Shqiptarët e Kosovës kudo në botë të parën kanë krenarinë dhe simbolet kombëtare

Opinione

Shqiptarët e Kosovës kudo në botë të parën kanë krenarinë dhe simbolet kombëtare

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:36
Skënder Sadri Kapiti

Sapo mbërrijnë për pushime shqiptarët e Kosovës, si po e shikoni në këtë foto në Durrës në oborrin e një shtëpie pushimi, familjet shqiptare kosovare që vijnë nga Kosova dhe nga diaspora menjëherë fëmijve të tyre u blejnë veshje dhe uniforma me ngjyra dhe me simbole kombëtare si triko, bluza e tuta me flamurin kombetar shqiptar.

Nëse shikon fëmijë të veshur gjatë sezonit turistik në Shqipëri veshur me bluza me flamur kombëtar ai me siguri që është kosovar. Dhe po t’i shikosh pushuesit e tjerë nga Shqipëria të cilët jetojnë në diasporë ,në Greqi, Itali etj ., fëmijët e tyre shumë rrallë dinë e flasin shqip, madje edhe prinderit e tyre nuk komunikojnë me ta shqip.

Kurse fëmijët e shqiptarëve të Kosovës që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë dhe jashtë Kosovës flasin shqip.

e Kosovës e duan Shqipërinë aq shumë sa që edhe fëmijve të tyre u vënë emra të qyteteve e vëndeve nga Shqipëria si Vjosa , Vlora,Saranda, Shkumbin , Erzen, Berat etj. si dhe emra të rilindasve shqiptarë. Po kështu dihet tashmë se në ndeshjet ndërkombëtare kur luan përfaqësuesja e Shqipërisë stadiumet si ai në Tiranë dhe stadiumet europiane mbushen me sportdashës e tifozë nga Kosova duke e mbushur stadiumin me ngjyrat Kuq e Zi të flamurit shqiptar.

Ndërsa kur luan përfaqësuesja e Kosovës rrallë e shumë pak kush nga Shqipëria shkon në stadium për të mbështetur Kosovën. Shqipërinë më shumë e duan shqiptarët e Kosovës se sa ata të Shqipërisë, kjo për faktin sepse historikisht dhe kryesisht shqiptarët e Kosovës kanë bërë historinë,qëndresën, sakrificat dhe luftën për shtetin kombëtar shqiptar, dhe se shqiptarët e Shqipërisë nuk e dinë mire dhe as nuk kanë pësuar fatkeqësitë,tmerret dhe genocidin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat