Aty ku vriten, dhunohen, poshtërohen ose nënçmohen gratë, aty nuk ka elitë ose superstrukturë shoqërore ose qytetare!

Opinione

Aty ku vriten, dhunohen, poshtërohen ose nënçmohen gratë, aty nuk ka elitë ose superstrukturë shoqërore ose qytetare!

Nga: Agron Shabani Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:49
Autori

Kur e zgjodhën Teutën për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t'i thoshte edhe këto fjalë: "Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore.",fund i citatit.

Por...Kot se koti! Ehh...)))

Se këndejmi, e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetërore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me lëvizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimeve, analizave dhe interpretimeve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose metodologjik në mënyrë praktike dhe teorike.

Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shteteve, sistemeve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomacisë etj. Sidomos në Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.

Sipas ideve, teorive, koncepteve dhe definicioneve të njohura feministe: "Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike , kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjinia mashkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit"! Atëherë, gjithnjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjik-gnoseologjike, kritiko-dialektike, materialist-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, krijojnë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dinë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe inteligjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avancimin e gjithëmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurrenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.

Ky realitet është padyshim aparent dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombëtare.

Ndaj, edhe forcat ose energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetërore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike, antropolitike ose antropobiologjike. Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, restauratore, racionale, pozitive, avangarde dhe progresiviste të së parës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde, reaksionare dhe ataviste të së dytës. Sidomos në narrativin (narracionin) e njohur shkencorë ose metodologjikë që flet ose bën fjalë mbi shtetin ose realitetin e ri kosovar -kundër konceptit ose definicionit unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla) të “kulturës borgjeze, skllavopronare ose feudaliste” në momentet e "shkëlqimit" të saj më të madh.

Kjo për faktin se, politika borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, gjithmonë kanë prodhuar paradigma, sterotipe dhe solucione skllavopronare ose paternaliste (patricentrike) tè cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur shkencor, humanist ose etiko-estetik.

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose lëvizjet e ndryshme feministë ose iluministe të gjinisë së bukur ose "polit të butë" i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare etj.

Sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen dhe reduktimin tyre si vlerë shkëmbimi përmes aparatit shtetëror ose burokratik.

Ndryshe nga kjo, meqë sipas H. Bergsonit, "ne e vlerësojmë intelektin ose inteligjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dimë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor ose politik, të cilin inteligjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin shpjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompensojnë." Atëherë do theksuar në se njerëzit e elitës ose superstrukturës së njohur shoqërore ose qytetare (e sidomos intelektualët e mençur, racional, profesional ose inteligjent) flasin të matur dhe në distancë mbi luftërat ose konfliktet e tyre klasore, sociale, gjinore etj....Mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë etj, etj...

Sytë e tyre shohin diku larg ose tepër thellë, dhe brenda algjebrës ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashurën, të mençurën, të zgjuarën, ekselencën, fisniken, sublimen, madhështoren, racionalen etj. Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një ngjarjeje ose ndodhjeje.

Ata nuk i përmendin ose s'i lakojnë kurrë emrat dhe mbiemrat e politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik. Ata krijojnë ide, mendime, teori, koncepte, narrative, ideale dhe vizione të njohura shkencore dhe humaniste, pa i përmendur ose lakuar emrat e përveçëm në shtet, pushtet, qeveri ose parlament. Japin mesazhe të mençura ose porosi për individin dhe kolektivitetin. E sidomos për gjininë e bukur ose polin e butë...Duke i njohur, lexuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretet ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotërojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës! Mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së cilave, si dikur, si gjithmonë...edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me "gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit" dhe natës së fundit mbi tokë.

U mor vesh se nderi ose morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë janë manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. U ndihmojnë individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimeve, veprimeve dhe reagimeve të tyre.

U mor vesh se gërat më të rrezikshme dhe më të shëmtuara për politikanët, ose "burrat"(burrecat) e ndryshëm shqiptar ose kosovar, pos tjerash, janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të vrarë, plagosur, përdhunuar, nënshtruar ose nënçmuar dikënd, bëhen sëmundje ose pavetëdije violente, infantile ose psikopatologjike. Dhe kjo për faktin se ata gjithëmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme tradicionale, ordinare, patriarkale, farefisnore ose provincialiste, njeriu ose "burri" shqiptar(kosovar), i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit" imagjinar ose fiktiv,-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, vrasjes ose fuqisë së njohur fizike ose organike-ndaj gjinisë së bukur ose polit tè butë!

Ndaj, ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij hipokrite, blasfemike, djallëzore, demoniake ose satanike, kinse në emër të nderit ose morali, apo në emër të dofarë "kauzash" ose "ideologjish" imagjinare, fiktive, spekulative, anarkoteorike ose anarkoindividualiste që i shpartallon ose davarisë mëngjesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat