Serbisë kënaqësi më të madhe i bënë, kur arrin t’i përçajë shqiptarët

Opinione

Serbisë kënaqësi më të madhe i bënë, kur arrin t’i përçajë shqiptarët

Nga: Luz Tomaj, SHBA Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:45
Luz Tomaj, SHBA

Historikisht, në agjenden e Serbis ka qenë zhdukja e shqipëtarve. Edhe nji herë po ia përkujtoi “Kryeministrit” të Shqipërisë. Me 1912, pasi që Serbia ekstremiste, me krime gjenocidiale e riokupoi Kosoven, hyri edhe në Shqipëri. Pas nji beteje, në të cilen, ushtria serbi vriste të rinj, pleq dhe plaka, fëmij madje edhe foshnje, mjetet e informimit europiane, raportonin për nji tmerr që nuk e shenonte historia.

Oficiret serb, të udhëhequr nga gjenerali I Vuçiqit - Jankoviqi, klithnin se mënyra më efikase e kolonizimit të Shqipërisë është zhdukja - çfarosja e shqipëtarve.

“Kryeminister” a ke fare njohuri për vuajtjen e shqipëtarve kosovar gjatë 1912 dhe në vazhdimësi, për planin e Çubrilloviqit, për të zezat e Rankoviqit deri me 1967.

Kosova e pau sadopak dritë për diku nji dekadë - 1970 – 1980. Por, prap doli kasapi I Ballkanit, dorë e djathtë e të cilit ishin Daçiqi dhe shoku I yt Vuçiqi. A nuk ke fare njohuri për viktimat e luftes, për të dhunuarat, për ata - kufomat e të cilëve edhe sot e kësaj dite, Vuçiqi dhe Serbija nuk I tregon.

Nuk po shkoj më larg por, Serbia bëri krime gjenocidiale që nga viti 1912 dhe deri në fund të shekullit XX.

Vite me radhë gjindesh në eliten e shtreses politike të Shqipëris. A levize me gisht të vogel për Kosoven, për shqipëtar?!!!

Miku I yt, krimineli Vuçiq, e inicoi dialogun me Kosoven, për të drejtat e nji grusht serbësh në Kosovë, të cilat, në asnji mënyr nuk kanosen. Në atë dialog, për Kosoven, hyri z. Thaqi, miku I yt I vetëm nga Kosova e pastaj z. Mustafa dhe në vazhdimësi, lëshonin pe në favor të Serbis.

E kam shprehë mendimin edhe më parë, në se duhet të dialogohet me Serbi, sëpari, Serbia duhet të kërkon falje për krimet e bëra dhe të diskutohet për njohje reciproke.

“Kryeminister” a ua mësove Korçarve gjuhen serbe që ta dëgjojnë Brego-viqin a legeno-viqin?

E sjelle Grenellin në Shqipëri si nji farë e Serbis e bashk me te edhe Bregoviqin, për hater të mikut tënd Vuçiqit. E qove peshë popullin shqipëtar! E nxite përqarjen në komb, gjë e cila ia bën Serbis kënaqësin më te madhe. Më rëndësi kanë për Ty vizitorët serb në bregdet se sa kosovarët.

“Kryeminister”, në këtë tem mund të shkruhet gjër e gjatë dhe do të shkruhet. Do shkruhet për Ty, në të ardhmen, si figur e zezë, antikombëtare. Befasohem me mosveprimin e Parlamentit, të legjislacionit, të Akademis së shkencave shqipëtare.

Nji fjalë e moqme, sepaku, kosovare thot: gjysa e punes kryhet kur e din se me ken ki punë. A ka gjasa të kuptojsh se me ken ke punë. Me veprimet tua të gjertanishme, rezultojn dy përfundime: ose nuk e di se çka bën ose, për arsyera të ndryshme, ke ra totalisht, nën influencen e kriminelit Vuçiq, armikut të përbetuar kunder shqipëtarve.

Mbledhi ment, në se ke fare, dhe largou nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat