Pa dorëza...!

Opinione

Pa dorëza...!

Nga: Agron Shabani Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:48
Agron Shabani

Çdo e metë ose padituri e mundshme objektive dhe subjektive tek personi ose individi, në të shumtën e rastëve e kanë adresën ose origjinën e tyre në "adoleshencën" ose "tabula rasën" e tij shpirtërore, emocionale, kulturore, morale, edukativo-arsimore dhe kështu me radhë.

Gjithësia është komplete dhe definitive, por gjithëmonë e pakufijshme ose infinitive.

Ashtu është edhe me "kosmosin" ose "universin e brendshëm" shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjikë të njeriut. Sidomos me imagjinatën dhe fantazitë e tij iracionale ose halucinative.

Njerëzit e ditur dhe të thelle janë si qirinjët apo si yjet e panumërt në universin e pafund në atë menyrë që shpeshherë e djegin (kallin) vetën ose njëri tjetrin në emër të dritës dhe shkëlqimit global ose universal.

Në instancë të fundit, pos Zotit dhe natyrës, asgjë nuk është e përjetshme ose absolute, por vetëm e përkohëshme ose relative. Zatën, pikërisht këtu ndoshta ndodhët ose ekziston edhe formula ose sekreti i jetës dhe vlerave të saj hyjnore ose univerale.

Ato që na dukën përjetësishtë të pabesueshme dhe të pakuotueshme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe kuptohen.

Në këtë frymë për njohjen, pranimin dhe respektimin e çdo ligji ose fenomeni të mundshëm natyrorë ose mbinatyrorë, njeiut i duhen ose nevojiten edutata, kulutura, intuita, intelegjenca, njohuria (dituria), morali dhe besimi i tij.

Mëqe sot rolin dhe misionin e "oratorit publik", patriotit, intelektualit politik, analistit ose opinionistit, e ka në dorë gjithëkush ose askush.( Bovi, movi, vovi!): Shprehur me "gjuhën e vdekur" latine: Kjo do thotë diç (diçka) në mes "lapsus verbae, lapsus linguae dhe lapsus calami"!

"Fortuna ad hominem plus quam consilium...?!"

Njeriut me shumë i duhet fati, se sa mendja ose logjika!? Sidomos në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta reaksionare dhe anakronike.

E përkthyer ose deshifruar ndryshe, sipas disa "analistëve" banalist, stupid, nebuloz dhe mediokrit, kjo do thotë se: "Presidenti historik", Ibrahim Rugova me Anton Kolën, Kolë Berishen, Isa Mustafën, Sabri Hamitin, Fatmir Sejdiun, Bujar Bukoshin ose"apostujt e parë" të LDK-së, i kanë bërë dhe fituar edhe luftën çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, edhe lirinë (çlirimin), edhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, edhe, edhe....!!!

Ndërkaq, Adem Jashari ose Hamzë Jashari së bashku me Ramush Haradinajn, Luan Haradinajn, Shkëlzen Haradinajn, Daut Haradinajn, Fehmi Lladrocin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Pjetër Shalën, Nasim Haradinajn, Fatmir Limajn, Rexhep Selimin, Rrustem Mustafën (Remin), Adem Demaçin, Albin Kurtin etj.., kanë tjerrur lesh ose tredhur miza!!!

Çka di dhia se çka është taxhia, apo ç'di dhia se ç'është boza ose limonata, pashë besën!!!

"Nosce te ipsum...

Errare humanum est Errando discimus"( ...)

U mor vesh se në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë procesëve ose paradokseve të ndryshme shtetërore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, analitike, publicistike, kulturore etj.

Filozofia, politoligjia, sociologjia, psikologjia, kultura, politika dhe shkenca, janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe nëndjekës ose vezhgues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike etj.

Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional dhe funksional, mund të jenë ndjekës ose vëzhgues, por jo edhe krijues, arkitekt ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi.

Gjithashtu, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.

Së kendejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose heronjë që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, postin, funksionin, konceptët, profesionin, lirinë (çlirimin), popullin (kombin) dhe shtetin e tyre e tyre, por, jo edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një kombit apo të një shteti.

Kur zhduken shkenctarët, krijuesit, artistët, kulturologët, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes.

Në këtë frymë, gjithashtu të rëndësishme, kruciale ose esenciale, janë edhe marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzvve të pasur ose industrialistëve dhe botuesve ose editorëve profesional dhe kompetent me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, si për shëmbull, është 'figurë e trashë' ose personalitet i shquar në botën ose jetën e njohur intelektuale, kulturore dhe politike të Kosovës, i cili ka botë, ide, teori, rezon, kreacion, inovacion, motivacion, narracion dhe vizion të njohur shkencor, intelektual ose intelegjent mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkohore.

Në një shtet dhe shoqëri të avancuar politike, ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdolloj

marrëdhënieje me praxisin, e bën të mundur integrimin e edukatès dhe kulturës institucionale dhe funksionale në kuader të një administrate të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike.

Kosova nuk e ka luksin e as fatin e një shteti dhe shoqërie të lartë industriale dhe ekonomke ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, penetron, reflektohet, interferon dhe kontribuon duke i mbajtur në jetë edhe popullin (kombin), edhe shtetin, edhe pushtetin në emër të harmonisë, koekzistencès ose paqës sociale, qytetare dhe politike.

Është teza e kulturës institucionale dhe konstitucionale si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të shtetit dhe pushtetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politik nè Kosovè.

Kjo mbase do duhej të ishte njëra prej sfidave kryesore të Kryeministrit Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në anën tjetër ndërkaq, z. Kurti do i ketë perballë edhe Vuçiçin, Daçiqin ose lidershipin serbian...Ata shkatèrrues, minues, sabotues, diverzant dhe mohues të zellshëm dhe të rrezikshëm të lirisë, shtetit dhe pavarèsisë së Kosovës, të cilët "vejnë dorën në brez ose revole" sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e liderit, politikanit, diplomatit ose një intelektuali të lartë politik në Kosovë si Albin Kurti etj. Kjo përmes idealizimit, stisjes, rimimit, valorizimit dhe glorifikimit sistematik të "mitit" ose gènjeshtrës së njohur serbe mbi Kosovën.

Ndaj, detyra ose misioni i një lideri intelektual ose intelektuali politik dhe dialektik të kulturës shtetrore dhe nacionale si Albin Kurti etj..nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të popllit (kombit), shtetit, pushtetit ose politikès nga ligji dhe administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj., dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare.

Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar tej mase, nè përbërjen e secilës premtimi i saj për liri, lumturi, drejtèsi dhe barazi individuale dhe kolektive, do mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me instalimin, aplikimin dhe përgjithësimin e një edukate dhe kulture më të gjerë shtetrore dhe nacionale në kuptimin e plotë të fjalës, ku interferenca dhe varësia e saj nga rrethanat materiale, konjukturale, nomenklaturale, sociale, ekonomike, ushtarake (luftarake), politike dhe diplomatike të botës ose shoqërisë aktuale ose ejzistuese, si dhe të atyre të së kaluarës, nuk do ndikonte ose kontribuonte në zbutjen, zbehjen dhe frustracionin e këtij realizimi.

Me fjalë të tjera, energjitë shkencore ose kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose atropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

E tërë kjo në saje të frikës, qyqarëllëkut, naivitetëve dhe paradokseve të njohura reaksionare dhe anakronike të "krahut pacifist" ose "institucionalist" të LDK-së ndaj SPS-sit dhe regjimit të instaluar (krimunal dhe gjakatar) të Millosheviçit-para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pa i harruar këtu edhe "draftin" famëkeq të Christopher Hillit së bashku me ngritjen e "komisionit të përbashkët hetues ose investigues në mes Kosovës dhe Serbisë mbi hulumtimin dhe identifikimin e krimëve të kryera nga UCK-së dhe soldateska kriminale dhe gjakatare serbe, gjatë luftës në Kosovë" etj...!!!*

Hedonizmi apo "heriozmi" i Hashim Thaçit dhe jeniçerizmi i Ramush Haradinajt:

Siç shkruan Bibla, Davidi atëbotë i ftoi dhe gostiti në rezidencën dhe audiencën e tij përfaqësuesit e të gjitha fiseve të Izraelit, kur i thanë dhe garantuan se e kishin njohur ose pranuar si mbret. Ndërkaq, dikush tjetër nga suita ose bashkëpunëtorët e tij, megjithatë u desht t'ia ceknin ose rikujtonin në sfond mbretit David, kalvarin, vuajtjet, travajet, krajatat dhe tragjeditë e shumëta të Solomonit ose popullit të Izraelit nga Holofernoja, Baltazari, Hamurabi ose Nubukardenazori të Babilonisë ose Persisë, të cilët i kishin kremtuar dikur festat ose fitoret e tyre me "gotat e shënjta", të mbushura jo me vërë, por me gjakun e izraelitëve ose palestinezëve të vrarë, prerë ose masakruarë, tè cilëve ua kishin vjedhur ose plaçkitur edhe Tempullin e Jeruzalemit.

Hashim Thaçi dikur..në stilin ose cilësinë e njohur të "Mesisë" (Moisiut), Jakobit Izrael, Davidit ose Solomonit, pas e kremtoi fitoren presidenciale, dikur i ftoi ose detyroi "solemnisht" deputetët e parlamentit kosovar (PDK-LDK dhe AKR) që e votuan dhe zgjodhën asokohe për kryetar ose president të Kosovës, për të votuar dhe mbështetur në menyrë unanime ngritjen ose themelimin e "gjykatës speciale"! Duke e votuar dhe miratuar kështu ("urbi et orbi" ose "ultima ratio") asokohe "krimin dhe denimin e njejtë ose të barabartë të çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptar të UÇK-s dhe çetnikëve ose kriminelëve serbian"!

Ishte pra një vendim ose diktat (ultimatum) neronian ose cezarik i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit e Behgjet Pacollit të PDK-s, LDK-s dhe AKR-s- kundër Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ose deputetëve të atëhershëm të Vetvendosjes dhe AAK-s, për të votuar ngritjen dhe themelimin e tribunalit ose "gjykatës speciale" e cila doli (rezultoi) të ishte e pameshirëshme ose fatale edhe ndaj vet Hashim Thaçit dhe nenshkruesve të tjerë të saj.

Ata që nuk e votuan dhe nënshkruan themelimin e asaj "gjykate të pavarur" dihet se çka (çfarë) ndodhi me ta! (....)

Dhe, shih ti! ...Lidhur me gabimët e veta kolosale dhe kolaterale që ua kishin shkaktuar Kosovës dhe UÇK-s me rastin e miratimit të gjykatës speciale, Hashim Thaçi & Company, fajtorin kujdestar u munduan të gjejnë ose zbulojnë në Shqipëri! Duke e lakuar ose apostrofuar për të keq edhe Emrin e Prof. Dr. Sali Bërishës dhe kështu me radhë. Lojëra të njohura kalamajsh ose adoleshentësh në delir ose katarsis politik, juridik etj...Si në "Procesin" e njohur të "Jozefit"të Franc Kafkës, apo "zotit Koiner" në "parabollat e shkurtëra" tè Berthold Brechtit etj.

Tashti fajtore e re (kujdestare) për gjykatën speciale, doli edhe shefja e diplomacisë kosovare, znj. Donika Gërvalla, e nesër ose pasnesër (ndoshta) edhe Predientja Osmai, Kryeministri Kurti, Kryeparlaetari Konjufca dhe të tjerë!? Kush e di!?

"Qui gladio ferit, gladio perit"!

Rrugën e Thaçit, e ndoçi edhe Ramush Haradinaj në "gjetjen" ose "zbulimin e fajtorëve kujdestar" të ndarjës ose shkëputjes së "Trepçës", Ujmanit, ose Pjesës Veriore të Kosovës, tek Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama, si dhe plot thengla ose brroçkulla të tjera "senzacionale" ose "bombastike"

Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj së bashku me Isa Mustafën, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e përmbysën (me puç ose grushtet parlamentar)-Albin Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar nga pushteti, për të sjellur Avdullah Hotin e dëgjueshëm, servil dhe frikacak në krye të ekzekutivit kosovar, vetëm e vetëm që ndarja e "Trepçës" dhe Ujmanit së bashku me "zajednicën"(dodik republikën) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe "demarkimët kufitare" të Kosovës me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, të merrnin jetë dhe formë zyrtare në Washington ose Bruksel.

Kështu që Ramush Haradinaj nga "heroi i tarifës maksimale"(1OO,%) ndaj Serbisë, gjegjësisht nga "kalorës ose gardian i çeliktë" i sovraniteti ose integritetit teritorial ose gjeogragik të Kosovës, sa çel e mbyllë sytë u kthye ose shndërrua në "arkitekt" varrëmihës ose shkatërrimtar të integritetit ose terësisë teritoriale të Kosovës!

Pse (përse) ndodhi kjo?

U mor vesh se në Kosovë shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut etj.

Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.

Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshèm kosovar, nuk kanè asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të papërgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnè mediokritetin, analfabetizmin, joprofesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet, stagnimet dhe dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimët e njohura personale, institucionale, morale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimève të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike kundër popullit (kombit) dhe atdheut.

U mor vesh se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë.

Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore, respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, frikës, ndëshkimit, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera.

Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit tè antropomorifizuar...Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar ose amnistuar askush. As pozia dhe as opozita kosovare.

Roli i elitës intelektuale, fetare, kulturore dhe politie në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithëmbarëshme kosovare:

Intelektuali i lartë, mësusi, profesori ose pedagogu, sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fillojnë gjithëmonë me identifikimin, evidentimin ose gjetjen dhe përmirësimin e gabimëve të ndryshme tek nxënësi ose studenti. Ndërsa, kulturologët ose intelektualët e shpifur, stisur ose sajuar, shohin vlera dhe merita pozitive në gjithëçka ose në çdo gjë.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.
Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe dialektike ndaj qenies, materies, krijesès dhe ekzistencës sonè individuale dhe kolektive.

Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Kemi vlera, resurse ose pasuri të shumëta njerëzore dhe natyrore ne shqiptarët.

Mëqe, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e njohura njerëzore, tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Po e ceku prap se e vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo...?!

UÇK-s nga toka dhe forcat e Natos nga qielli, njëherë e përgjthëmonë ua zunë pritat muzgujve ose atyre hijëve të lugatëruara të mesjetës. E jo Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti, Anton Kolaj, Kolë Berisha, Hafiz Gagica ose Isa Mustafa e Avdullah Hoti!

Në majat e tempullit të lavdisë së madhe shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare.

Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisè së shqiptarëve.

Epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej.

Pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendenca tëvazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike.

Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve"...

Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditè ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnè në ndërë kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me "matafizikën e moralit" të njohur shtetror, nacional, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptarët.Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, tè ndërgjegjëshëm e racional të shqiptarit- ndaj të gjitha çështjëve ose fenomenëve të mundshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Ndërkohë që mitët, eposet, legjendat dhe historitë e shumëta mbi figurat ose personalitetët epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Rolin e trimit, heroit, luftètarit (çlirimtarit), strategut ose komandantit, nuk mund të zërë as zëvendësojë askush.

Por, ja që disa politikan, klerik fetar, "profesor univerziteti" ose "intelektual të lartë" në Kosovë, Shqipëri ose emigracion, të valorizuar, glorifikuar, ngritur ose promovuar nga mediat e shkruara ose elektronike prej hiçit në çlirimtar, misionar, intelektual, patriot ose "lider historik" etj...Duan t'u ngjajnë atyre "stjuardesave tè bukura, eksluzive ose ekzotike" në pultin ose bordin e aeroplanit ose avionit, të cilave nuk iu zbresin dhe nuk i zbresin kurrë në tokë!
 

U mor vesh se lutjet, besimi, sakramentët e ndryshme fetare ose liturgjitë, nuk ndikojnë tek Zoti (Hyji), por tek ata që lutën ose falën.

Ndaj, sipas Voletrit, ne nuk mund t'i duam, deshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s'i kuptojmë.

"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet." (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, sipas Konfuqit, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.

Njohja e vetës, na mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tona shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, na mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, intelegjent, intelektual, racional dhe profesional. Dhe, jo për politikan ose diplomat trutrashë, shpirtëshitur, komplotist, dinastik, shantazhist, linçues, persekutor, llaskuc, vasal, poltron, konformist, oportunist ose kamaleon tè varur ose nënshtruar nga "tutelja e lartè" ligjore, administrative, juridike, profesionale, karieriste, materiale, sociale, ekonomike etj.

Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), ushtarak (luftarak), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Hedonizmi ose "eksperienca kolektive" e opinionit publik shqiptar ose kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike)-shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratat ose interesat më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative, inovatore dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës.

Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e trasha shtetrore, nacionale ose politike me "qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake" si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj etj! Sigurisht se jo.

Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë inteletualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Detyra dhe misioni i tyre konsistojmë më tepër në empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, lartèsimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga empatia, varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.

Kosova dhe shqiptarët, të "korrurat dhe të vjelurat" e ndasive ose përçarje politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, rajonale, provincialiste etj., deri me sot, gjithëmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë përverse, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi "papusët", "guenonët", "okultistët" ose "liderët e pazëvendësueshem" ose "historik" si Luji (Luigji) XIV në Francë etj.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), brroçkullave, thenglave, shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme "senzacionale" ose "bombastike"!

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të
ndryshme meskine, retrograde, inhibilitive, ablanative, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë, drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si "gjetje"(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit! Mbase, si pronë private të dikjut!

Paradoks i madh, apo...!?

"Mëse tepërmi mban të ftohtë, duke e pritur muzgun ose terrin në taborrin e huaj ose kundërshtar. "(Proverbë romake)

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarève, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Shtetin, lirinë (çlirimjn) dhe pavarësinë e Kosovës e bën trimat ose heronjt e njohur të UÇK-s (djemt dhe vashat më të mira të kombit), të ndihmuar nga Natoja, respektivisht nga SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia ose shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit, si dhe platforma ose filozofia e njohur vizionare, konvencionale dhe filooksdentale ose properëndimore e Dr. Rugovës etj.

Ky është fakti ose realiteti. Çdo gjë tjetèr i takon spekulimit ose manipulimit flagrant tè grupit ose individi të caktuar shoqëror, qytetar, politik, gazetaresk ose propagadistik, të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, gjenetike, gjenealogjike.

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të informacionit, pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Ndaj, do theksuar në fund se pavarësisht asaj nëse "populistët", "revolucionarët", "dixiecratët", të "sinqertit", "burbonët", "zhirondinët" ose "watchdogsët" tjerë shqiptar ose kosovar, si "parti ose forca të reja reformatore ose revolucionare" i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, konceptuale, ideologjike ose metodologjike në kuadër të luftërave të ndryshme speciale, subverzive, psikologjike dhe propaganfistike: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli, misioni dhe pozicioni i pazëvendësuar i UÇK-s dhe levizjeve tjera çlirimtare, shtetformuese ose patriotike në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat