Pa Vetting nuk luftohet krimi

Opinione

Pa Vetting nuk luftohet krimi

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 26 gusht 2021 Në ora: 09:55
Muhamet Kelmendi

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe të nivelëve larta ndikojn dukshëm disa mjete të rëndësishme dhe themelore. Mjetet në këtë fushë janë dënimi penal, ndalja apo ndalimi i punës në fusha te veçanta dhe konfiskimi i pasurisë.

Masa e tillë e fundit, konfiskimi i pasurisë, është mjet shumë adekuat. Kjo masë mund dhe të ipet nga ana e dy organëve të gjyqësorit. Gjykata penale, krahas dënimit penal, shpallë edhe konfiskimin e aseteve që kanë rrjedh nga ana e veprës penale të dënuar ose që nuk kanë mbulesë ligjore. Thjeshtë, pasuria e krijuar jo në rrugë ligjore konfiskohet.

E konfiskimi, e përsërisë, duhet të bëhet vetëm nga Gjykata kompetente. Kjo vepër është penale dhe ipen dënime penale dhe civile. Prandaj, vetëm kjo Gjykatë është kompetente.

Krahas kësaj, është Gjykata Civile ajo që me padi civile zhvillohet procedurë dhe vendos. Mjeti i fundit është ndalimi i ushtrimit të funksionit të detyrës për një kohë të caktuar ose përfundimisht, duhet thënë se këto masa janë pozitive në luftimin e krimit të organizuar, por jo edhe përfundimtar dhe tërësisht të suksesshme.

Pa spastrimin e sistemit nga njerëzit e korruptuar dhe jo të aftë, sistemi nuk shërohet dhe krimi nuk luftohet në mënyren e duhur. Shoqërisë i duhen masa shëruese, sikundër është VETTING, dhe me atë krijohet taban për sistem të drejtë dhe ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat