Letër pa adresë të caktuar!

Opinione

Letër pa adresë të caktuar!

Nga: Agron Shabani Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:49
Agron Shabani

I nderuar njeri,

mos qajë, mos vajto dhe mos loto të lutëm kot se koti! 

Biri prapanicës shqelm, dhe kokës tënde zaushë ose shuplakë, duke punuar, krijuar dhe sakrifikuar për lirinë, mirëqenien, lumturinë dhe pasurinë individuale dhe kolektive të njerëzve, familjes, farefisit, popullit ose kombit tënd! 

Sidomos atëherë kur e di (dinë) dhe kupton edhe vet se lotët e skamjes, robërisë, mjerimit ose vajtimit, nuk janë vlerë ose një "kualitet" i përhershëm në jetën dhe botën e njerëzve të lirë, të ditur (mençur), punëtor, trima dhe liberator.

Se këndejmi, për cilindo që fillon të qajë, lotojë ose vajtojë nën skamjen, lëmoshën, sundimin, robërinë ose tiraninë e huaj, vlen sintagma ose maksima e njohura e Makiavelit, sipas të së cilës, tek dikush tjetër, pikërisht atëherë fillojnë lotët e gëzimit, 

haresë, kënaqësisë dhe lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive.

Apo, "Profeti (Jezu Krishti) qanë, ndërsa "Judeu apostul", Filipi dhe Herold Antipi qeshin"!

 Hejjj....!!!

Kafshët janë të paditura ose antropomorfe, vetëm për ato që i dijnë dhe s'i kuptojnë, ndërsa njerëzit janë "kafshë të larta sociale ose politike" vetëm për ato që nuk i dijnë dhe nuk pranojnë që nuk dijnë, për të mësuar dhe kuptuar me shumë për ato që nuk i njohin dhe s'i kuptojnë.

Mos harro!

Mos e lidhë, mos e var (fur) ose mos e prangos vetën me lakun e gjuhës tënde, nëse e ke lakun e skamjës, robërisë dhe tiranisë së huaj në fytë, ose dikund thellë në shpirtë!

Mos pshurrë ose mos pështyjë largë, me e thyer qafën në shurrën ose p'shtymën tënde!

Mos harro se njerëzit dhe popujt e skamur, të robëruar dhe t'paditur, në instancë të fundit janë vetëm instrumente ose vegla të thjeshta manuale, mekanike ose akustike në "duart e sigurta" të njerëzve dhe popujve të ditur, të pasur, të zhvilluar dhe të fuqishëm.

Mos harro se njerëzit e ditur, trima, heronj, punëtor dhe patriot, janë të lirë, të pavarur, integral, sovran ose autonom në bazë të forcës, guximit dhe gadishmërisë së tyre sublime për të luftuar, vdekur, punuar dhe sakrifikuar për lirinë, jetën, krijesën, ekzistencën dhe ardhmërinë e të tjerëve.

Skamja, mjerimi, sundimi, robëria ose tirania e huaj, për të mençurin, trimin, heroin, punëtorin ose patriotin e vërtetë dhe ekselent, janë çdo gjë ose gjithëçka tjetër, përveç asaj se ata nuk janë aty për ti parë, prekur ose shijuar ato.

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori dhe praktikë revolucionare, evolutive, empirike, reformatore ose iluministe- kundër dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit me format ose "metodat e reja" borcheze, skllavopronare, fedualiste, neokolonialiste ose subimperialiste.

Ish liderja, politikanja, intelektualja, humanistja dhe patrotja e shquar kroate, Dr. Savka Dapçeviç -Kuçar, një një rast thotë: "Nganjëherë na duhet të prekim fundin mjerimit, dëshprimit ose zhgënimit tonë individual dhe kolektiv, për t'i njohur dhe kuptuar me mirë njëri tjetrin dhe vetvetën tonë. Prandaj, na duhet t'i njohim, prekim, shijojmë dhe kuptojmë fillimin dhe fundin (epilogun) e të së mirës, racionales, humanës ose njerëzorës sonë individuale dhe kolektive, për t'i njohur, identifikuar dhe kuptuar yjet dhe heronjt kryesor të jetës, botës, edukatës, kulturës, emancipimit, përparimit (progresit) dhe lirisë tonë" (Fund i citatit)

Njeriu, gjegjësisht lideri ose politikani i ngritur, intelektual, intelegjent, profesional, integral, modern ose bashkohor, duhet t'i zbresë në minimum ose maksimum spiralen ose amplitudën e absurditetit, inferioritetit, maliciozitetit, mediokritetit, stupiditetit, nebulozitetit, naivitetit, cinizmit, injorancës, arrogancës, prepotences, egoizmit, përtacisë, nihilizmit, snobizmit, dogmatizmit, hipokrizisë dhe demagogjisë së tij, për ti parë, njohur dhe kuptuar egon ose personin (personalitetin) e tij, jashta kornizave të mesipërme. (Psikologjia politike)

Se këndejmi, ideja dhe teoria sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose filozofike të George Wilhelm Friedrich Hegelit: Parasegjithash janë abstragim (abstrahim), përgjithësim ose paramendim, ndërsa përgjithësimi, abstragimi ose paramendimi, janë pronë ose pasuri e të menduarit të logjikshëm, racional, intelektual ose intelegjent. Ndaj, të përgjithësosh, abstrahosh (abstragosh), ose paramendosh, sipas tij, do thotë-të mendosh, logjikosh dhe kuptosh.

Të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, gazetareske ose publicitike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose  periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët. 

Thonë se pedagogët, producentët televizivë, moderatorët e specializuar dhe komentatorët, mund t'i ndihmojnë të tjerët për të jetuar të lumtur dhe pa stres. Edhe liderët e ndryshëm institucional ose politik.

Nuk po di....?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat