Edi Rama t’i kërkojë falje Kosovës

Opinione

Edi Rama t’i kërkojë falje Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 gusht 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Me të drejtë, shumë artistë kanë kërkuar anulimin e ftesës së bërë një këngëtari serb me rastin e ngjarjes së madhe në Korçë e njohur si Birra e Korçës. Edhe pse ishte cilësuar si frymëzim i ushtrisë serbe për masakrat në Kosovë, me këngën e tij “Kallashnikov”, e cila u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit, .kjo nuk i ka ndaluar në Bashkinë e Korçës që këngëtari serb Goran Bregoviç të ftohet për koncert në këtë qytet. Madje organizatorët të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë ‘kulmin e atmosferës’ natën kur do të këndojë Bregoviç, kurse në Kosovë është kundërshtuar ashpër pjesëmarrja e tij. Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri.

Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë. Edi Rama me rastin e dhënies së këtij çmimi për Bregoviçin fliste me pasion se si në ilegale në kohën e Enver Hoxhës e dëgjonte muzikën e Bijelo Dugmës, pjesë e së cilës ishte Bregoviqi, duket se Edi rama assesi të shkëpus dashurinë e madhe për Serbinë, për çdo gjë që lidhet me Serbinë. Jo rastësisht është edhe shok me Vuçiqin, për të cilin duket se ka një dashuri të madhe.

Fal kësaj dashurie të madhe për Vuçiqin, Ramës i janë vërbuar sytë përballë të vërtetës, përballë Kosovës dhe shqiptarëve. Bregoviçi nuk është një këngëtar i cili kurrë nuk është përzier në politikë, i cili i ka shërbyer vetëm artit dhe kulturës. Për më tepër një artist i mirëfilltë kurrë nuk bën thirrje për të vrarë njerëz, Bregoviçi është frymëzues i krimeve nga më të tmerrshmet që kanë ndodhur në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Si i tillë është bashkë-pjesëmarrës në krimet ndaj shqiptarëve dhe etnike jo serbe, andaj s`ka asgjë më pak faj se Millosheviçi, i tillë duhet të trajtohet dhe duhet parë.

Në këtë kuptim, Bashkia e Korçës duhet sa më parë të tërheq ftesën skandaloze për një frymëzues të krimeve, dhe të kërkoj falje, për më tepër edhe të ketë ndjekje penale për atë që ka bërë këtë ftesës, pasi me këtë rast ka provokuar ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, të viktimave.,. të atyre nënave që akoma nuk dinë ku i kanë familjarët e e tyre, të të gjithë atyre të përdhunuarve, të cilët të frymëzuar nga këngët e Bregoviçit kanë përdhunuar nënat shqiptare, e të cilat akoma edhe sot vuajnë pasojat. Ftesa për Bregoviçin është provokim i pastër për të gjithë shqiptarët,konkrtisht për ata që kanë pësuar nga lufta, për të cilët duhet të kishte pasur më tepër konsideratë Bashkia e Korçës.

Frymëzim për ftesën ndaj Bregoviçit, bashkia e Korçës duket se e ka marrë nga Edi Rama, i cili i ka dhënë mirënjohjen më të lartë të qytetit të Tiranës, pikërisht njeriut që është frymëzues për qindra masakra. Lidhjet e ngushta të Bregoviçit me kriminelin e luftës Radovan Karagjiq kanë prodhuar masakrën më të madhe që nga lufta e dytë botërore, atë të Srebrenicës, pa harruar këtu edhe qindra masakra në Kosovë, me plagët e luftës që akoma janë të pashëruara. Kërkim falja, tërheqja e ftesës ndaj Bregoviçit janë më a pakta që duhet bërë menjëherë, megjithëse hapjen e plagëve nuk ka asgjë që e shëron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat