Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, tregon se sa larg është arritja e një marrëveshje paqësore Kosovë- Serbi

Opinione

Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, tregon se sa larg është arritja e një marrëveshje paqësore Kosovë- Serbi

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 korrik 2021 Në ora: 10:45
Adem Bytyçi

Takimi Kurti Vuqiç me dt .19 karrik 2021 , në Bruksel ka shpërfaqë definitivisht qëndrimin e Serbisë, se Serbia ,nuk është e interesuar për marrëveshje paqeje me Kosovën.

Serbia në këtë takim ka treguar haptas pa lënë asnjë mundësi për ndonjë opsion ndryshe se nuk dëshiron marrëveshje paqësore me Kosovën, në të cilën Serbia shprehej se do të ballafaqohej me të kaluarën e saj kriminale, duke pranuar krimet e luftës të ushtrisë dhe policisë serbe të Millosheviqit dhe krimin e gjenocidit në Kosovë kundër popullatës civile shqipëtare në luftën e fundit me 1998/99.

Në takimin në Bruksel, Kurti, Vuqiq, Serbia refuzojë të pranonte një akt marrëveshje paqeje paraprake Kosovë- Serbia, dersa të arrihet një marrëveshje paqësore në të ardhmen në mes këtyre dy shtetëve dhe dy popujve.

Serbia edhe në këtë takim si në takimet tjera në mënyrë të përseritur tentojë ta fajsojë palën e Kosovës se nuk dëshiron marrëveshje paqe me Serbinë, duke aluduar se nuk pranon të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, një zgjidhje e cila vërtetë e minon fuksionimin normal të shtetët të Kosovës .

Në negociatatë e fundit Kurti - Vuqiq , Presidenti serb Vuqiq , në secilin takim me Kurtin, në njërën dorë mbanë kërcnimin me luftë nesë Kosova refuzon kërkesatë e Serbisë në dëm të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës, në anën tjetër e gënjen opinionin dhe diplomacinë Europiane dhe ndërkombëtare kinse Kosova është ajo që nuk dëshiron marrëveshje paqësore me Serbinë.

Serbia vazhdon të këmbëngulë duke pohuar se nuk do të ketë Marrëveshje paqësore me Kosovë, nëse Kosova refuzon krijimin e një Republike serbe në Kosovë të modelit të Republikës serbe të Bosnjës , po varësisht se Serbia e emërton me emrin asociscion i komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë.

Megjithatë në takimin e sotit Kurti , Vuqiq në Bruxel , Ndërmjetësit Europian z. Borel dhe z. Lajqak i'a bënë të qartë Vuqiqit dhe Kurtit, se rruga e Serbisë dhe Kosovës për në Europë, kalon për mes një Marrëveshje paqësore, të cilën duhet ta arrinë këto dy shtete dhe këta dy popuj.

Ajo, që tani duhet ta kuptojë politika aktuale e Kosovës është që nuk duhet të nxitohet që të arrihet në negociatatë me palën Serbe një marrëveshje e dëmshme për Kosovën me Serbinë.

Në ndërkohë, Opinioni i Profit Univezitar, Milazim Kasniqit, ka zgjuar interesim të veqantë të analistët dhe oponianistët tjerë politikë!

Profesori ,për mes një opinioni thotë : Nëse Kurti ,vazhdon të jetë i pa lëkundur në realizimin e kërkesave të pa drejta të Presidentit serb Alexander Vuqiq ,kundër Kosovës, Kurti ,do të mbetet një legjendë politike për Kosovën, por edhe Kosovës mund t'i ndodhë një e keqe shumë e madhe sipas Milazim Krasniqit, Serbia mund të ndërhy ushtrakisht në Kosovë ,dhe do ta amputonte pjesën veriore të Kosovës ,duke e anëksuar.

Ky veprim agresioni i Serbisë mbi Kosovën do të përfundonte me ndarjen e Kosovës sipas gjykimit të Krasniqit .

Ja pra, sa largë ka shkuar imagjinata e disa analistëve dhe opinionistëve politikë në Kosovë dhe për Kosovën në negociatatë Kosovë , Serbi, të cilët indirekt i sugjerojnë z.Kurti , t'i bëjë koncesione Serbisë, ndonëse sipas logjikës tyre ,Serbia përseri me luftë mund ta "këthej" nën okupim Kosovën.

Me dilema të tilla dhe pikëpamje kontradiktore është e pamundur që të arrihej një Marrëveshje paqësore Kosovë Serbi , e drejtë për Kosovën ,në negociatatë Kosovë Serbi, me ndërmjetësim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat