Qosja vetëm sa nuk e shpalli Ramën shkencëtarin e shekullit!

Opinione

Qosja vetëm sa nuk e shpalli Ramën shkencëtarin e shekullit!

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:24
Autori

Me rastin e vizitës së Ramës në Kosovë, profesori Qosja e mbajti fjalën falenderuese, me rastin e dekorimit të tij nga Rama.

Qosja me këtë rast kryeministrin Rama e ngriti në qiell, e quajti shkrimtar, poet, piktor, artist, eseist, krijues, prozator, politikan të shkëlqyer dhe ia dha titullin  intelektual.

Me fjalë të tjera Qosja vetëm sa nuk e quajti Ramën, hulumtuesin, zbuluesin dhe shkencëtarin e shekullit.

 Ndoshta për momentin profesor Qosjes nuk iu kujtuan nga mosha këta titujt e fundit, sepse do ta kishte emëruar gjithësesi edhe m ta.

Rama i entuziazmuar nga këto epitetet që ia tha Qosja, aksionet e Vuçiqit i quajti manovra teatrale të panevojshme, kurse indirekt atij i dërgoi sinjale se Open Ballkani nuk ka vdekur, duke iu kundërvënë dhe kritikuar qëndrimin e Kurtit.

Derisa Rama e vizitonte Universitetin e Prishtinës, një studente ndoshta pa qëllim e demaskoi duke i thënë se je një ikonë e modës.

 I kishte thënë ajo me një prapavijë, që epitetet të cilat ia kishte drejtuar Qosja atij nuk qëndronin, apo dëshironte ta lavdëronte nuk dihet. Sidoqoftë, kjo thënje e saj ishte e qëlluar për t´u komentuar në mënyra të ndryshme.

Profesor Qosja për Kurtin tha se është i ditur, duhet ndjekur ligjërimet, intervistat, shkrimet dhe mendimet e tij sepse janë përmbajtësore.

Ndoshta po ashtu nuk iu kujtua fjala t´i thoshte Kurtit : është një enciklopedi në vete i fushafeve të ndryshme, sidomos filozofike dhe politike.

Edhe pse Kurti nuk ka botime, nuk ka desirtacione, nuk është eseist, shkrimtar apo poet, por ai e ka dëshmuar veten se posedon aftësi dhe ide që shumë kush nuk mund të krahasohet me te.

Janë të njohur Elon Mask, Zuckerberg, Bill Gates, Steve Jobs etj. të cilët kishin ndërprerë studimet e tyre, po kishin treguar gjenialitet dhe suksese të jashtëzakonshme në jetë.

Një ditë më pas, pasi Qosja i kishte thurur elozhe Ramës e lexova një shkrim të Spartak Ngjelës, i cili Ramën e quante të paaftë dhe mësues vizatimi.

Ngjela e quante kështu Ramën, duke i parë sjelljet dhe qëndrimin e tij ndaj Kosovës, në relacion me Vuçiqin dhe projektin e tyre, Open Ballkan.

Rama gjatë vizitës në Prishtinë sado që u mundua ta përmirësoi imazhin e tij të rrënuar në Kosovë, prap se prap nuk hoqi dorë nga kjo ideja e marr e tij, Open Ballkan.

Nuk dihet edhe çka duhet të ndodh që ai të këndellet, apo nuk don ta pranoi gabimin trashanik me një kërkesë të tillë absurde.

 Kosova është në gjendje lufte me Serbinë, e cila ka sjellur të tërë arsenalin luftarak të saj në kufirin e Kosovës vetëm për targa të automjeteve, kurse ai flet absurditete të tilla.

Ku është interesi i Shqipërisë këtu, nëse nuk është edhe i Kosovës. Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për Bashkimin Evropian, e jo të shpikin Minishengena e Open Ballkana, nën rekomandimin e kriminelëve nga Serbia.

Apo Rama me “gjenialitetin e tij prej intelektuali”, me nënshtrim mendon ta demokratizoi Serbinë. Këtë tezë të tij e hanë vetëm enveristët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat