vogla për shkak se PDSH-ja e ka humbur përkrahjen e tetovarëve, profesor Sadi Bexheti më shumë do votohej sikur të   ishte i pavarur sesa në emër të PDSH-së.

Kandidatin tjetër doktorin e nderuar, Afrim Ibrahim-Fanda, të vyerin, patriotin e burgosur të viteve të flakta 1980, të partisë së re me seli në Tetovë, LSHD e lam për në fund për shkak se partia e tij e Lëvizjes dhe Drejtësisë sapo është formuar dhe qytetarët tetovarë nuk kanë njohuri  për partinë e re, por edhe për Afrim Fandën, jo vetëm kaq po i nderuari Afrim Fanda gjatë kampanjës zgjedhore është shumë pasiv pa farë reklamash bilbordesh e videospotesh që janë të vlefshme për qytetarët e pa informuar gjatë kampanjës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat