Kosovës, gjithmonë, “këmisha iu ka pre në Beograd, e iu ka qepë, në Tiranë”

Opinione

Kosovës, gjithmonë, “këmisha iu ka pre në Beograd, e iu ka qepë, në Tiranë”

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 8 gusht 2021 Në ora: 20:35
Vuçiq, Zaev dhe Rama

Këtë mendim e ka dhënë, Tahir Berisha(1871-1953) nga Berisha e Drenicës, ish-mendimtar erudit dhe vizionar më i madh popullor i shekullit të tij.

Shquhej si krijues dhe bartës i tregimeve me temë filozofiko-historike.

Kur iu drejtuan me pyetjen, Tahir Berishës në atë kohë, se si do të zgjidhët çështja e Kosovës, ai u përgjigj: Kosovës, gjithmonë “këmisha iu ka pre në Beograd, e iu ka qepë në Tiranë”.

Për t’a vërtetuar, këtë rrëfejnë intelektualë, atdhedashës të cilët tregojnë të vërtetat se si në kohën e Enver Hoxhes është tradhtuar dhe mashtruar Kosova, duke e lënë nën is- Jugosllavi. Në një takim të shoqërisë civile pos tjerash u tha:

Më datën 27 nëntor të vitit 1946, u bë një marrëveshje në mes qeverisë shqiptare dhe ish-Jugosllavisë n’atë kohë që përmbante disa pika:

Pika e parë ishte, bashkimi doganor në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë;

Pika e dytë ishte barazimi i dinarit me lekun shqiptar;

Pika e tretë ishte formimi i përbashkët i shoqërive të përbashkëta jugosllavo-shqiptare, për shfrytëzimin e naftës shqiptare, hekurudhave shqiptare dhe bregdetit shqiptar, pra, shoqëri të përbashkëta për të shfrytëzuar gjithçka që është shqiptare, që duket si paradoksale që ishte botuar atëherë për publikun dhe dukej se ishte e asisoj.

Çfarë efekte kishte kjo marrëveshje n’atë kohë në rrafshin kombëtar dhe atë ekonomik.

Po fillojmë në rrafshin ekonomik.

Efekti i parë ishte zhvleftësimi i lekut shqiptar 12 herë pra, patëm një inflacion galopant n’atë kohë. Të gjitha produktet që ishin në tregun shqiptar, qofshin industriale, minerale, ose shërbime, u blenë menjëherë, pra duke e zhvleftësuar lekun shqiptar për 12 herë, u blenë menjëherë duke treguar vlerën e supremacisë edhe tregu shqiptar u boshatis me gjithçka. Përpos kësaj, çfarëdolloj shërbimi tjetër qe mund të krijohej këtu, ato provoheshin përmes shoqërive të përbashkëta që ishin shqiptaro-jugosllave e që në fakt ishin serbe.

Një fakt tjetër që na tregohet në dokument ishte se në çdo zyrë ose përfaqësi shqiptare, do të kishte një përfaqësues jugosllave, pothuajse në të gjitha rastet ishin serb. Kjo ishte afërsisht situata në rrafshin ekonomik.

Çka ndodhi në rrafshin kombëtar dhe ekonomik. Praktikisht sovraniteti i Shqipërisë u vu në rrezik përmos thënë që ai humbi totalisht.

Pra, qe nga ajo kohë nuk mund t’a përmendshin Kosovën, pra, s’kishin tagrin as me e përmend.

Në fjalimin e vet të 18 dhjetorit të viti 1946, Enver Hoxha shprehimisht thot:” kosovarët i kemi miq shumë të mirë por, ata duhet të vëllazërohen me miqtë jugosllavë. Pra, deri këtu kishte ra niveli i shtetit dhe kombit tonë.

Pra, Shqipëria Londineze, kosovarët i kishin miq të mirë dhe, këta do të bëheshin vëllezër me jugosllav që në të vërtetë, ishin serbë.

Deri aty kishte arritur degradimi ynë në aspektin kombëtar, kuptohet që nuk mund të diskutosh asgjë tjetër.

Pse po i lejojmë që udhëheqësit tanë të harrojnë dhe t’i përsërisin të njëjtat gjëra dhe të njëjtat gabime.

Në vitin 2016, në mënyrë tinëzare, në një takim të fshehur, të cilin e ka bërë publike zonja Sonja Beserko, serbe, është bërë një takim i Nishit, i pari të cilin asnjëra nga mediat tona, nuk e ka pasqyruar e as publikuar që ka ndodhur, dhe të gjitha ato plane që më vonë i kemi dëgjuar, si plani për ndarjen e kufijve të Kosovës, dhe ato që po vazhdojnë, janë përgatitur dhe gatuar atëherë në takimin e Nishit qysh më 2016-tën. Pra, është identik si rasti i 1946.

Pastaj, vjen plani për ndarjen e kufijve, deri në insistimin e ndërkombëtarëve, që u quajt plan i dështuar.

Atëherë, kur këtyre zotërinjve u dështoi plani A, pra për heqjen e një pjese të territorit të Kosovës, u vu në punë plani B i cili po duket së tani është, jo marrja e një pjese të Kosovës por, marrja e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë. Pra, nëse s’ma jepni një pjesë, të i marrim të dyja bashkë.

Çka po ndodhë me liritë që këta zotërinj e kanë bërë marrëveshjen, në takimin e parë të Nishit, të dytën e Ohrit dhe tani më atë të tretën të Durrësit.

Çka po ndodhë tani me liritë, ku është përfshirë edhe ajo e marrëveshjes shengen.

Kanë përcaktuar katër liri që në fakt janë katër liri bazë siç janë, lëvizja e lirë e njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve.

Po t’i përkthejmë këto në ditët e sotme, në fakt janë, të njëjtët terma që janë përdorur në vitin 1946, për t’i kamufluar me lëvizjen e lirë që në fakt i kanë vendet tjera.

Pra, për t’u dukur se po bëjmë diçka dhe për t’i fshehë qëllimet kryesore, pra, këta po paraqitën me disa teza dhe parime që janë prej kujtdo të pranueshme dhe shumë ndërkombëtare janë të detyruar të thonë, po, ne jemi për marrëveshje sepse nuk mund të thonë ndërkombëtarët se nuk jemi për marrëveshje, pra thonë se po, jemi për lirinë e lëvizjeve se nuk munden me thënë se nuk jemi, ama, problemi është se si.

Tani, të ndalemi këtu se, ku janë katër kategori te lëvizjes në qoftë se ne lejojmë lëvizjen e lirë të kapitaleve me Serbinë, do të thotë që ekonominë tonë qe ka 15.1 bilion dollarë GJDP-në, ta vëmë përballe GJDP-s së Serbisë qe ka 47.6 bilion dollarë.

Në këtë rast është lehtësisht e kuptueshme se, cila ekonomi do të mbisundojë dhe si.

Praktikisht, supermacia ekonomike e tyre, vendin tonë që defakto nuk prodhon asnjë gjë, por, edhe këtë GJDP e për efekt të energjisë elektrike, se nuk prodhojmë vetëm domate, ne do të jemi shumë inferior në raport me efektin dhe ata munden të blejnë gjithçka sikur qe e benë në vitin 1946 dhe siç na e lanë tregun bosh më të gjitha produktet e veta.

Pra, atëhere shkuam në prag të urisë për shkak të lëvizjes së lekut për 12 herë më ulët në tregun shqiptar, që do të shkojmë në të njëjtën mënyrë, që, çdo produkt i yni do të zhvleftësohet për shkak të konkurrencës.

Kjo, është planifikuar përmes mini-shengenit që është kamuflim shume i bukur dhe i paraqitur sikur diçka që është shumë e mirë dhe pozitive që në fakt do ta sjell

rrënimin e ekonomisë njësoj sikur që ka ndodhë në vitin 1946 deri më 1948 se kjo ka qenë periudha atëherë e që po përgatitet tani.

Në aspektin kombëtar, marrëveshja e shengenit, është një thikë pas shpine për Kosovën.

Si mund të themi që të bëjmë një marrëveshje me Serbinë, qoftë edhe ekonomike apo çfarëdo qoftë ajo, kur ne, nuk kemi territor të përbashkët tokësor.

Si do të bëjmë tregti të lire me Serbinë, kur ne nuk kemi asnjë pikë doganore të përbashkët. Pikat tokësore, ne i kemi të lidhura me Kosovën, edhe nuk mundemi ne ta i anashkalojm Kosovën dhe të bëjmë marrëveshje me Serbinë.

Vetëm në një mënyrë mund ta bëjmë këtë gjë. Nëse ne e pranojmë teorinë e Serbisë se Kosova është pjesë e Serbisë. Sepse, ne ndryshe nuk mund ta bëjmë këtë gjë vetëm nëse qeveritarët tonë që kanë dalë me ketë teori që do të bëjnë minishengen me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut , pra që këto të dyja ta bëjnë Kosovën ishull dhe e kemi parasysh pozicionin gjeografik se ku janë, atëherë natyrisht që në këtë rast, ne do ta lëmë Kosovën të izoluar të detyruar qe ajo ta zgjat dorën diku dhe, kudo që ta zgjatë dorën, do të jetë zgjatja e dorës nën ndikimin serb, sepse, edhe Shqipëria do të jetë nën ndikimin serb, siç e cekem më herët, për arsye ekonomik, pra, kudo, Kosovës do t’i dal Serbi, si ne veri, si ne lindje, si në jug, ose në jugperëndim.

Në këtë rast është thika pas shpine, nëse ne nuk e pranojmë Kosovën si shtet qe e kemi njohur, atëherë, e pranojmë teorinë e Vuqiqit se Kosova është territor i Serbisë edhe ne do të bëjmë tregti të lirë me Serbinë pasi, e kemi kufi meSerbinë, pra i bije sikur dikur qe e kemi pasur ish Jugosllavinë. Edhe në aspektin kombëtar, ne jemi të humbur.

Kësaj i thonë, me vra veten me gisht të madh.

Ne, nuk jemi të detyruar me e pranu edhe nëse duan ta bëjnë qeveritarët tanë.

Ne duhet ta ngrisim zërin sepse, ka shoqëri civile, intelektuale dhe ka njerëz që nuk harrojnë edhe pse vuajmë nga harresa. Është e udhës qe të konkretizohej një konkluzion ku do të tregohej se çka të bëjmë. Siç thuhet, qeveria jonë nuk dëgjon me vesh por me fyej.

Pra, qeveria dëgjon, kur të shoh se je duke bërë një gjë, një vepër të dukshme.

Nëse i thonë vetit shqiptar, atëherë, nuk duhet lejuar që të ndodhë një gjë e tille.

Ishte konkluzion nga aktiviteti i shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë (po e ripërsërisim për hir të rëndësisë dhe aktualitetit).

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat