Pushteti ekzekutiv mbanë përgjegjësi për gjendjen aktuale në vend

Opinione

Pushteti ekzekutiv mbanë përgjegjësi për gjendjen aktuale në vend

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:32
Muhamet Kelmendi

Në Kosovë nuk ka nevojë për deklarata të forta politike nga pushtetarët. Këtë po e bëjnë mediat, kuptohet disa. Z.Haxhiu nuk është gazetare. Ajo është Ministre e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo zonjë duhet të vepron me mjete juridike dhe me anë të tyre të rregulloj KPK dhe KGJK si përgjegjës për gjendjën në sistemin e drejtësisë. Kuptohet se nëpër punime shkruhet dhe deklarohen çështje të ndryshme. Ipen ankesa dhe akuzohen njerëzit.

Ndërsa, organet ekzekutive, pushteti shtetëror është aty për të vepruar. Këtu i takon kësaj ministrie të nxjerrë Ligjin mbi VETTING dhe të futë nën një kontrollim të fortë tërë sistemin. Këtë e presin qytetarët e Republikës. Tash po dihen vjedhjet. U kapen 7 veta në Pejë. Raste të tilla, madje me bollëk, ka në Prishtinë, sepse është komuna më e madhe dhe ku investimet e ndërtimet janë për 7 - 10 herë më të mëdha se në Pejë. Aq më tepër kur shihet gjendja në qytetin e Prishtinës. Këtu kemi çrregullime totale. Vetë pasqyra e Prishtinës tregon nivelin e lartë të parregullësisë.

Po kështu e kemi gjendjën në Mitrovicë, në Gjilan, në Ferizaj, në Gjakovë, në Prizren e në komuna tjera. Askund nuk është gjendja mirë. Pra, Ministria e Drejtësisë duhet të veproi. Mjetët i ka.

Kërkohen ligjet konkrete dhe masat adekuate që të shërohet sistemi. E sistemi pa VETTING nuk shërohet. Këtë e dinë në Qeveri dhe megjithatë po ngadalësohen. Shkaku duket se edhe këta aktualisht po kanë dëshirë në keqpërdorime të pozitës dhe në përfitime financiare. Shih për këtë largimin e ambasadorëve dhe të konzujëve nga ambasadat, sikundër edhe keqpërdorimet me ushqim në FSK, kontratat pa konkurencë dhe transparencë, punësimet partiake dhe familjare, përjashtimet nga puna etj.etj. Këto janë fakte pse nuk kemi VETTING. Me VETTING do të ndalen këto. Pa VETTING vazhdon punësimi i parregullt dhe edhe korrupsioni në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat