Kur lufta për të parin e shtetit kishte marr përmasa shqetësuese!

Opinione

Kur lufta për të parin e shtetit kishte marr përmasa shqetësuese!

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:46
Adem Bytyçi

Një histori e shkurtër e luftës për të parin e shtetit, parasë të zgjidhej Presidente e shtetit Vjosa Osmoni - Sadriu.

Lufta për të parin e shtetit kishte marrë përmasa shqetësuese!

Akoma pa përfunduar mandati i Presidentit të atëhershëm Thaçi, haptas shprehte synimin z.Ramush Haradinaj, për ta  merrë këtë post, pasi t'i përfundonte mandati i Presidentit të atëhershëm Thaçi, në cilindo formë qoftë.

Edhe Kryetari i LDK-së , z.Isa Mustafa, pretendonte postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, por në dallim nga z.Haradinaj, ishte  më i përmbajtur dhe mundohej ta fshehte këtë synim për momentin.

Sipas burimeve nga shtypi, z. Haradinaj kërcënonte prishjen e koalicionit nëse nuk i premtohej qysh tani se do të ishte President i ardhshëm i vendit.

Mënyrë si se janë zgjedhur Presidentët e vendit pas përfundimit të luftës, gjithmonë ka krijuar përplasje në mes partive politike, sepse vetë Kushtetuta dhe konfiguracionii partive politike në vend, mundëson që Presidenti i vendit të jetë rezultat i pazareve të partive politike.

Nga eksperienca e deritanishme e zgjedhjes së presidentit të vendit, mënyra më e mirë dhe më demokratike do të ishte  zgjedhja e Presidentit të vendit drejtë përse drejti nga qytetarët  siç është rast i zgjedhjes së Presidentit të shtetit në Maqedoni , pa e ndryshuar sistemin politik  Parlamentar të qeverisjes.

Po të zbatohej kjo mënyrë e zgjedhjes së Presidentit të vendit tonë, do të mundësonte që President i vendit të zgjidhej politikani më i mirë dhe do të evitohej lufta  pa parime dhe dëshira e pa merituar e disa personaliteteve politike që ta pretendonin këtë post kaq të rëndësishëm për shtetin ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat