Edvin Rama a kupton se miku i armikut tim, është armiku i im?

Opinione

Edvin Rama a kupton se miku i armikut tim, është armiku i im?

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 11 gusht 2021 Në ora: 21:01
Edi Rama

Pushkët dhe topat i kemi të gatshme o E. Rama, për Ty dhe mikun tënd Vuçiqin. Thoshin, mendo dy-tri herë  para se të thuash fjalën. Mjerisht, u mësuam se Ti e lëshon fjalën si lopa b....n.

Shikuar edhe nga aspekti psikologjik, ai i cili mendon se mendimi i tij personal, dhe vetëm mendimi i tij, është i drejtë, është baras me budalla.

Shoku im Anton Çeta, gjatë lëvizjes pajtimore, gjerë e gjatë Kosovës, në të gjitha rastet, fillonte me kërkim -faljen e fajtorit dhe, më pas, falej gjaku dhe bëhej pajtimi.

Tani, po e pyeti Ramen, a ka fare njohuri, se çka bëri Serbia, po e vë anash historinë, vetëm gjatë të nëntëdhjetave në Kosovë?!!. Bile -bile, më shkon mendja, po ta kishte mbajt Serbia nën okupim Kosovën, e radhës, në shënjestër të Serbisë do ishte edhe vet Shqipëria.

Edvin, a ke fare njohuri çka bëri Serbia gjenocidiale në Kosovë, a e din sa kosovar u vranë, sa femra u dhunuan, se, as sot e kësaj dite nuk gjinden kufomat e kosovarëve nëpër Serbi. Në anën tjetër Serbia e, në veçanti shoku yt, i cili ishte dora e djathtë e ati kasapit, as që i shkon mendja të kërkon falje, ti pranoi krimet e veta, e ti bën pazar me të!!!

Nuk po më befason mendimi dhe veprimi i yt personal, nga se nuk pritet nga ti asnjë e mirë për popullin, për kombin shqiptar. Pyetem se a funksionon legjislacioni në Shqipëri, a ekziston Parlamenti e mos të flas për ndonjë Akademi të shkencave apo të gjithë i ke futë nën ombrellën tënde!!

Historia e shtetit dhe të drejtës, kaherë e ka konstatuar dhe akceptuar se, lidhja në mes njerëzve, gjithandej botes, është lidhja sipas përkatësisë kombëtare, e cila I tejkalon lidhjet sipas përkatësisë shtetërore. A e shef more se çka po bën shoku  yt për serbët në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi....

Vendose gishtin në kokë more, merr frymë thellë dhe hiqu rrugës së shtetit dhe kombit.

Luz Tomaj

08/11/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat